E enjte, 01.05.2025, 03:28 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë

E hene, 27.07.2009, 09:30 PM


EDI RAMA -  SHQIPTARËT DUAN DHE MERITOJNË DEMOKRACINË DHE QETËSINË

Shkruan Engjëll KOLIQI

Siç e dijmë të gjithë, më 28 qershor shqiptarët votuan për qeveritarët dhe parlamentarët e tyre të preferuar. Në këto rrethana të ndërlikuara, sidomos në rajonin e Ballkanit, nuk mund të ketë kandidatë perfektë, por megjithatë populli gjithherë zgjedh më të mirët – ata që bëjnë diçka në të mirë të kombit. Edhe shqiptarët, më 28 qershor i zgjodhën më të mirët – kandidatët e tyre të preferuar.

Edhepse ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare përfundimtare, tashmë lirisht mund të themi se shqiptarët u përcaktuan prapë për një politikë të djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Pra, Sali Berisha doli edhe një herë fitues dhe, sipas të gjitha gjasave, mbas këshillave të dashamirësve politikë të vendit tonë, Ai vendosi të bëjë një koalicion qeverisës me një pjesë të së majtës shqiptare – me Lëvizjen Solcialiste për Integrim të Ilir Metës. Ky koalicion do të formohet edhe për faktin se këto dy subjekte politike në programin e tyre kanë pika të përbashkëta të integrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe të zhvillimit të procesit të punësimit të shqiptarëve.

Edi Rama, me Partinë e tij Socialiste, nuk mund të pajtoheshin me fitoren e Sali Berishës dhe koalicionin Berisha – Meta e shihnin si “një komplot kundër intereseve të tyre politike”. Në të kundërtën, ky koalicion u vlerësua dhe u përshëndet nga shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë dhe nga partnerët e aleatët tanë anembanë botës. Ky koalicion nga të gjithë vlerësohet si koalicion i integrimit dhe prosperiteti të Shqipërisë. Edi Rama, , me një grup të tij me një politikë destruktive, menjëherë pas mbarimit të votimeve, në procesin e numërimit të votave u munduan të shkaktojnë destabilizim në Shqipëri, me protesta. Ata duke kërcënuar se nuk do t’i njohin dhe nuk do t’i pranojnë zgjedhjet dhe se do të veprojnë me çdo opcion të mundshëm për ta destabilizuar vendin, edhe një herë treguan haptas se po tentojnë ta djegin Shqipërinë si në vitin 1997 – vetëm e vetëm për të marrë pushtetin. Mbase Edi Rama këtë kartë të rrezikshme e përdor edhe për të larguar vëmendjen e hetimeve dhe të opinionit për lejet e paligjshme të lëshuara nga ai në Bashkinë e Tiranës.

I themi Edi Ramës dhe të gjithë socialistëve: Le të mendojnë mirë dhe le ta dijnë se shqiptarët duan dhe e meritojnë demokracinë dhe qetësinë, prandaj nesër në Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste le t’i pranojnë zgjedhjet, le t’i urojnë fituesit dhe le të fillojnë një opozitë konstruktive dhe të ndershme, çfarë e meriton populli ynë. Nëse Edi Rama i respekton rregullat e demokracisë, Ai duhet t’i dëgjojë edhe zërat e brendshëm në partinë e tij dhe të tërhiqet nga detyra e kryetarit. Le të tërhiqet se shqiptarët nuk meritojnë trazira, bojkote e djegëje, por meritojnë demokraci e qetësi. Le të tërhiqet e le të bëjë opozitë, siç bëjnë demokratët e vërtetë në mbarë botën. Mosnjohja e zgjedhjeve dhe bojkotimi i parlamentit, çfarë paralajmëron Edi Rama, çojnë vetëm në destabilizim dhe në djegëje të Shqipërisë dhe kjo nuk lejohet për interese personale të askujt. Më mirë është t’i ndihmojnë Sali Berishës në projektet kombëtare, siç është ai i rrugës së kombit, që po i sjell edhe të ardhuar të mira turizmit në Shqipëri. Le ta gëzojë demokracinë dhe le të prosperojë Shqipëria !


(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx