http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Zeqir Lushaj: Nuk ka nëndetëse në Mirditë o Mhill
| E Enjte, 22.03.2018, 10:00 PM |

Ekskluzive

NUK KA NENDETESE NE MIRDITE O MHILLL…!

Nga Zeqir Lushaj

Revista jone ZemraShqiptare ka botuar disa Cikle me poezi te poetit mirditor Mhill Marku si dhe nje shkrim te zgjeruar me rastin e daljes nga shtypi te dy librave te ketij autori me titull „Krenarine ma fali deti“, dhe „Shuberti i pyllit“.

Para pak ditesh ne Tirane, u be promovimi i ketyre dy librave poetik me nje veprimtari shume te bukur e cila perkonte edhe 70 vjetorin e ditelindjes se poetit. Dominohej salla nga ish ushtarakë te Marines, shokë, miq e dashamirë te poetit Mhill Marku.

Mes shume gjerave te bukura te asaj dite që jo veç mua me beri pershtypje (dhe po e vendos si hyrje te ketij botimi per mikun tone te ZSh-së Mhillin),  ishte dhe nje tregim i Mhillit per vitet kur ka qene oficer i ri në Pashaliman të Vlores. Në sallë në kete perurim ishte edhe veterani i detit ish komisari i FLD i nderuari Skender Doçi, tani 83 vjeçar.

-Isha djal i ri.  Kisha nevoje te ndodhesha disi me afer familjes. I shkova komisarit Skender Doçi ne zyre dhe i thash:

-Shoku Komisar. Të lutem më ndihmo që të transferohem nga Pashalimani më afer familjes time…! Komisar Skenderi me at qetesine e tij me drejtua mua: “Nuk ka nendetese në Mirditë o Mhill…!”

-…e di e di, shoku Komisar se nuk ka nendetese në Mirdite por ama…ka nendetëse në Shengjin, -vazhdon biseden Mhilli me komisarin aso kohe si dhe sot si kujtime në rreth 5 dekada më vone mes miqesh e shokesh në këtë mbledhje promovuese.

-Ama, mbas dy muajsh u tranferova në Shengjin ku punoj e jetoj edhe sot, - tha Mhilli.

Qeshen komisari Skender Doçi, qeshin të pranishmit dhe duartrokasin kujtime të tilla dashamirëse.

Poeti Mhill Marku dhuron me autografe dy librat e tij poetik ish komisarit te Fllotes Luftarake Detare Skender Doçi. (Foto Z. Lushaj)

_______________

Fjala përshendetese me rastin e  70  vjetorit të lindjes së vellait, Mhill Marku .

Të nderuar, pjesëmarrës në këtë ceremoni ditëlindje !

10 Marsi 2018 për vëllain tonë, Mhill  është i veçante pasi përkon me kater ngjarje të mëdha në jeten e tij

-           ka lindur me 10 Mars 1948, pra mbush 70 vjetorin e lindjes

-           mbush 50 vjetorin e marteses me zonjen Pina Marku

-           mbush 50 vjet që ka filluar karrieren e tij ushtarake në bazen e nendetseve

-           mbush 50 vite që ka filluar të shkruaj poezi

Pak fjale për jeten dhe aktivitetin e Mhillit gjatë kësaj periudhe

Mhilli u lind në fshatin Krajen të rrethit Lezhe me 10 Mars 1948 . Origjina  nga fshati Lgjin i Oroshit, pasi baba i jone Ndue Kol Marku ka lindur në Orosh , dhe nëna jonë Mara ka lindur në Domgjon/ Fan por është bërë nuse në Orosh. Mhilli është fëmija katert i familjes tonë të madhe prej 11 fëmijësh ( tetë vëllezer dhe tre motra, ku nga tetë vëllezër pesë kemi qenë ushtarak ) , që gezojne shendet të plotë përjashtuar motren e madhe Bardhe dhe vëllai Pali që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme .

Mhilli shkollen fillore e mbaroj në Krajen , ndersa 7 vjecaren në konviktin Lezhe, më pas mbaroj studimet ushtarake në shkollen “skenderbej” Tiranë, duke vijuar  me pas kursin larte të marines për Nëndetse  në Vlorë ku edhe filloj punen si oficer në vitin 1968, me pas kreu edhe arsimime të tjera civile dhe ushtarake, ka kryer disa detyra në bazen e nëndetseve Pashiliman, Vlore dhe me vone në bazen e Shengjinit, si komandant, komisar, sekretar rinie etj, por meseshumti detyren e Komisarit. ai ka qenë shumë korrekt në detyrat që ka kryer , një ushtarak shembullor , një model i sjelljes me shoket dhe eproret .

Mhilli ka spikatur jo vetem si ushtarak shëmbullor,  por ai ka qenë dashamirës i vargjeve dhe shkrimeve të ndryeshme në shtypin e dites së asaj kohe, dëshira për krijimtari e ka shoqeruar deri tani si pensionist, ka qenë dhe vijon të jete shumë i pasionuar pas vargut të lire dhe poezisë , ku jeten e tij,  mundin, përpjekjet, veshtiresite , pasionin për detin dhe detyren ,dashurinë për familjen, prinderit, vëllezerit dhe motrat, shoket dhe koleget e tij i ka hellur në vargje e poezi , ku fale këtij pasioni ai arriti të sistemoje këtë krijimtari  pothuajse 50 vjeçare duke botuar dy libra me poezi me tituj “ Krenarine ma fali deti “ dhe “ Shuberti i pyllit”

Mhilli prej vitesh jeton e punon në qytetin e Shengjinit sa dikush i therret edhe Mhill Shengjini, ku kete statues ka edhe në facebook . Mhilli që në femijëri ka spikatur për rregullsi, i zgjuar dhe sistematik në shkolle, i qete , i dashur me prinderit , vellezerit dhe motrat, shoket dhe koleget, gjithmonë ka bërë përpjekje maksimale  për të mbështetur familjen, pasi në ato vite kur ai doli oficer familja jonë ishte një familje e varfer, por Mhilli gjithmonë vinte nga Vlora me duart plot , rroba e ushqime , pra gjithmonë binte ngrohtësi në familjen Marku.

Ështe martuar me Pina Markun, kane kaluar një jete familjare shume të rregullt , kane tre djem dhe nje goce, kanë qenë dhe janë shembulli i mirëkuptimit ndermjet njeri tjetrit, shume të përkushtuar për njeri-tjetrin, në këtë 50 vjetor të marteses ato ndjehen  shume mirë me njeri tjetrin, por ajo që e shqetson shumë Mhillin dhe neve si pjestarë të  familjes  është shëndeti i Pines në këto moment.

Mhilli ka qene nje djalë shume korrekt për prinderit tonë ( baben Ndue e nanen Mara) që asnjehere nuk i mërziti në jeten e tyre, i respektoj dhe i mbështeti gjate gjithë jetes së tyre ``, për cdo problem dhe shqetësim baba jonë Ndue i drejtohej gjithmonë Mhillit, e kërkonte nga puna për cdo gje,  atehere nuk kishte telefona apo celulare , por i dergonte leter apo telegram , dhe Mhilli gjente mundesine te vinte nga Vlora në Krajen tek baba e te konsultohej me te , ti plotesonet dëshirat e tij, kërkesat apo edhe te bente ndonje sqarim për ndonje problem, pra ishte njeriu me i besuar për prinderit tone, por nga ana tjetër edhe baba dëgjontë çdo keshillë të Mhillit. Edhe ne momentet e fundit të jetes prinderit tane nuk harruan të porositnin Mhillin, të kishte kujdes për vellezerit dhe motrat, ti mbante të bashkuar dhe ti ndihmonte ne vijimsi. Mhilli me shume pergjegjësi i ka ndjekur porosite e prinderve dhe ka qene dhe vijon të jete i kujdeshem , i dashur dhe i respektuar per te gjithe neve vellezer e motra. Mhilli ka qene dhe vijon te jete i perkujdesuar për të gjithe neve, ai ka drejtuar gjithmonë gëzimet tona familjare, dasmat dhe fejesat , gëzimet dhe festat , por gjatë kësaj periudhe ka ditur të drejtoje edhe në rastet e fatkeqësive që familja jone ka kaluar, si vdekjen e babes, nanes , por shume e rënde për neve ishte vdekja e parakohshme e vëllait Palit, motres Bardha dhe nipit tonë Eduart Pali , ku si të gjithe neve por Mhilli vecanerisht i ka përjetuar me shume dhimbje, saqe edhe sot shkruan vargje per to dhe tregon përkujdesje per varret dhe kujtimet e tyre .

Mhilli ështe dalluar edhe ne muhabete sofre e tovaline , qetsia dhe qartësia e mendimeve ne te folur ka bere cdo here të pranishmit ta degjojne me vëmendje, ka qene dhe vijon të  jetëi sakte në gjykime dhe vlerësime, njohes shume i mire edhe i kanunit por edhe i legjislacionit, ka qenë një pajtues i ndonjë ngaterese apo debati në fisin tonë , në fshat apo diku tjeter, është thirrur dhe është vlerësuar mendimi i tij, e shume raste jane pajtuar njerezit e përfshirë në debat .

Zgjuaresi e tij, dashamirësia e tij, pamja dhe hijeshia e tij jo vetem ne rini , por edhe tani qe eshte 70 vjec ka bëre të spikase kudo ku ka qenë në shkolle, pune , shoqeri, familje, mungesa e tij në keto raste binte ne sy, ardhja dhe prezenca e tij i jepte me shume kuptim gëzimeve familjare, edhe fatkeqesite përballoheshin me lehte kur ai drejtonte,  dhe në ndonjë rast ku për arësye të ndryeshme punë ai  mungonte, gjithmonë nga të pranishmit pyetej  “ kush eshte Mhilli ?”

Mhillin mund ta përshkruaj si një e djale i dashur për prinderit, ,bashkeshort model, baba i përkushtuar për femijet, vella i kujdesur per vellezer e motra , mik e shok i respektuar dhe si ish ushtarak model, korrekt dhe i disiplinuar , kërkues dhe studius , njeri me zemer te madhe

Une jam vëllai i vogel i Mhillit, ushtarak karriere pasi mbaj graden e Gjeneralit të Brigades , por në kujtimet e mija që i vogel kam fiksuar mbështetjen e Mhillit, doren e ngrohte të vëllait , përkujdesjen deri tek këshilla për të vijuar shkollen ushtarake, sepse ne ato fillime une nuk e kisha me shume dëshire, por dora e tij e hellur në supin tim dhe  porosite e tij tek  ura e lezhes me mbushen mendjen për tu bërë ushtarak .

Ka treguar kujdes të veçantë për vëllain Bardhokun, pasi nisur nga gjendja ekonomike që familja kishte, ai merr në Vlore Bardhokun që ishte në klasen e 5  dhe e mban në shtepi dhe në shkolle në Orikum të Vlores, duke u bere baba i dyte per te .

Mhilli shume i përkujdesur per femijet e tij , edhe pse ato jane të rritur dhe jetojne prej vitesh në Rimin Itali, ai gjithmonë jeton me mendje e zemer tek ato, djali i madh Albani dhe vajza Valbona të martuar dhe me femije, Mhilli ka akoma merak martesen e dy djemve, Marinin dhe Leonardin pasi me zor po pret tju shohe nuset edhe atyre.

Mhilli eshte shume i kënaqur në kete 70 vjetor që arriti të botoje keto dy libra me poezi, ku ai vetë thote me ndjenje shpirterore se “ne keto libra unë kam gjithë jeten time,vendin lindjen time, origjinen time, shkollimin tim, karrieren ushtarake, detin , nendetset që sherbeva  me pasion, kam jeten e time familjare me Pinen, femijet , kam kujtimet me prindërit qe i desha shumë , motrat e vellezerit , shoket dhe koleget e mij nder vite,sakrificat që përballova me to, kam gezimet dhe hillërimet,  pra ky ka qene dhe do jetë burimi kryesor i pasionit tim  për të shkruar “

Familjes tone të madhe që nuk i munguan ustallarët e shtëpive, mjeshtrat e gdhendjes ne  dru, dhe gur, zanate e profesione si ai kepucarit, blegtorit, fermereve të sukseshëm, ekonomistave, doktoreve, muzikanteve, guzhinjereve të pasionuar, drejtues lokalesh e picerive me emer, ushtaraket me pozicione të ndryshme drejtuese,  si komandanti, komisari , magazinieri, punonjësi policie, drejtori,  me grada të ndryshme deri tek ajo e Gjeneralit, sot  na i shtohet edhe nje poet i ri , që është Mhilli me dy botimet e tij

Prezenca jua sot të nderuar ish ushtarak te forcave detare tregon per respktin tuaj ndaj vellait tone, pamvaresisht se kane kaluar disa vite qe jeni larguar nga te qenurit ushtarak aktiv, ju e keni ruajtur te fresket miqesine dhe per kujdesjen ndaj njeri-tjetrit, nje merite te madhe ka ketu edhe Mhill qe ka arritur tju mbaje afer, tju ftoje per aktivitete te ndryeshme, dhe duke ju renditur vargje seicilit prej juve, punes e sakrifices tuaj ne vite, duke bere qe juve te jeni shume aktive me njeri-tjetrin pamvaresisht moshave. Ju uroj shendet dhe force seicilit prej juve qe te beni aktivitete te tilla sa me shume te jete e mundur.

Une I uroj Mhillit , edhe shume vite të tjera në jeten e tij , shendet e mbaresi , mendje dhe pasion për të shkruar edhe poezi te tjera, kunates time Pina i uroj,  zoti ju dhëntë shëndet !

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Mhillit, mendova që për dhurate ti bëja një surprize, duke i përshkruar jeten e tij në vargjet e nje kënge me çifteli kenduar nga rapsodi Pavlin Kola.

Gjeneral Brigade Tonin Marku  , Belgjike , 8  Mars  2018

_______________________

« OROSHIANIT  I  UROJME  DITEN

LEU N’KRAJN KOMSHI ME FISHTEN ...”

 

-KENGE ME ÇIFTELI KUSHTUAR 70 VJETORIT TE LINDJES SE VELLAIT TIM MHILL MARKU-

 

        KANGA IME SI YLLI I DRITES

ZBRET NGADALE BJESHKVE T’MIRDITES

VALA E DETIT I HAP SHTEG

ME U SHTRUE N’SOFER N’KRYEQYTET

OROSHIANIT MEJ URU DITEN

KUR LEU N’KRAJN KOMSHI ME FISHTEN

SOT THRRET ÇDO ZEMER E KTU KONAKU

GZOFSH DITELINDJEN O MHILL MARKUT

        TE RRITI VOTRA PLOT MIRSI

MORE DIJE PER N’USHTRI

TI SHERBY ATDHEUT N’ÇDO CEP

PERMBI TOKE E PER NEN DET

SHEMBULLOR TU E KRY DETYREN

SHNDRIT VOTREN E ORIGJINEN

TE SHKOLLUM TE TANE SI SHPI

N’GJITHA FUSHAT TUJ SHKELQY

NE 70 VITE NE 7 DEKADA

JETA E MHILLIT GZIME E DALLGA

SHNRIT MARTESA 50 VJET

ME GRUAN PINE BIJ N’KALLMET

50 VJET KARRIER N’USHTRI

50 VJET SHKRUAN POEZI

SOT GEZOJME DITELINDJEN E TIJ

70 VJEQ, HALA I RI

        PER FAMILJEN VEPRA E MHILLIT

ASHTE SIMBOL I PERKUSHTIMIT

PRINE N’ GZIME E N’DALLGE HALLI

ME FJALE T’URTE GJITHMONE I PARI

N’SHTET ME GRADA  E N’KULLE I SOFRES

BURRE MIRDITE MJANTANE SOFRES

DHE OROSHI SOT PLOT MALL

70 VJEQ TE THIRR O DJAL

 

        SHNRIT N’KARRIERE E N’KOHE TE LIRE

N’KRAHUN TAN E BASHKSHORTJA PINE

SHOK E BABE MBETESH PER FMITE

PER BARDHOKUN PRIND I DYTE

BASH SI BESEN E T’MADHIT ZOT

BABE E NANE I DESHTE FORT

TE THIRR SHOQNIJA PLOT RESPEKT

KOMANDANT EDHE POET

        NE KETE KANGE NJE LUETJE KEM ME BA

PER ATO QE S’JETOJN MA

BABEN NDUE E NANEN MARE

MOTREN BARDHE E VELLAI PALE

DRITE JU PASTE SHPIRTI GJITHMONE

T’GJALLE KANE MBET N’KUJTESEN TONE

NE DITELINDJE E N’GEZIME E FESTAT

I KUJTOJME PER SA TE JETE JETA

 

        SOT T’FESTOJME N’KET DITE GEZIMI

T’URON SHOQNIA O MHILL SHENGJINI

KANGEN TY ME VARGJE MALLI

TA DHUROJ VETE GJENERALI

VLLAI MA I VOGEL TY TONINI

THOT O VLLA PAQ VEQ DITE GEZIMI

GJITHE TE MIRAT QE KA BOTA

T’UROJN FMIT EDHE BASHKESHORTJA

NIPA E MESA TE DUAN FORT

100 VJEQ KESHTU SI SOT

PER TY THONE VELLEZER E MOTRA

GJITHMONE T’RI T’PAQIM KE VOTRA

URIMIN DETI JA JEP MALIT

E KTHEN N’KANGE GOJA E KANGTARIT

G’ZOFSH MHILL MARKU SI NGAHERE

DHE 70 PRANVERA TJERA

----------------------

PERGATITI MATERIALIN PERBLEDHES : TONIN MARKU ( VELLAI )

SHKROJ KENGEN : TONIN NDRECA

KENDOJ ME QIFTELI : PAVLIN KOLA

MARS , 2018

-Botohet per here te pare ne ZemraShqiptare, -

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 21 Mars 2018-