http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Zeqir Lushaj: Mhill Marku eshte djali i detit
| E Merkure, 24.01.2018, 09:25 PM |

MHILL MARKU ESHTE DJALI I DETIT

Ekskluzive per ZSh-në, nga  Zeqir Lushaj

Keto dite dolen nga shtypi ne Lezhe librat e ri te poetit mirditor Mhill Marku, mik imi i vjeter e bashkpunetor qe ne vitet ’70 në Zeri i Rinise. Kopjet e para, kuptohet i mori autori Mhilli, por edhe ai, kopjet e para mi dhuroi mua si redaktor i ketyre dy librave. Dhe une, si shume dhurata te tjera te kesaj natyre po i ndaj edhe keto ekskluzivisht separi me revisten tone te dashur ZemraShqiptare ne Londer.

Duke menduar se vendin kryesor do ua leme propogandimit te ketyre librave mbas promovimit te tyre me datem 10 Mars ne Tirane, une sot vetem po informoj per publikimin e tyre. E, si redaktor i tyre me takon te publikoj si hyrje, ose prezantimin, reçensen e vendosur ne librin e pare „KRENARINE MA FALI DETI“.

-----------------------------------------

Ç’FARE DO GJEJME NE KETE LIBER?

-Nga Zeqir Lushaj-

Veçanërisht një lexuesi të treves së Lezhës ku deti lagë brigjet nga breg-mati e deri në kufi me Velipojë, ti jepesh nje liber per detin, në shikimin e parë duket si diçka e tepert. Se deti gjithnjë ka qene por edhe gjithnjë  e me shumë po behet pjesë e jetes se perditeshme të njerzve tane. Deti si pjese e atdheut, deti si burim te mirash materiale, deti si portë me boten e paanë, deti si turizem e relaks gjithevjetor etj. është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë.

Autori i këtij libri Mhill Marku nuk na e ofron detin per vlerat që permendem, ai na e bjen at në një plan tjeter, në planin shpirtëror, në levrimin artistik. Mhilli e ka jetuar detin me dekada, fizikisht, shpirtërisht, ushtarakisht. politikisht, atdhetarisht. Eshte pjesë e tij siç ai, deti pra, është pjesë ndoshta përcaktuese e vet shpirtit te autorit sot 70 vjeçarë.

Mhill Marku është djal i detit, është bir dhe shok i tij. Ai i ka dhënë gjithçka këtij deti deri se i ka dhene dekadat e rinise së jetes që nga rinia e hershme. Ata qe nuk e njohin Mhillin, le ta shohin në foto. Veshtirë të gjendet një tjeter që edhe me paraqitjen e tij të vjen si një binjak me detin. I gjatë, energjik, i vrullshem por edhe shume i qete deri në melodi, orator si zhurmë dallgësh, “i padukshem” si nendetese e paqësor si anije që pret në mol.

Duke lexuar me vëmendje librin “Krenarinë ma fali deti”, lexuesi kupton se ka të bëjë me një njeri shumë të sinqertë, që rrëfehet pa asnjë obligim veç shpirtit, që sot, i ulur në një breg te bardhe të detit të tij, hedh besnikërisht ato mbresa të paharruara të një jete deri heroike.

Me poezite e këtij libri lexuesi do te ndjehet shume me afer detit, do të ndjehet në gjirin e tij, do te emocionohet duke përjetuar gjendjen në fund te detit ku e ka vendin “mikesha e padivorcueshme”e Mhillit, nendetsja shqiptare kjo krenari e mbrojtjes se atdheut. Mhilli na merr me vete në stërvitje, na frymëzon, na nxit e edukon, na qorton e këshillon që edhe ne si lexues ashtu krejt pa e kuptuar behem pjese e ekuipazhit marins brigjeve te Adriatikut e të Jonit. Nga poezia në poezi edhe vet lexuesi do te ndjej se po behet edhe ai krenar si ushtaraku shembullor Marku duke i dhene edhe shume te drejte në krenarinë qe ai manifeston e shkruan per ne. Pra, them se në fund te leximit, gjithsecili nga ne do ndjehet edhe me burrëror, edhe më krenar.

Edhe vet une si redaktor i librave te Mhillit, por edhe si shok prej dekadash të viteve të arsimimit  me autorin, ndjeva krenari per mikun tim, per kolegun poet, per nivelin e larte te pasqyrimit te ndjenjes se detyres, te ndjenjes kombetare, nepermes jetes ne detaje me ngjarje e figura qe na behen aq te aferta në lexim e siper sikur i kemi perjetuar e njohur edhe vet.

Në librat e Mhillit parakalojne marinar të thjeshte e komandant emërmadh, shoke të armes e idealit, epror e vartese, në një lidhje jetesore shembullore qe te rritin me tej dashurine per kete armë të fuqishme e krenare siç është Fllota Luftarake Detare. Asimilimi i detajeve te këtij libri per detin dhe detaret na ben që të ndjehemi edhe ne si lexues me afer detit, të ndjehemi gati detarë.

Jemi mesuar te shijojme detin në reren e nxehtë, në ditet e vapes së korrik-gushtit duke pirë birrë e duke u ngacmuar me “drenushat’ neper breg, por ama deti ne thellesine e tij është shumë i zorshem, i ashper, i rrebt, i frikshem. Imagjinoni një grup djemsh në moshen më kritike që kalojnë ditë e netë të gjata në barkun e nendetses të fundosur deri në qindra metra në uji! Aty, në at’ botë privilegj vetem i marinarëve trima jeton edhe sot Mhilli me tërë koshiencen e tij. Ndaj poezia ka jete, te merr me vete, te rrenqethe shpesh por edhe të trimëron e frymëzon.

Neper poezite e Mhillit ndjeni dashurinë njerëzore si një diçka shume te prekshme, sublime te shenjte.

Brigjet e detit na shfaqen neper poezi si vendtakime, si venndarje, si dogana, si kufinjë... Se në brigje ke lene te dashuren, le lene familjen, ke lene fminjte, shoket e miqte. Keta që permendem, syte i mbajne nga deti, ndersa detari marinar  nga atje mes dallgeve syte i mban nga bregu ku jep e merr mesazhe një pulebardhë.

Jeta ushtarake eshte më e shquara në çelikosjen e nje shoqërie të vërtetë. Këtë do e ndjeni neper poezite e Mhillit ku krahas komandanteve me grada ndjehet aq afer kolegu, vartësi, shoku a edhe shoqja e detyres. Shume e shume prej tyre neper poezite e Mhillit na vijne edhe sot pas dekadash ashtu si në dikur në rrjeshte, na vijne plot dashuri e vertetesi sa i thua vetes “si nuk i kam njohur edhe une keta  njerëz”.

Eshte merite e autorit që sot pikërisht ne festen e ditëlindjes se tij, na jep një poezi të fresket, rinore në ide e përmbajtje. Ndonese jo pak nga keto poezi në kohe “janë të vjetra” vijnë sot edhe si ditar por edhe si homazh i kohes së jetuar denjësisht nga autori e koleget e tij. Ndaj poezia me mesazh të vertet nuk ka kohë, ajo nuk vjetrohet as largohet, jeton bashk me lexuesin, e shoqeron atë.

Poezia e Mhill Markut ju drejtohet të gjithë lexuesve por është tematika e këtij libri që këtë poezi do e beje shumë te dashur e vende vende të shenjte per ish koleget, per ish marinaret që në dekada ishin me njeri tjetrin krah per krah. Poezia e Mhillit ka arritur te shmange karakterin biografik por ama jam i bindur se shume e shume shoke e miq veterane te detit e te aferm te tyre, do te emocionohen shume e do të fshijne edhe ndonje pike loti se në një farë menyre, në paradë eshtë jeta e tyre e lavdishme, ajo, e paperseritshmja që nuk kthehet më.

Ju bera vetem një prezantim te shkurter të asaj çka ndjeva e mendova unë se ju do të gjeni në kete liber pa cituar nga libri që të mos konsumoj autorin as te mos perseris ndjesinë e lexuesit të drejte per drejtë të figures e fjales së shkruar.

Mikut tim Mhill Marku, djali të Oroshit e te Zadrimes, i uroj arritjen poetike të këtij libri dhe e presim  se shpejti me botime të tjera.

Lexuesit të nderuar i uroj lexim të këndëshëm.

-Shengjin, janar 2018-

Ballina e librit, me nendetesen muze, simbol i konflikeve te ashpra shqiptaro-ruse te viteve 60-të.

Kush është poeti Mhill Marku? Lexojeni dhe e gjeni ne shpindinen e ketij libri.

--------------------------

Jeta e detit e dominon vet e jeten e autorit Mhill Marku, por edhe ne toke ai eshte shume i ndjeshem, shume i permallshem, shume familjar, lirik e fisnik. Keto, do i gjeni ne librin e tij te dyte SHUBERTI I PYLLIT, ne 102 poezi te ndara ne kater cikle: 1. Lundrimet e para ne detin e poezise, 2. Pema e jetes, 3. Shuberti i pyllit, dhe 4. Dallgë e valë.

Miku im  rreth gjysem shekullor Mhill Marku me nderon qe bashke me librat e tij simpatik, me dhuron dhe nje perkushtim ne doreshkrim si mik e redaktor i librave te tij.

E urojme zotin Mhill Marku per keto botime (pjese te te cilave jane botuar edhe ne ZemraShqiptare,) dhe libra te tjere i urojme ne te ardhshmen.

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, Janar 2018-