E merkure, 21.02.2024, 08:43 AM (GMT)

Editorial

Alfred Papuçiu: Mjaft më me padrejtësitë e historisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

E shtune, 18.07.2009, 09:00 PM


Mjaft më me padrejtësitë e historisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Kur do të shohim Shtetet e Bashkuara të Europës- ëndërr e të madhit Viktor Hygo!

Nga Alfred Papuçiu*

Të mërkurën, agjencitë e lajmeve dhanë njoftimin se qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe të Malit të Zi mund të udhëtojnë  në Europën e 27 shteteve që e përbëjnë atë, pa patur nevojë për të marrë viza. Shqipëria dhe Kosova mbeten jashtë kësaj mundësie. Më mërziti ky njoftim, si dhe mijra bashkëatdhetarë dhe miq të mi. Plani që udhëtimi pa viza t’i ofrohet Serbisë para Bosnjës, po përballet me mjaft kritika. Grupi i të gjelbërve në Parlamentin Europian ka tërhequr vërejtjen se ky hap vetëm se do të thellojë edhe më shumë përçarjen etnike. Ndërsa diplomati gjerman, Kristian Shvarc Shilling, në intervistën dhënë gazetës Bild, kritikon ashpër Brukselin. Ndër të tjera, ai shprehet:”Pikërisht tani, kur Parlamenti Europian kujton 14 vjetorin e masakrës në Srebrenicës, Komisioni jep lajmin: serbët mund të udhëtojnë pa viza në shtetet anëtare të BE-së, por jo edhe shtetasit e Bosnjës dhe ata të Kosovës. Është kjo një përqeshje dhe goditje morale ndaj të gjitha vlerave europiane”. Ju kujtojmë lexuesve se Shvarc ka qënë përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, ndërsa në vitin 1992 është larguar nga funksioni i tij në qeverinë e Gjermanisë, në shënjë proteste për politikën e vendit të tij për Ballkanin. Ndërsa, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Havier Solana, si për t’u tallur paraqet si pengesë pasaportat me standarte europiane, në një kohë që unë si shqiptar, sapo jam kthyer nga Shqipëria me pasaportën e re biometrike e cila i plotëson të gjitha standartet ndërkombëtare.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Zvicër
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Zvicër
Kjo është një padrejtësi e pashpjegueshme, duke patur parasysh se kriminelët e luftës,  si Mlladiç me shokë, do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në Europë, natyrisht me emër tjetër, të vendosen atje, pasi do marrin me vehte milionat që u kanë grabitur popujve që e përbënin ish-Jugosllavinë dhe sidomos popullin e Kosovës martire. Arrestimi i të akuzuarve për krime lufte, sidomos i Mlladiçit dhe i ish-udhëheqësit të serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiçit, sikur ishte një  nga kushtete për zhbllokimin e procesit të rrugëtimit të Beogradit drejt BE-së. Por siç duket, pas takimit me zyrtarët serbë, përfaqësuesi i BE ka pranuar të bëjë një piruetë (?!) A mos bëhet kjo enkas për ta mbajtur përsëri një pjesë të Ballkanit dhe të Europës Jugperendimore si fuçi baruti, që popujt që e përbëjnë atë të mos jenë të qetë? Shqiptarët nuk  kërkojnë ndrime kufinjsh me futjen e tyre në Europë, megjithë padrejtësitë që ju bënë atyre, disa shtete europiane, në vitin 1913, që për çudi janë krijuar si të tilla, shumë më pas Shqipërisë dhe Kosovës. Ata nuk kërkojnë as ”dhuratat” që i bëri Enver Hoxha, Titos, duke i dhënë atij territore shqiptare, sikur i kishte si çifligje të veta (?!). Ata kërkojnë vetëm të kenë mundësi të lëvizin lirshëm, si paraardhësit e tyre, për të parë të afërmit që japin ndihmesën për zhvillimin e vendeve europiane...


Në një qëndrim të tillë, përveç opozitarëve shqiptaruqë, që ”për inat të sime vjehrre” shkojnë me paratë e popullit dhe çirren tek autoriteti i lartë i Bashkimit Europian, spanjolli, zoti Solana dhe tek autoritetet e tjera të Brukselit, tani pas zgjedhjeve të 28 qershorit, se u janë bërë padrejtësira dhe e kanë humbur postin e parlamentarit, ofiqet, milionat shtesë, pasi u ka nxjerrë bojën dhe Mitrua ”dështaku”(?!). A nuk duhet të mendohen mirë ata ish parlamentarë shqiptarë që humbën kolltuqet e tyre, me zgjedhjet demokratike të 28 qershorit, se nuk u a ka fajin populli sovran për një ecuri të tillë,  se nuk duhet të afishojnë më “çirrjet” e tyre në kundërshtim me dëshirën e një populli të tërë shqiptar në Shqipëri dhe Diasporë, që i kanë zgjedhur me votën e tyre, përfaqësuesit e rinj në Parlament; se e mira e Shqipërisë dhe e bashkëbesëlidhësve është në Europën e Brukselit, siç u realizua dhe në Aleancën e Atlantikut verior, apo me SHBA dhe vendet e tjera mike të Shqipërisë dhe Kosovës ? Nuk duhet t’i vihen më gurë, more të paudhë,  udhës së nisur nga demokracia shqiptare, pasi gjithkush që vepron kështu, fshehur apo hapur, do të mallkohet dhe dënohet edhe nga të afërmit e tyre, që po i vënë emrit të familjes një njollë të zezë zifti që nuk hiqet më kurrë.

Shërbimi më i madh që i bëjmë Kombit në këto çaste, është që t’i lëmë mënjanë mërirat e kaluara, mllefet personale. Edhe duke mos qënë parlamentarë, shteti demokratik do t’u japë një punë, përveç bizneseve që keni krijuar me kohë, siç veprojnë qetë qetë e xhepin plot, pinjollët e Enverit me shokë.

Kështu e ngrehim më lart, ju shqiptarë të ndershëm në Diasporë dhe Komb,  figurën e shqiptarit trim, me karakter, të çiltër, mirënjohës, mikpritës, qoftë ai malësor, fshatar, intelektual, por që ka një aspiratë të madhe: futjen në Europën jo gjeografike, pasi aty është para shumë kombeve që e përbëjnë atë, por në klubin e madh të përfaqësuesve zyrtarë të shteteve europiane…

Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali i Dytë
Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali i Dytë
Në padrejtësitë që i bëhen popullit fisnik shqiptar, kanë dorë dhe llobet e fuqishme, sado të pakta, armike të Shqipërisë dhe Kosovës, që janë të lidhura me mafian ndërkombëtare. Ata i sollën fenomenet negative në Shqipëri, thjesht për interesat e tyre që ta shtyjnë pranimin e Shqipërisë në Europën e Brukselit sa më tepër që të kenë mundësi, të marrin ata akoma pjesën e luanit, në ndarjen e ndihmave europiane. Zoti Solana dhe ata që i mbajnë akoma në dorë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel duhet ta dijnë mirë se kanë qënë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e tyre pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë,  mijra italianë që kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj Lufte. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje breza të tjerë të këtyre njerëzve humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste, këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhenjve, apo  italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë)  të ngrejnë zërin e tyre për të vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë ata e ”kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë dhe Europës!?


Më kujtohet para disa vitesh, një bashkëkombas i yni, ju drejtua një ministri të jashtëm të një vendi europian, ku ishte vendosur: ”Zoti ministër, unë kërkoj nga autoritetet tuaja të departamentit të brëndëshëm të më japin lejen e qëndrimit këtu, pasi unë kam dhënë kontribut edhe për vendin tuaj duke luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ministri qeshi me të madhe dhe u dha porosi atyre që ishin pranë tij t’i jepnin përgjigje pozitive qytetarit nga Shqipëria.

Historia e Europës, e lidhur me atë të vendit tim, disa shekullore, Shqipërisë. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime: mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, Skënderbeu europian, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, Kosova, edhe ata popuj që ëndërrojnë të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Evropë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.

Ismail Kadare
Ismail Kadare
Europa tani përbëhet nga shtete kombe, që në të kaluarën kanë qënë në luftë me njëri tjetrin. Por tani vërehet një etapë e re e historisë europiane, ashtu siç e ëndërronte Vikor Hygoi i madh, Curçilli, De Rougemont, dhe siç e ëndërrojnë shqiptarët autoktonë europianë. Historia e Europës pas kohës së luftrave dhe nacionalizmave, ka si drejtim kontaktet midis popujve, komunikimin dhe kritikën e përbashkët, shkëmbimet ekonomike, sociale e kulturore. Komuniteti Europian është një arritje e mirë e një projekti të paqes që mbështetet në përvojat e shumta të shkëmbimeve midis popujve të kontinentit. Europa në tërësi do të forcohet në mënyrë të vërtetë vetëm në sajë të solidaritetit me të gjithë botën që e përbën atë dhe jo me një „ndërtim“ të një fortese të rremë dhe egoiste. Edhe Skënderbeu, për të cilin u flas miqve të mij europianë, është pjesë e pasurisë së përbashkët europiane. Edhe Isa Boletini, Adem Jashari, Bubulina, Shota Galica, Zhan D’Ark, si edhe Vilhelm Teli i Zvicrës.


Europa ka si kufij Atlantikun, Oqeanin Arktik, Uralin, Mesdheun, brigjet veriore dhe perendimore të Pont-Euxin dhe më në jug Bosforin dhe Hellespontin. Pa botën e Mesdheut, Europa nuk do të ishte e plotë dhe fizionomia e saj do të ishte e mangët, pasi vlera politike dhe ekonomike, kulturore, shpirtërore e Mesdheut kanë një rëndësi të madhe për civilizimin europian.

Lufta civile kërcënoi të përfshijë të gjithë ish- Jugosllavinë, « shtet artificial » që doli e « fituar » nga Lufta e Parë Botërore, nga ndarja e pabesë e kufijve, në sajë të disa fuqive të mëdha që vendosnin pa marrë parasysh aspiratat e popujve që e përbënin Europën. Në të gjitha republikat e Jugosllavisë të drejtuar nga serbomëdhejtë u përhap fryma dhe dëshira për autonomi dhe më tepër. Spastrimet e komunistëve nacionalistë kroatë pastaj serbë, të instruktuara nga Tito në fillim të viteve 70-të, të kryera pas vdekjes së tij sidomos në Kosovë, ishin shenjat paralajmëruese, të një revolte më të madhe. Dëshira për pavarësi ishtë e afërt Krijimi i shteteve të pavarur dhe njohja e tyre nga komuniteti ndërkombëtar do të sillte patjetër një zgjidhje të vazhdueshme të problemeve të kombësive dhe minoriteteve në Jugosllavi dhe në Europë, si edhe të problemeve të tranzicionit drejt demokracisë dhe zhvillimit. A duhej refuzuar akoma pavarësia e Kosovës ndaj Serbisë  Erdhi koha, bile e vonuar që ajo të kishte shtetin dhe strukturat e veta, identitetin e saj. Duhej ndërtuar një arkitekturë e re europiane, në një tërësi të Europës multinacionale, multifetare, shumëgjuhëshe dhe kulturash. Shqipëria, njëfarë kohe e tulatur nga problemet e veta, me ardhjen e qeverisë
Shaban Murati
Shaban Murati
demokratike mbështeti me forcë krijimin e Republikës së Kosovës, duke provokuar reagimin e serbëve të Milosheviçit që refuzuan të heqin dorë nga ajo që ata e cilësojnë si „djepi i kulturës së tyre“. Edhe sot, me mundësinë e padrejtë që u jipet serbomëdhenjve, Mlladiçit e içëve të tjerë kriminelë, që t’i bashkohen armatës së madhe të serbomëdhenjve që janë larguar me pasuritë e tyre që në kohën e Titos, apo ato femra të bukura serbe që janë martuar me autoritete europiane, intelektualë, historianë që bëjnë historinë e shteteve europiane dhe atyre që janë akoma jashtë saj, Europa e Brukselit bën hesapet pa hanxhinë. Pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës përbëhet nga shqiptarët që janë aty autoktonë. Pakica serbe është vendosur aty më vonë dhe kjo dihet historikisht dhe e argumentuar edhe nga historianë të nderuar europianë dhe të pavarur nga propaganda serbomadhe. Për më tepër dihet se jeta e përbashkët e popujve të Jugosllavisë nuk ka qënë në respekt të barazisë dhe identitetit, apo zhvillimit ekonomik të çdonjerit që e përbëjnë atë. Komuniteti europian dhe sidomos SHBA po pranojnë pak e nga pak se kjo është „çështje jo vetëm europiane“ dhe po marrin përgjegjësinë e tyre. Megjithatë, Milosheviçi,dhe ata që e pasuan, duke marrë si shkak revoltën e ligjshme të popullit kosovar, të mbështetur nga bashkëkombas që jetojnë jashtë dhe popuj miq, trumbetuan me mllef ideologjinë e Serbisë së madhe. Flaka nacionaliste serbomadhe u përhap nga një republikë në tjetrën. „Divorci“ i popujve ju kundërvu sistemit nacional totalitar. E drejta për vetvendosje u vu në rend të ditës. Një hap u bë me pavarësinë e Kosovës. Urojmë që kjo padrejtësi e historisë së sotme, me refuzimin e vizave për qytetarët e shtetit të pavarur të Kosovës,  të shkojë sa nuk është vonë, në krahun përparimtar…


Po të shfletosh volumet e « Historisë së përgjithshme të civilizimeve » të shkruara nga „kokat e mëdha“ të historisë, duke përfshirë edhe serbë të vendosur prej kohësh në Europën e Brukselit, deri vonë nuk gjeje ndonjë referencë për Shqipërinë. Nuk është vendi këtu për të dhënë argumenta të tjerë, jo vetëm si ato të profesor Basil Schader, gjuhëtarëve, historianëve në botë, lidhur me historinë e civilizimit shqiptar, por kjo harresë të bën të mendosh : historianët që kanë shkruar historinë e Europës, edhe të « Europës tjetër » a mos i ka dhënë vetë shans E.H. të « sundojë » në Shqipëri nga 1944 deri në 1985, derisa vdiq ? E vërtetë është se në atë periudhë, veprat e tij kishin përparësi dhe përktheheshin edhe në gjuhë të huaj, ato përmbanin edhe fakte historike, por ata historianë që formulonin edhe historinë e Shqipërisë, krahas asaj të « Europës tjetër », diku atje në një vend të Europës, nuk mund të merrnin si bazë referenca të diktatorit. Por nga ana tjetër, në mos gabohem, janë botuar në gjuhë të huaj edhe në atë kohë libra si « Historia e Shqipërisë », në gjuhën frënge, nën kujdesin e profesorëve të nderuar shqiptarë, mbi 25 vite më parë, që përmban edhe fakte historike të pakontestueshme për historinë e civilizimit shqiptar, jo vetëm gjatë kohës së Skënderbeut, por edhe më parë. Për çudi, botimi i 2004 « Ligjërata ballkanike: fjalë
Tedi Papavrami
Tedi Papavrami
dhe njerëz », i të njëjtës shtëpi botuese në Francë, nuk i referohet shumë veprës së francezit Zhorzh Kastelan (Georges Castellan) « Histori e Ballkanit » (shekulli XIV-XX), 1991, e cila përmban fakte historike bindëse dhe për civilizimin e « Europës tjetër », duke përfshirë edhe Shqipërinë, edhe për autoktoninë e shqiptarëve e shumë dëshmi të tjera, por autori i « Ligjëratës… » gjen me vend të përmendë nga libri i profesor Kastelanit vetëm faktin se « populli » i Shqipërisë « del shumë jashtë cakut të shtetit të tij eponim dhe duke bërë këtë ai kënaq dëshirat kontradiktore të lexuesve francezë dhe ballkanikë ». Autori nuk mungon t’i japë vend edhe Mira Millosheviçit, gruas së diktatorit të vetëvrarë, në një kohë që mund të merrte, ndër të tjera, të dhëna historike nga botimi i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti Historisë të vitit 1993 (mbi 11 vjet para botimit të « Ligjëratës… », me titull: « The truth on Kosova » (E vërteta mbi Kosovën ). Ky botim voluminoz prej 350 faqesh ka dokumenta mbi ilirët dhe autoktoninë e shqiptarëve. Që populli shqiptar s’ka dalë jashtë « cakut » të shtetit të tij eponim, mjafton të përmendim vetëm shkrimin e studjuesit Aleksandar Stipeviç, me titull « Every story about the Balkans begins with the Illyrians » (Cdo histori mbi Ballkanin fillon me Ilirët »), apo të studjuesit tjetër Radoslav Katiçiç «  Mbi antroponiminë dhe etnogjenezën e Shqiptarëve » ; të prof. Henrik Baric « Disa të vërteta mbi banimin e hershëm të shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit » ; apo prof. francez Alain Ducellier « A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën » ; ai libër përmban burime të shumta studimore , jo vetëm nga arshivat qëndrore shtetërore të Republikës së Shqipërisë, por edhe të Turqisë, të Austrisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, të Gjermanisë, të arshivave të Foreigh Office të Britanisë së Madhe dhe të vetë ish-Jugosllavisë.


Këto ditë mora gjatë qëndrimit tim disa ditësh në Tiranë librin e tretë të diplomatit dhe gazetarit penëartë, me një përvojë 40 vjeçare edhe në fushën e gazetarisë, apo prej një dekade, në atë të diplomacisë. E kam fjalën për Shaban Muratin, me të cilin vite më pare, në vitet 70-80-të ishim kolegë. Atij ndoshta nuk do t’i vijë mirë që unë shkruaj për të, pasi ai është tepër modest, por leximi i librit, si dhe dedikimi që më ka dërguar, nuk mund të më lënë pa e përmendur. « Fredit, mikut tim të vjetër, me vlerësimin për kontributin e shquar në promovimin e çëshjesh shqiptare nëpër botë. Shabani, Tiranë 24 qershor 2009”. Do të uroja që libri i Shaban Muratit të ishte në tavolinën e çdo diplomati shqiptar kudo në « Europën tjetër » apo në vendet e Bashkimit Europian, dhe gjetiu. Ai është një analyze e përkryer e “Cështjes shqiptare pas Pavarësisë së Kosovës” është një testament diplomatic. Siç shprehet ndër të tjeranë librin e tij me postulate tepër aktuale, vetë analisti ynë i shquar, diplomak karriere dhe drejtor i Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, se janë shkëputur njëherë e përgjithmonë nga ide, doktrina, programe dhe ambicje për ta sabotuar këtë çështje”. Dhe ai vazhdon: “çështja shqiptare është ende e kërcënuar, sepse shtete ballkanike, që kanë një trashëgimi historike jo miqësore me çështjen shqiptare në përgjithësi dhe me përbërës të saj në veçanti, si psh me Kosovën, nuk kanë dëshmuar“çështja shqiptare identifikohet me mbrojtjen e interesave strategjike e jetike të kombit shqiptar. Në këtë kuptim, shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e kudo që jetojnë, nuk mund të mos ndjejnë edhe vetë veten e tyre si pjesë dhe bartës të çështjes ende të pazgjidhur shqiptare”.


Angjelin Prejlocaj
Një shërbim i tillë ndaj Kombit që bën Shabani me librat e tij, duhet lavdëruar. Më parë ai fillimisht“ I bëri një analizë të thellë procesit të « ndërrimit demokratik » në Serbi, pas rënies së regjimit famëkeq të Millosheviçit. Libri i tij « Serbia kundër Serbisë » - analizë e një gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm, botuar nga shtëpia botuese « Albin » në 2005, lexohet me nje frymë dhe s’ke dëshirë ta lësh pa e mbaruar deri në fund. Në të flitet me realizën edhe për « Europën tjetër ». Të më lejojnë lexuesit që para se ta gjejnë librin dhe ta blejnë t’u jap një paragraf se me sa mirëgjykim e realizëm shkruan Shaban Murati : « Ndërrimi demokratik, që ndodhi në Serbi, u shoqërua me një përpjekje të Serbisë për të përfituar nga rasti dhe për të forcuar pozitat e saj në rajon. U konstatua një avancim i pozitave serbe në rajon dhe kjo erdhi nga disa faktorë :


1-     Nga dëshira e mirë e disa shteteve europiane për të parë Serbinë të inkuadruar në proceset e reformave demokratike bashkë me shtetet e tjera të rajonit.

2-     Nga dëshira jo e qartë e disa shteteve të Bashkimit Europian dhe e Rusisë për të kundërshtuar praninë dhe rolin e NATO-s në rajonin e Ballkanit.

3-     Nga dëshira e vjetër e disa shteteve të rajonit për të bërë një rikompozim të aleancave të vjetra në terrenin ballkanik me të njëjtën bazë antishqiptare. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë »se Serbia ia arriti këtij avancimi nëpërmjet nxitjes, pjesëmarrjes dhe fryrjes së vatrave të tensionit në rajonin tonë. Nuk ishte rastësi që ajo i lidhte vatrat e ndryshme të tensionit në Ballkan vetëm me emërtim shqiptar dhe me përrallën e vjetër të përpjekjeve për « Shqipëri të Madhe ». Fushata intensive e diplomacisë serbe për satanizimin e faktorit shqiptar në Ballkan, e kombinuar me veprimtaritë e lidhjeve të vjetra të shërbimeve sekrete dhe me idiotizmin apo mercenarizmin e disa grupeve revolucionare ose kriminale shqiptare, arriti të lëvizë për të keq në disa kancelari opinione dhe qëndrime kundrejt kombit shqiptar » :

Shaban Murati e meritonte të shkruheshin faqe të tëra për librin e tij « Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm » që ka në fund edhe një përmbledhje të shkurtër në gjuhën angleze. Dëshiroj të them vetëm një rresht me fjalë të mira për botuesin e librit « Albin », pasi jo vetëm përmbajtja e tij është e shkëlqyer, me argumenta bindëse dhe e shkruar nga një analist që mund të themi ka arritur perfeksionin në shkrimet e tij, por « Albin » ka paraqitur librin me faqosje por edhe në mënyrë dinjitoze. Uroj që i përkushtuari i panairit ndërkombëtar të librit dhe të shtypit në Palekspo të Gjenevës Estref Begat ë na sjellë në të ardhmen të paktën një numër ekzemplarësh të librit.

Apollonia
Apollonia
Shaban Murati shpreh një të vërtetë të pamohueshme në librin e tij të fundit që çdo historian apo analist i Ballkanit,  Europës  mund ta vërejë thjesht : « Cdo diplomat dhe analist e ndjen se bëhet e vështirë të kuptohet plotësisht kuadri i rolit dhe i veprimit të një shteti në Europën Juglindore, pa njohur edhe pikëpamjen e të gjitha kryeqyteteve rajonale, me të cilat shteti përkatës ka marrëdhënie dhe raporte historike e perspketive. Një pikëpamje nga Shqipëria del si një nevojë për çdo studjues, që kërkon të plotësojë njohjen e hartës historike, diplomatike dhe politike të rajonit. Nuk janë të paktë diplomatët dhe studjuesit europianë, që e kanë krijuar opinionin e tyre për Shqipërinë dhe kanë formuar kulturën e tyre për çështjen shqiptare në Ballkan nga literatura politike serbe. Nuk kam hasur ndonjë studjues apo diplomat, që ta ketë formuar opinionin e tij për Serbinë nga literatura politike e Shqipërisë. Serioziteti i analizës dhe kërkimit të së vërtetës këshillon njohjen e dy literaturave… ». “Enigmat diplomatike të Pavarësisë së Kosovës”-fletë nga ditari i një ambasadori është shkruar për çështjen e statusit dhe të pavarësisë së Kosovës, brenda vorbullës së ngjarjeve,” i nxitur nga ndjenja e detyrës për të dhënë një kontribut modest në përpjekjet për të shpeguar në kohë për opinionin public dhe diplomatic shqiptar se çfarë po ngjet, për të dërguar një sinjal drejt vendimmmarrësve, nëse kanë patur veshë dhe dëshirë për të dëgjuar”.


Këto postulata dhe libri i sipërpërmendur i analistit të politikës së jashtme, prej mëse 40 vitesh dhe diplomatit të urtë, modest, por me tepër kulturë, Shaban Muratit, duke njohur thellësisht jo vetëm historinë, politikën, kulturën, zakonet e vendit të vet, por edhe të vendeve ku ka qënë ambasador, do të dëshiroja të përktheheshin sa më parë në gjuhë të huaj, qoftë anglisht, frëngjisht, apo gjuhë tjetër. Ky do të ishte një shërbim i madh që do t’i bëhej edhe kombit tonë dhe vënies në vend të të vërtetave historike që të mos shtrëmbëroheshin enkas, apo edhe të prirur për t’i servirur opinionit publik dhe lexuesit « fjalë dhe njerëz » që mund të shkaktojnë keqkuptime apo fatkeqësi popujve dhe vendeve të « Europës tjetër ». Mjafton që këta autorë të shohin edhe « jetët e dymbëdhjetë Qezarëve », 12 biografi të ndara në 8 libra për Qezarin, Augustin dhe trashëgimtarët e tyre julio-klaudienë (Tiberin, Kaligulën, Klaudin, Neronin) ; apo për tre perandorët e vitit 69 (Galba, Othoni, Vitelliusi), ato të tre perandorëve të dinastisë flaviane (Vespasienin, Titysin, Domilienin). Në to mëse njëherë përmenden me respekt Ilirët, paraardhësit autoktonë të « shqipëtarëve », « arbanasve », « arbëreshëve », « arvanitasve ». Le të lexojnë Homerin dhe ç’thotë për shqiptarët, dijetarin francez Solange d’Angely…

Sofra dardane
Çfletoj kohë pas kohe edhe librin e Gaston Boissier i Akademisë Franceze « Ciceroni dhe miqtë e tij », studim mbi shoqërinë romake të kohës së Qezarit, botuar nga libraria « Hachette » në 1923. Në të përmenden me simpati dhe shqiptarët. Po t’i kthehem qoftë edhe me dy rreshta librit të profesorit francez Zhorzh Kastelan « Historia e Ballkanit » ke respekt për këtë studjues që i jep vendin që meriton edhe « Europës tjetër », pra ndër ta dhe Shqipërisë dhe librin ja dedikon : « Kolegëve dhe miqve të mi në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani, Turqi e ish-Jugosllavi, të cilët gjatë një çerek shekulli më bënë ta kuptoj e ta dua Ballkanin ». Këtyre historianëve duhet t’u jepen në dorë dhe t’u besohen arkivat e shteteve europiane, në mënyrë që e vërteta historike të mos shtrëmbërohet dhe t’i shkojë për hosh keqdashësve të « Europës » për ta përçarë atë, për të futur pyka midis tyre.


Pra në këto caste do të dëshiroja që Solana, të cilit do t’i dërgojmë një letër si intelektualë shqiptarë në Diasporë, të mësojë edhe për vendin tim që i ka dhënë Europës figura të shquara, shumë më tepër se serbofilët që ai takon dhe ku sot e kësaj dite me mijra e mijra shqiptarë japin ndihmesën e tyre në fushën e ekonomisë, të shkencës, të ndërtimit, arsimit, që ato të ecin më përpara. Jo vetëm Ismail Kadarenë që njihet në botë më tepër se sa një president i çdo vendi qoftë, por edhe Inva Mulën, Tedi Papavramin, dhjetra e dhjetra artistë që i ka duartrokitur, ma merr mendja në skenat madhështore të Brukselit, Skalës, Parisit, Nju Jorkut etj., edhe Solana dhe kryetarë shtetesh që e përbëjnë Europën. Hendeku midis « Europës tjetër » dhe Europës së 27-tëve nuk duhet të thellohet më. E vërtetë se epoka e E.H. e kishte hequr Shqipërinë nga historia e përgjithshme e civilizimeve europiane, pasi ishte cilësuar një « vend i mbyllur », « hermetik ». Por tani Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më si portugezët kur « flakën » diktaturën në 1964, apo spanjollët që fshinë frankizmin dhe hynë në Europën e Brukselit, megjithë mangësitë që kishin në ato kohë. Shqiptarët nuk janë më si italianët, grekët dhe popuj të tjerë që u detyruan në fillim të shekullit të 20-të, apo edhe më vonë të merrnin rrugën e kurbetit, atje në Amerikën e largët. Është e vërtetë që « arbanasit » kur u larguan nga vitet 1700 nga tokat e tyre amtare, u detyruan nga të tjerët të ndronin emrin, siç u detyruan edhe shqiptarët krishterë në kohën e otomanëve të ndryshonin emrat e tyre për të pasur një punë në administratën e asaj kohe. Megjithatë të vërtetat dhe vlerat e një kombi nuk mjund të shuhen. Është e vërtetë që nga « padija » apo enkas, bashkë me qingjat shqiptarë, u grabitën dhe u shitën për dy kacidhe edhe zbulime arkeologjike, në ato vende që akoma i shkojnë për hosh për interesa të ngushta Beogradit dhe jam i bindur që kanë ndikuar  në vendimarrjen famëkeqe të pardjeshme. Por ato nuk mund ta lënë Shqipërinë në një « Europë tjetër » për shumë kohë. Miku im Franko, si edhe unë ruajmë si të shenjta pemën gjenealogjike të familjeve tona, si edhe shumë familje në Europën e të 27-tëve. Nxisim edhe fëmijët tanë t’i kenë ato, si dhe fotografi të familjes, gjyshërve dhe gjysheve. Bëri mirë e krishterja Zografë që na dërgoi jetëshkrimin e gjyshit dhe gjyshes së saj që të mos e harrojnë brezat e ardhëshëm. Ato do transmetohen brez pas brezi. Është e vërtetë se gjuha jonë dihet se është e folur që në « kohën e Perëndive », por historiografia perendimore i ka anashkaluar disa herë të vërtetat historike sidomos të Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse disa popuj, duke përfshirë dhe shqiptarët, si rezultat i pushtimeve të huaja, u detyruan të ndronin fenë, apo i janë bërë dhe padrejtësi të tjera, kjo nuk do të thotë se nuk janë të denjë për të zgjeruar Europën e të 27-tëve dhe duhet të qëndrojnë përjetësisht në « Europën tjetër ». Të jesh në Europën e Brukselit apo edhe jashtë saj, është një mënyrë e përkohshme jetese në të përditshmen e një qytetari europian, për të cilën unë shprehen pa prapamendime…Të gjithë jemi të ndërvarur dhe të lidhur me njeri tjetrin. Sipas mendimit bashkëkohor « Individualiteti » ka kuptim vetëm kur je në një grup dhe kur shkëmben mendime, por edhe kulturën, etj., me të njëjtën barazvlerë. Shumë vende që hynë vite më parë, apo edhe vitet e fundit në Europën e Brukselit dhe u shkëputën nga « Europa tjetër », nuk kishin të njëjtin nivel zhvillimi, siç e kanë sot, pasi kanë marrë subvencione të shumta. Korrupsoni në « Europën tjetër » është i dukshëm dhe në anën e « civilizuar ». Kjo si rezultat i një të vërtetë, pasi njerëzit bëhen të pangopur por disa herë edhe nga xhelozia…Lexojmë çdo ditë lajme të mira…British Airways, Austrian Airlines, Alitalia, Albania Airlines, Olympic etj fluturojnë në Shqipëri Në aeroportin modern të Rinasit. Ku shqiptarët si edhe unë kemi tani pasaportat biometrike që siç duket Solana si ka parë. Por do t’i a dërgojmë t’i shohë! Të shohë edhe autostradën që lidh Tiranën me Rinasin apo me Fierin tim. Të shohë bankat e shumta europiane dhe amerikane që janë vendosur në Shqipëri dhe i kanë shtuar dita ditës përfitimet e tyre. Të shohë disa universitete europiane ku japin mësim profesorë të dëgjuar shqiptarë që kanë studjuar në Europë dhe kolegë europianë apo amerikanë. Të shohë ato magazina madhështore që u a kalojnë atyre të shumë vendeve europiane, të shohë…Europën vetë , në Shqipërinë demokratike !

Dëgjojmë edhe se statusi i Kosovës do të përcaktohet shumë shpejt. Jetojmë në një epokë të jashtezakonshme, plot shpresa dhe shqetësime, një epokë ku zbulimet pasojnë njëra tjetrën, ku qëndrimet e kundërta nuk kursejnë as zakonet dhe as traditat më solide ; një epokë ku problemet që dje nuk viheshin në dyshim : të energjisë, të zhvillimit të vendeve europiane, të strukturave politike të botës së industrializuar, sot përbëjnë një shqetësim për disa ; tani jemi « të pushtuar » nga Televizionet publike dhe private, si dhe gazetat e shumta ;  diku shprehen për paqe, për buqeta me lule, solidaritet ; diku tjetër vetëm kriminalitet, prostitucion e drogë… Fenomene që nuk ishin të dukshme në të kaluarën, si rezultat i « hermetizmit ». Shumë prej tyre u sollën enkas nga mafia italiane, apo edhe vetë ndonjë fqinj, enkas për ta lënë Shqipërinë jashtë Brukselit. Thuhej për të qeshur se ekonomistët shqiptarë po të shkojnë në Amerikë do ta shkatërojnë ekonominë amerikane me padijen e tyre. Por shumë prej tyre punojnë edhe në Uoll Strit, edhe diku tjetër, në aeronatikë, apo si arkitektë, profesorë, edhe në Europën e të 27-tëve…Ka ndonjë që të shtyjë hyrjen e Shqipërisë « de jure » në Bruksel pasi u pëlqen fuqia e lirë punëtore shqiptare, mungesa e mbrojtjes së tyre nga « shteti i së drejtës » ku jetojnë…Ne jetojmë edhe në një epokë të solidaritetit ndërkombëtar, kur i jepet dora njeri tjetrit. Në këtë ndërvartësi të thellë, kufijtë pothuaj fshihen midis njerëzve apo edhe shteteve fqinje. Zvicra dhe Franca në kufijtë e tyre, nuk kanë mure ndarëse, apo tela me gjemba. Por kanë bimësi dhe lule. Natyrisht kontrollet « e lëvizshme » nuk mund të shmangen ndaj keqbërësve.

Dihet botërisht se të paktën tre qytete kryesore të Shqipërisë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, me një jetë të pandërprerë, kanë afërsisht një moshë me Romën. Gjurmët arkeologjike greko-ilire-romake, teatro dhe amfiteatro ndodhen kudo në vendin tonë. „Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit europian, popull themeltar në rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë gjuhëtarët e mëdhenj, si një ndër 10 a 12 gjuhët bazë të kontinentit“, na kujton shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadaré. Dhe ai vazhdon me argumenta: „Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para europianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan të zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Europës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria“.

Më lejoni ta përfundoj këtë shkrim me mendime të mija modeste, pa mllef, pa nerva, pa prapamendime për vende që i përkasin « Europës jashtë Brukselit », me fjalët e shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo, shumë dekada më parë, në fjalimin e tij më 21 gusht 1849, në Kongresin e Paqes për „Shtetet e Bashkuara të Europës“: „ Do të vijë dita kur armët do t’u bien nga duart, edhe juve! Do të vijë një ditë kur lufta do të duket gjithashtu absurde dhe do të jetë po aq e pamundur midis Parisit dhe Londrës, midis Petersburgut dhe Berlinit, midis Vjenës dhe Torinos, që siç është e pamundur dhe duket absurde sot midis Rouenit dhe Amiensit, midis Bostonit dhe Filadelfias. Do të vijë një ditë kur ju Francë, ju Rusi, ju Itali, ju Angli, ju Gjermani, ju të gjithë, kombe dhe kontinent, pa humbur cilësitë tuaja të veçanta dhe individualitetet tuaja të lavdishme, do të shkriheni ngushtësisht në një bashkësi superiore dhe do të ndërtoni vëllazërinë europiane, ashtu si Normandija, Bretanja, Burgonja, Lorena, Alzasa, të gjitha provincat tona që u bënë njësh me Francën. Do të vijë një ditë kur nuk do të ketë më fusha të tjetra lufte dhe se tregjet do të hapin rrugën e tregëtisë dhe mendjet e njerëzve do mbushen me mendime. Do të vijë një ditë kur mortajat dhe bombat do të zëvëndësohen nga votat, nga votimi i përgjithshëm i popujve, nga arbitrazhi i nderuar i një senati të madh sovran që do të jetë në Europë, ashtu siç është Parlamenti në Angli, ashtu si është Dieta në Gjermani, si është Asambleja Ligjvënëse në Francë ! (Duartrokitje) Një ditë do të vijë kur do të tregohet një top në muze, siç tregohet sot një instrument torture, duke u habitur se çfarë ka qënë ai (Të qeshura dhe bravo nga salla). Do të vijë një ditë, ku do të shihen këto dy grupe të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Europës (Duartrokitje), të vendosura përballë njeri tjetrit, duke i dhënë dorën njeri tjetrit, mbi detet, duke shkëmbyer produktet e tyre, tregëtinë, industrinë, artet, gjenitë e tyre, duke deshifruar globin, duke kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar nën shikimin e Krijuesit dhe duke kombinuar sëbashku, për të patur të gjithë mirëqënie, këto dy forca të pakufishme, vëllazërimi i njerëzve dhe fuqia e Zotit (Duartrokitje të zgjatura) Victor Hugo

*Autori ka mbrojtur „Diplomën e Studimeve të Larta Europiane“ (DEA) në Universitetin e Gjenevës, me temën „Shqipëria dhe Europa- perspektiva të integrimit“ dhe ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Europën në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën e oganizma të tjera ndërkombëtare
Pallati i Kulturës Tiranë
Pallati i Kulturës Tiranë




(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora