E diele, 28.04.2024, 11:48 PM (GMT+1)

Editorial

Arif Molliqi: Pushimet e kurbetçinjëve dhe plaçkitja e tyre

E diele, 26.07.2009, 08:00 PM


PUSHIMET E KURBETÇINJVE DHE PLAÇKITJA E TYRE

Nga Arif Molliqi

    Njëmbëdhjetë muaj mërgimtarët tanë e presin që të vije stina e Verës për ti kaluar pushimet në vendlindje. Të gjitha përgatitjet zgjasin për aq muaj dhe, kush me autobus, kush me aeroplan e kush me veturë ia mësyjnë Kosovës. Se mërgimtarët kthehen në vendlindje, askush nuk e mohon, por askush nuk merret me atë; çfarë po heqin ata gjatë rrugës që kur nisen nga vendbanimi i tyre atje diku në Evropë e deri sa arrijnë të pragu i shtëpisë në Kosovë.
    Unë këtu, pa pretendime të hyj në shumë detaje të mundimeve të tyre, do ndalem këtu: kush dhe si po i  plaçkitin mërgimtarët që nga nisja e deri edhe në hyrje të Kosovës?!

1.

    Mërgimtarët tanë që udhëtojnë me autobus, ju nënshtrohen mosrespektimit të dinjitetit të tyre, plaçkitjes, maltretimit, poshtërimit nga ana e Axhensive turistike si pronar të autobusëve. Duke i lënë anash çmimet që gjatë pushimeve rriten shumë fish, këto axhensi i kanë edhe marifetet tjera. Së pari, ata i kanë të kontraktuar autobusët e vjetër ose gjysmë funksional për udhëtime të gjata dhe shpesh ndodhë që gjatë rrugës prishen dhe udhëtarët e kalojnë natën në qiellin e hapur bashkë me fëmijë, diku mes rruge. Tjetra; normalisht se nga Gjermania (p.sh, nga Hamburgu), autobusi duhet kaluar disa kufij dhe, në çdo kufi i ndalin për kontrollime kufitare. Para se të hyjnë policia kufitare në autobus, udhëheqësit e autobusëve-vozitësit iu kërkojnë udhëtareve edhe nga 10 apo 20 Euro, gjeja për t´ia dhenë dikujt në kufi ryshfet që të kalojnë pa “probleme”. Ky çmim rritet sidomos kur ti afrohen kufirit të Serbisë, sepse vozitësit krijojnë alibi të rrejshëm se aty do mbesin deri ne njëzetë orë nëse nuk i bashkojnë 500 Euro për kufitarët serbë. Dhe, fundi vjen pjesa kur i afrohesh kufirit të Kosovës që,  doganieret kosovar për të mos ua shpalosur të gjitha valixhet, duhet gjithsesi ti bashkojnë 200 Euro për ta....

2.

    Udhëtimi me aeroplan, ka krijuar matrapazllëqe tjera.  
    Këtu, çmimi që lëvizë nga muaj në muaj, nga java në javë sipas kohës kur udhëtojnë më se shumti mërgimtarët për vendlindje, është skandaloze.  Prej 150 deri 200 Euro, sa është çmimi “jashtë sezone”, siç thonë”, kur vjen stina e pushimeve pronaret e kompanive të kontraktuara me aeroplanët gjerman i rrisin çmimet dyfish. Bie fjala, tani çmimi i biletës se aeroplanit nuk kushton 200 por rrumbullak 480 Euro prej Hamburgu ne Prishtinë. Llogarisni një familje me pesë ose gjashtë anëtarë të familjes sa do ti kushtoj një udhëtim në vendlindje?!
    Për këto vjelje të pacipët, pronaret e kompanive edhe përkëdhelën nga Qeveria e Kosovës, por edhe lavdërohen nëpër televizionet dhe gazetat tona. Si dukët ky është një shpërblim për mashtrimit që ua bëjnë mërgimtarëve pas gjithë asaj që ata kanë bërë për Kosovën.

3.

    Kohëve të fundit një pjesë e mërgimtarët drejt vendlindjes udhëtojnë me makinat e tyre.
    Kjo kategori, këto udhëtime i bëjnë duke u munduar që në një formë ose tjetër të kursejnë nga çmimet e larta të autobusëve dhe aeroplanit. Udhëtimi i tyre detyrimisht është i kushtëzuar nga tri drejtime: e para në drejtim nga kufiri i Serbisë, e dyta kufiri i Kroacisë dhe Malit të Zi dhe, e treta është nëpër Itali, me traget nëpër det, pastaj Shqipëri dhe Kosovë.
    Këtu nuk dua të flasë për mundimet dhe përplasjet e tyre që i hasin ata që nga takimi i parë me doganieret dhe policet kufitare Slloveni, Kroaci, Malit të Zi dhe sidomos me kufirin e Serbisë. Nuk do të flas as për problemet e udhëtimit me  tragetet nga Italia në Shqipëri. Këtu do të ndalem për një dukuri që u ndodh atyre vetëm në kufirin e Kosovës e që, ketë dukuri s´di si ta quaj ndryshe pos plaçkitje me paramendim. Nuk ma merr mendja se askush nga Qeveria- apo nga Ministria në kompetencës e se cilës është kontrolli kufitar dhe doganor që nuk e di si plaçkiten mërgimtarët kosovar në kufijtë e Kosovës gjithmonë në emër të ligjit.
    Ja një prej plaçkitjeve më “ligjore” që u ndodh atyre. Posa të kalojnë kontrollimin e kufirit, çdo kosovarë-mërgimtar me automjet është i detyruar të paguaj një taks në emër të njëfarë sigurimi të automjetit. Lartësia e kësaj pagese varet nga kohëzgjatja e qëndrimit në Kosovë. Ky sigurim aq sa është i lartë, gjithmonë konfirmohet nga ata që ti marrin paratë se: kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës.  Po, Kosova a gjendet në Evropë?! Kosova a është shtet i pavarur dhe a pretendon të hyj në BE. Nëse po, atëherë si ndodhë që sigurimet e automjeteve të siguruara në Gjermani, bie fjala, nuk pranohen në Kosovë, kurse Shqipëria, Mali i ZI, Serbia, Kroacia, Maqedonia i pranon ?!.. Pse ndodhe kjo, nganjëherë s´është lehte te kuptohet:
    Dikush andej nga Qeveria e Kosovës i ka “dhurua-fal” tenderin asaj kompanisë së sigurimeve qe bën vjeljen e gjobave-sigurimeve të automjeteve të mërgimtarëve kosovar qe vijnë me automjete nga jashtë. Këto çmime-sigurime janë edhe aq te larta, sa nuk kanë asnjë arsyetim. Pyetja tjetër është: pse polisa e gjelbër e sigurimeve Gjermane nuk vlen në Kosove, këtë askush nuk mund ta shpjegoj. Lidhur me ketë ne kontaktuam me disa sigurime Gjermane (bashkangjitur me ketë shkrim do t´ju dërgojë përgjigjen e një sigurimi gjerman),  duke i pyetur pse ndodh kështu. Ata na thane se edhe ata vete çuditen pse ndodh kjo kur Kosova prej 17 02. 2008 është shtet i pavarur dhe hartat e Ballkanit për sigurime e përfshijnë edhe Kosovën, por ajo nuk e pranon sigurimin Gjerman.
    Se është plaçkitje e paramenduar, askush nuk dyshon sikur të paraqesim këto shifra të thjeshta: Po te behej një para llogari se ne Kosove brenda vitit hyjnë 2oo mije automjete nga të gjitha shtetet e Evropës, e qe duhet te paguajnë mesatarisht nga 5o Euro, atëherë del: kompania e sigurimeve i plaçkit mërgimtaret në kufi brenda viti minimum 1o milion Euro. Po qe llogarisim se kjo po ndodhë që dhjete vite, atëherë nga kjo plaçkitje janë inkasuar njëqind milion euro...
    Drejtuesit te kompanisë mund te thonë se një pjese e kësaj vjelje u shkon për t´ua kompensuar demet atyre qe kërkohet. Mirëpo, sipas saj qe thuhet ne disa dokumente, ky kompensim nga ana e kompanive te sigurimeve nga Kosova ndodh vetëm pjesërisht, ose hiq.
Këtu behet pyetje: kush qëndron prapa këtij “ligji” dhe kësaj kompanie qe ka marrë të drejtën nga qeveria ti plaçkitë mërgimtarët derisa qeveria, ministrat, politikanet e kane gojën plot me fjalët se duhet respektuar kurbetçinjtë...

Shtojcë:

1). Letra e një mërgimtari rreth sigurimit
2). Përgjigjja e kompanisë se sigurimeve në Gjermani


(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora