E shtune, 27.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Editorial

Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore

E shtune, 15.08.2009, 06:00 PM


Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore

Hija e jetës sime janë fjalët e mia. Fjalët e mia janë të njëkohshme me çdo gjë dhe kurdoherë. (Nichita St?nescu, Lufta e fjalëve)

Nga Albert Voka

Ballkani, islamizmi, krishtërimi dhe mjerimi. Çajtore të mbushura me burra dhe gra të mbyllura në kuvli. Thonë se kryeministri ka krijuar një pasuri prej miliona eurosh, ndërsa populli nuk paska bukë për të ngrënë. Ku janë ata që s’janë? Ku është Vaso Pasha që thoshte në zemër të Stambollit: Mos shikoni kisha e xhamia, ngase feja e Shqyptarit është Shqiptaria? Thonë se hipkokritët e shfrytëzojnë fenë si instrument të antishqiptarizmit. Themi se thonë, edhepse kjo u tha e u pa, që nga viti 2001 e këndej. Ata që e dinë nuk guxojnë ta thonë ndërsa ata që i krisën do luftëra  minore përmes shërbimeve të fshehta të djallit, u bënë liderë partishë duke toleruar korupcionin dhe prostitucionin si instrument për turpërime nacionale dhe majmëri materiale. Jo vetëm për megafonët që ta prishin gjumin e agimit e kemi fjalën, por edhe për ata që përmes zëvendësimit të atdhetarizmit me fetarizëm e varfëruan etnosin shqiptar, jo vetëm në Maqedoni. Cilat janë pasojat e një uragani të këtillë me pasoja të kobshme? Denigrimi i figurave qëndrore të kombit nga ana e idiotëve, gjëmimi i zërit të tellallit në ambiente multikonfesionale, siç janë qytetet e Dardanisë historike, Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Shkupi, Tetova, Kumanova, etj. Organizime publike ceremonishë fetare për t’i dhënë shkas armikut të satanizojë kombin shqiptar gjoja se qenka ithtar i fesë së Been Ladenit. Papunësia, majmëria personale dhe kultivimi i bajraktarizmit politik si instrument i përçarjes dhe mosbesimit. Thonë se në Ballkan këto janë bërë do praktika origjinale që i gjen gjithandej.
Thonë se fashizmi dhe nacionalizmi shëmbëllen me një kal të egër i cili më në fund e then kokën e vet. Kështu pat ngjarë me Sulltanin, Hitlerin, Sadam Huseinin, Sllobodan Millosheviqin. Jo feja i ka fajet por ata që e shfrytëzojnë fenë për për arabizimin e kombit shqiptar. Thonë se turqit e shitën Kelemegdanin për një lavire. Thonë se në Stamboll ka aq lavire sa kanë banorë Maqedonia apo Kosova. Thonë se disa klerikë të talibanizmit elektronik i zbatojnë urdhërat e Çubrilloviqit për indoktrinimin e rinisë shqiptare me propaganda fetare. Këto vërehen edhe në këto çaste kur mesazhet talibaniste të fundrinave tona ia shurdhojnë veshët edhe kryemistrit. Një nga idetë e kobshme të akademikut famëkeq ishte hapje mektepesh në vend të shkollave kombëtare në Kosovë, ide e cila u realizua në vitet 50-të të shekullit të shkuar përmes marrëveshjes sekrete serbo/turke për dëbimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Thonë se paralelisht me turqit dhe arabët, edhe shqiptarët japin kontribut për islamizimin e Zvicrës, Gjermanisë, Italisë. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por për një pakicë të parëndësishme fanatikësh që kanë hedhur mijëra franga e marka nëpër faltore dhe asnjë sosh për një gazetë shqiptare.
Thonë e ç’nuk thonë. Disave mund t’u duken këto demaskime publike si mahnitje ballkanike. Neve na duken si mahnitje hyjnore ngase përmes deshifrimit të tyre mund të kuptojmë të vërtetën pse Sallman Rushdiu e fshikullonte ligësinë përmes Vargjeve satanike, pse u dëmtua infrastruktura ushtarake e Shqipërisë më 1997, pse u vonua pavarësia e Kosovës si pasojë e riislamizimit të saj, pse hanë dajak motrat tona në emër të Allahut, dhe pse turqit mënjanë dhe serbët në anën tjetër e likuiduan kultin katolik në Kosovë, duke e ngritur në vend të tij kultin e okupatorit të ri. Cili është ky? Lakmia dhe egoizmi, papunësia dhe nepotizmi, biznismenë të xhindosur që janë pasuruar në emër të „atdhetarizmit”, manipulime politike, manipulime fetare dhe manipulime ekonomike. Si mund të dilet nga ky qorrsokak ballkanik? Kush mund ta bëjë Kosovën Zvicër ballkanike përmes amerikanizimit të saj edhe në pikëpamje të standardit dhe mirëqenies? Stop atyre që e favorizojnë kultin islamik për të na satanizuar para botës! Feja është fe dhe Zoti është Zot. Feja është çështje personale e jo nacionale. Fjalët tona janë mendimet tona. Rinia jonë, kisha katolike dhe kombi shqiptar janë me ne. Thonë se që të mbetesh i pavdekshëm duhet të jesh gjenial. Origjinalë janë vetëm idiotët. Të na rrojë Kosova!


(Vota: 28 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora