E hene, 29.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Editorial

Hysen Ibrahimi: 19 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës?

E enjte, 02.07.2009, 09:00 PM


UROJMË DELEGATËT E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATUAN DEKLARATËN KUSHTETUESE 2 KORRIK 1990 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Platforma politike sui generis e udhëhequr nga Kryetari Dr. Ibrahim Rugova për status të ri të Kosovës, si e drejtë ndërkombëtare për vetëvendosje, nxiti delegatët e Kuvendit të Kosovës që me 2 Korrik 1990 të shpallin Deklaratën Kushtetuese përkatësisht Deklatarën e Pavarësisë së Kosovës si njësi e veçant dhe e ndarë përfundimisht nga serbia dhe gurthemel i pavarësisë së Kosovës.

Nga Hysen Ibrahimi – Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi.

Deklaratën Kushtetuese të Kosovës në emër të deputetëve, në emër të Kosovës dhe me bekimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Dr. Ibrahim Rugova, e lexuan Muharrem Shabani dhe Bujar Gjurgjeala.

Duke folur për 2 Korrikun 1990, kur sot po mbushen 19 vite që nga dita e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës të shpallur nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, duhet ditur se ishte ide e kryetarit Dr. Ibrahim Rugova kryetar i atëhershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahësit e delegetëve të Kuvendit të Kosovës që ky akt politiko - juridik kishte mbetur pa u prekur si çështje që lidhet drejtëpërsëdrejti me deklarimin e popullit përmes kërkesave legale para organeve të jugosllavisë, serbisë dhe opinionit botëror. Kurse nga ana tjetër miratimi i kësaj Kushtetute ishte e ligjshme sepse bëhej nga delegatët me bazë deleguese të popullit dhe me përkrahjen e tyre, duke bërë me dije se rruga drejtë pavarësisë së Kosovës tani është edhe në rrugë legale që fillon për realizimin e saj.

Platforma politike sui generis e udhëhequr nga Kryetari Dr. Ibrahim Rugova për status të ri të Kosovës, si e drejtë ndërkombëtare për vetëvendosje, nxiti delegatët e Kuvendit të Kosovës që me 2 Korrik 1990 të shpallin Deklaratën Kushtetuese përkatësisht Deklatarën e Pavarësisë së Kosovës si njësi e veçant dhe e ndarë përfundimisht nga serbia dhe gurthemel i pavarësisë së Kosovës.

Kjo deklaratë përbënte një ndryshim cilësor dhe ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar të Kosovës.
Vetë fakti se është fjala për një sakrificë të madhe të delegatëve shqiptarë të Kosovës që me vendosmëri na bën me dije për trimërinë e tyre që përmes aktit politiko-juridik, shprehen aspiratatë e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi që shënonte një datë në historinë më të re të Kosovës 2 Korrik 1990, duke e miratuar publikisht para Kuvendit të Kosovës Deklaratën Kushtetuese me të cilën Kosova u shpall si njësi e veçant në kuadër të federatës jugosllave që përfundimisht u shkëput nga mëvetësia teritoriale e serbisë. Duhet theksuar se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ishte paraqitur me rezolutën për pozitën kushtetuese juridike të Kosovës dhe me pozitën e shqiptarëve në kushtet e reja të krijuara, duke i formuluar shumë qartë pozicionin politik dhe kushtetues e juridik, që kërkohej për Kosovën dhe për popullin e saj.

Vepra e madhe e delegatëve të Kuvendit të Kosovës, ndonëse me një guxim të pashoq dhe trimëri patriotike atdhetare me një vendim qëndror për aspiratatë e popullit të Kosovës që shtriheshin prej veprës në vepër, prej sakrifice në sakrificë, la të dëshmoi për krijimin e një strategjie të re vepruese politike dhe tejet kuptimore që u ndeshën me rezistencën sistematike nga regjimi kriminal serb. Aplikimi i këtij parimi për një unitet të skajshëm nën udhëheqjen e Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova dhe me përkrahjen e popullit dhe delegatëve të Kuvendit të Kosovës, dëshmon prirjen për zgjërimin e fuqisë shprehëse për pavarësinë e Kosovës si rrugë e vetme. Kjo aspiratë ishte burim i dëshirës së popullit të Kosovës, falë përvojës së hidhur gjer të atëhershme që kishte kaluar populli shqiptar nëpër histori të t’mershme të regjimeve serbe, dhe se ishte krijuar ideja se si mund të jet e ardhmja e njeriut nën regjimin dhe maskrat e shkjaut.

Forma e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese para Kuvendit të Kosovës (që pushteti i shkjaut e kishte mbyllur sallën e Kuvendit për të penguar këtë akt kushtetues), ishte një fakt se në Kosovë tashmë po vepronte një lëvizje e fuqishme demokratike shtetformuese si rrugë e pakthim drejtë pavarësisë së Kosovës dhe shpërbërje e qartë e ish RSFJ-së si krijes artificiale dhe krejtësisht anti shqiptare. Kjo Deklalartë Kushtetuese, për serbinë shfaqej  si problem kyq të cilin e shoqërojnë edhe dukuri të tjera me pretendime për të mbajtur jugosllavinë artificiale për t’a plaçkitur në kurriz të Kosovës, por në një kontekst me të gjërë del si një pikëpamje ”demokratike” ndaj botës për të mbajtur gjallë jugosllavinë tani më të ngordhur.
Prishjen e qetësisë së mbrendshme të ish-jugosllavisë artificiale e kishin filluar demostratatë studentore më 11 mars të vitit 1981, greva e minatorëve të Trepçës në shkurt të vitit 1989 dhe tani Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut dhe dy muaj më vonë kur më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik - Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë, arriti për prishjen totale të ekuilibrit të mbrendshëm të serbisë për të mbajtur në mënyrë hermetike mbyllur çështjen e Kosovës dhe për të mos reflektuar jashtë në Bashkësinë Ndërkombëtare.
Të gjitha këto arritën të eliminojnë kufirin e dyshimeve të kërkesave të popullit të Kosovës para botës Perendimore, që ishte qëllimi i parë dhe i fundit historik për Pavarësinë e Republikës së Kosovës që përballë të kësaj qëndron vet populli i Kosovës me në krye Kryetarin e saj historik Dr. Ibrahim Rugova.
Serbia ishte e vetëdishme se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.
Delegatët e Kuvendit që miratuan Deklaratën Kushtetuese që ishte një qëndrim guximtar, stoik, në kohën kur Kosova ishtë e mbushur me ushtri dhe polici serbe, në kohën kur terrori serb përjashtonte njerëzit nga puna, dëbohen nga banesat, kur ushtarë shqiptarë ktheheshin në arkivole nga Armata jugosllave, njerëzit maltretoheshin për vdekje pa asnjë faj, këta morën guximin dhe deklaruan aspiratën e popullit, prandaj të gjithë këta delegatë duhet trajtuar si delegatë meritor të Republikës së Kosovës me benificione të veçanta nga shteti i Republikës së Kosovës.
Shpalljen e Deklaratës Kushtetuese respektivisht Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të gjithë shqiptarët, mbrenda Kosovës dhe jashtë saj në mërgatë, e kanë përkrahur dhe përshëndetur si fitore historike e të gjithëve.

ZOTI E BEKOFT 2 KORRIKUN 1990 DHE DELEGATËT E SAJ
ZOTI E BEKOFT REPUBLIKËN E KOSOVËS.
ZOTI E BEKOFT POPULLIN SHQIPTAR DHE MIQT E SAJ ME NË KRYE SHBA.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora