E hene, 29.04.2024, 07:11 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Dallimet për zgjedhjet në Kosovë

E marte, 14.07.2009, 09:00 PM


Dallimet  për zgjedhjet në Kosovë

Shkruan Skender KORÇA

Meqenëse fjala është për dallimet, nënkuptohet se ato ekzistojnë si të theksuara. Duhet t'i njohim dallimet, qofshin ato edhe minimale për ditur se si të punohet që të shkohet drejt menagjimit të këtyre dallimeve. Dallimet janë në elektoratin që deponon votën e tij për të krijuar klimën demokratike. Në Shqipëri bëhet garë për të numëruar votën e elektoratit, votuesit, qytetarit për ndryshim dhe intergime europiane, kurse në Kosovë ky kod është të bëhet lutja e qytetarit për të dalë në zgjedhje, për të formësuar bindjen se qytetari është ndryshimi. Esencialisht në të gjitha zgjedhjet në Kosovë komuniteti serb lutet që të jetë pjesë e mekanizmit demokratik, votës së tij për të jetësuar pranimin e realitetit të ri në Kosovë, për të marrë pjesë në ecurinë politike dhe të vendosjes, për të qenë vet i barabartë me të gjithë ata që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Gjithsesi kur ka edhe dallime, kjo është pasuri, kjo tek ne në Kosovë është kokëqarje sepse trysnitë ndërkombëtare bëjnë të mendohet se në çfarë kodi zgjedhor bëjmë pjesë ne në Kosovë, kush do dal në zgjedhje, për ke organizohen këto zgjedhje?
Prandaj varet nga qëllimi që kemi. Nese duam ti theksojmë dallimet dhe t'i zmadhojmë ato artificialisht, ateherë dëshmojmë mangesinë tonë intelektuale dhe njerezore,e shumë më shumë politike. Nderkaq nëse duam ta njohim njëri-tjetrin, duke patur si qellim afrimin dhe integrimin ajo duhet të ndodhë nga vullenti qytetar se sa te ju bëhet thirrje të gjithë komuniteve pakicë në Kosovë të dilet në zgjedhje…Pse të luten sërbet të dalin në zgjedhje, pse të bisedohet çdo herë me ndërkombëtarët se serbët duhet të luten, pse të hargjohen energjitë kot që kanë vetëm një synonym se si të futen serbët në këtë bosht demokratik?

Më mirë vonë se kurrë... e kurrë s'është vonë, ti japim shancin demokracisë, ngase lutja nuk është demokratike, është pasojë e frikës kjo lutje është pasojë e një pasyre se po krijohen privilegjet etnike në Kosovë, për të cilën gjë nuk do ketë nevoja kurrë...
Mjafton qëllimi të jetë i mbarë. E ky qëllim të jetë kuptimi për të ndryshuar në mekanizmin e votës për të qenë më se demokratike.
Dallimet (e çfarëdo natyre, e në rastin tonë etnike) nuk janë domosdoshmërisht pasojë e përqarjes, më tepër përqarja është pasojë e moskuptimit të dallimeve, shprehje e mungesës së debatit dhe dialogut qellimmirë nga vetë dy palët apo të gjitha palët që figurojnë në Kosovë. Nuk prishen rregullat e dilalogut nëse edhe serbët në Kosovë kërkojnë modele dhe zgjidhje kur duan ta pranojnë Kosovën si shtet të tyre, për të gjetur formulën për të dalë në zgjedhje…në Kosovë. Dialogun e rëndon njëanshmëria sikur kjo e lutjeve që institucionet e tona dhe partitë politike i ftojnë çdo ditë të dalin serbët në zgjedhje sikur që kanë filluar të thërrasin tash për zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit. A nuk është gjendje paradoksalë kjo gjë? Sa është i gatshëm qytetari serb të kontribuojë në vendin nëse njëherë ka belbëzuar se “ Kosova është e tij”
Në këtë proces, nësë interesi është i përbashkët për lirinë, demokracinë, paqen dhe stabilitetin e Kosovës si përbrenda dhe jashtë saj, duhet të injorohet skajshëm lutja, sepse demokracia më shumë se çdo gjë është përgjegjësi e aspak lutje.
Nëse ju duhen serbëve lokal lekcione për demokracinë, le të projektohen proceset në të cilat ju shpjegohet se pjesëmarrja është e detyrueshme, sepse është pjesa që njeriu e sheh veten në vendimmarrje…Nëse nuk kuptohet kjo nga ata si qështje e kohës  nuk është e natyrshme të ftohen ata përditë, ngase demokracia nuk lejon lukse dhe privilegje….
Institucionet e Republikës  së Kosovës duhet të i ftojnë pa ndasi të gjithë qytetarët për votën e lirë, pa përmendur kurrë në retoriken e tyre politike, serbët apo bashkësi tjetër etnike për te dalë në zgjedhje.
Pra, kemi të bëjmë me dallime “kozmetike”. Problemi prapë po e theksoj,  është tek dallimet që shkaktohen me lutje në shikim të parë, kur kjo është mungesa e të kuptuarit të tyre që bënë që këto dallime të stereotipit përmes lutjes dhe në të ardhmen do të lindin paragjykimet ndaj njeri tjetrit, edhe më shumë...
Kur Republika e Kosovës ka Kushtetutën e saj, ka Gjykatën Kushtetuese në të cilën mbrohet kjo Kushtetutë, d.m.th se ka të definuar saktë amendamentet e barabarësisë etnike në këtë Kushtetutë, andaj pse për një luks apo “patriotizëm ndërkombëtar” të ftohen  special serbët e Kosovës për zgjedhje kur me këto akte juridike të gjithë janë të barabartë në Kosovën e realitetit të ri.
Nëse ftesa është e barabartë për të gjithë, është mbrojtur rendi dhe barabarësia, nëse kjo përvojë vazhdon kështu, le të mendohet se po krijohen rangje etnish të kategorizuara në Kosovë, ngase për të gjithë, zgjedhjet janë mekanizëm demokracie e përgjegjësie për ndryshim, se sa privilegj i dikujt, madje i as atyre që i bëjnë ftesë një etnie të vetme...Mos të harrojmë se lutjet e tilla provokojnë edhe më Beogradin për ti instrumentalizuar çdo herë serbët lokal, andaj stop lutjes, por të procedohet për energji të krijimit të kodit zgjedhor sa më favor për të gjithë votuesit.


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora