http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Ymer Keta: Shih e shkruaj
| E Diel, 12.11.2017, 12:22 PM |

SHIH E SHKRUAJ…

-Shënime  udhëtimi, ekskluzive per ne ZSh, Vjeshtë,  2017-

Nga Ymer Keta

Në vijim të udhtimeve, pasjoni im i kahershem,  në ketë vjeshtë  u  erdhi radha Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës e  Prizrenit.  Në datën 28  shtator pronotuam një automjet , u oaganizuam familjarisht dhe  në orët e para të mëngjesit, u nisëm nga Lezha, rrugës së kombit, në Morinë dhe hapin e ndalëm në Prishtinë. Pimë nga një kafe,  dola dhe vizitova bustin e dëshmorit të lirisë Zahir Pajazitit, i cili bëri histori, atij që nuk ja mbajti fjalën, por bëri ushtri, e atij që ja shtiu t’merrin në bark armikut, strategut dhe trimit legjendar që nji here e lind nana.

Gjithashtu bëra foto dhe tek pallati ku qendronte  e varur fotoja e ish Presidentit të parë të Kosovës  Ibrahim Rrugova. Më pas së bashku me familjen, vizituam disa objekte social- kulturore, Universitetin e Prishtinës, në vazhdim dhe qytetin e Fushë-Kosovës, ku më bëhej zemra mal,ku shihja Kosovën të lire, mbas gati një shekulli.

Më pas nisëm udhëtimin për në Gjakovë.Gjatë udhëtimit të binin në sy Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, ku gjatë luftës për çlirimin e Kosoves, ishin bazë e UÇK-së e janë kyer luftime të ashpra.

Para se të shkonim në Gjakovë, ndalëm dhe vizituam Rahovecin, ku mësuam se ishte  një zone ku kulturat bujqësore I kishin kushtuar rëndësi vreshtave të Rrushit, që arrinin në 30 ha,pasi aty ishte ndërtuar dhe Fabrika e Verës, e cila kishte prodhime të bollshme, duke e eksportuar në shumë shtete të Botës.Gjithashtu kaluam mbi lumin Drini I Bardhë dhe ky me gjithë bukuritë e tij

Mbërritëm në Gjakovë, bemë një pushim të shkurtër bemë dhe disa foto, ku bëmë një shetitje  rreth qytetit .

Në ketë qytet kisha  kaluar dhe herë të tjera, por s’isha ndaluar e njohur mirë. Më bënte pështypje ai  gjelbërim e ai pyllëzim, ato parcela toke të mbjella me misër e perime ku mu kujtua theniet e dikurshme të Serbëve, që Kosovën e quanin Hambarin e Serbisë.

Shikoja disa fshatra të banuara me ish banorë të Mirditës, por me një vizion krejt  tjetër për punën dhe pronën. Edhe pse ishin mbyllur kufinjtë që nga viti 1948, ato si kishin humbur lidhjet me origjinën e tyre në Shqipëri. Me ra në sy fshatrat  për rreth ku janë berë beteja të mëdha luftarake kundër serbeve, si dhe  mu kujtua viti 1999, ku  banorë të Gjakovës u larguan nga lufta dhe u strehuan shumë prej tyre në Lezhë. U drekuam dhe filluam lëvizien në qytetin e Prizrenit, atë qytet historik, ku u bë mbledhja Shqiptare e Prizrenit 1878, ku u projektua Pavarsia e Shqipërisë, e cila u realizua më  28 Nëndor të vitit 1912 me ngritjen e flamurit në Vlorë. Për fatin tone  ishte një mbas dite me diell,  vizituam godinën ku ishte mbajtur lidhja e Prizrenit, e cila qendronte hapur për vizitorët.

Radha i erdhi   Kalasë   Prizrenit,vizituam tregun e qytetit, një treg mjaft i pasur, me një sherbim për t’u patur zili. Qyteti i Prizrenit, një qytet i hershëm, ku në kohën e pushtimit Turk, kishte qenë edhe vilajet edhe Sanxhak, ku kishte ngelur një qytet panaramik, të mbushte me frymë.  Të zinte syri ato vila dy dhe tre katëshe, me një qetësi të admirueshme.

Takuam  mjaft banorë që vijnë për pushime në Shengjin gjatë verës, të cilët na ftonin për kafe, por duke qenë se  kohen e kishim të limituar, s’arrinim dot  pasi në orët e mbas do të  ktheheshim në Lezhë.Në perëndim të diellit, kaluam qafën e Morinit(Doganën) e më pas vazhduam udhëtimin rrugës së Kombit. Thosha me vehte, po sikur të mos ishte hapur kjo rrugë, do na duheshin të paktën edhe katër orë për të mbërritur në Lezhë nga Qafa e Malit. Kështu kur mbërritëm në Rrubik ishte ora njezet. U ndalëm dhe u darkuam në restoranin Marubi, ku e gjithë ajo ditë na shkoi mbarë dhe rreth orë 22 mbërritëm në Lezhë.

Në dt. 29 shtator, pasi bëra ritualin e mëngjesit,u  ula në tavolinën e punës, mora shënimet e mbajtura dhe fotot dhe i sistemova, që të beja një reportazh pasi pas këtij udhëtimi radhën e kishte Mali i Zi  (fshatrat e qytetet Shqiptare si Tivari dhe Ulqini), por oreksi vjen duke ngrënë.

Në dt. 30 shtator u lidha në telefon me agjennsinë turistike “POSEIDON” ku më njoftuan se  kishte organizuar dhe planifikuar  një udhëtim turistik me Autobus në Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Ju thash me regjistroni dhe mua, duke bërë pronotimin

Në datën 27 Tetor 2017, u bera pjesë e kësaj Guide, duke u akomoduar me Autobus me intenerar ; Tiranë,Lezhë, Shkodër,  Hani i Hotit. Në ketë guidë kishte nga e gjithë Shqipëria, të cilët kishin zgjedhur këtë udhëtim.

Pasi bemë kontrollin e Letërnjoftimeve nga doganierët, radha i erdhi dhe Doganës së Malit të Zi. Autobuzi, po ecte drejt Podgoricës e më pas në Zhabjak, ku ketë intenerar as unë se njihja..

Histori.  Ciceroni Eno  Avdirrahmani  kishte pergatitur  një kujtesë për ato persona që s’kishin njohje e se, udhëtonin për herë të parë. Unë edhe pse kisha njohje e dëgjoja me vëmendje.

Mali i Zi është shtet i pavarur e sovran. Për herë të parë në burimet historike emrin “Mal i Zi” u përmend në shek. e XIII-të. Hapsira që quhej Mal i Zi, paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte  ; hapsirën mes Liqenit të Shkodrës dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Dulkës dhe Zetës. Në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të në ketë hapsirë zyrtarisht u formua shteti i quajtur “Mali i Zi”(MONTENEGRO).Kishte një hapsirë prej 1500 km katrrore. Me formimin si shtet sipërfaqja u rrit, kështu nga fundi i shek. të 18-të dhe fillimi i shek. të 19-të u dyfishua. Në betejën e Grahovës të vitit 1858 Mali I Zi fitoi kufirin me Turqinë me territore të reja. Më vonë në praninë e ndërkombëtarëve në kongresin e Berlinit më 1878 fitoi zgjerim territorial dhe siperfaqja e Malit të Zi arriti në 9475 km katrrore. Po kështu edhe mbas luftrave ballkanike territori i Malit të Zi, u rrit dhe 1400 km katrrore, ku hyri në pjesë të Sanxhakut, të Novi-Pazarit dhe një pjesë e Metohisë dhe Rrafshit të Dukagjinit, si dhe pjesa e juglindjes së Podgoricës. Nga vitet 1878 Mali i Zi e humbi statusin e shtetit dhe hyri në përberjen Serbo-Kroato-Sllovene, ku më vonë u quajt mbretëria e Jugosllavisë. Mbas luftës së dytë botërore u formua RFD e Jugosllavisë, ku Mali   i Zi ishte një nga gjashtë Republikat Federative. Në këtë kohë Malit të Zi ju ngjit dhe Boka e Kotorrit.

Në vitin 1992, kur RFS Jugosllave u shpartallua, Mali i Zi , mbeti në kuadër të RF Jugosllave, ku krijuan bashkësinë Serbi - Mali i Zi, e cila ekzistoi deri në vitin 2006. Me referendumin e 21 majit, Mali i Zi u pamvarsua dhe fitoi praninë nderkombëtare.                                  Mali i Zi karakterizohet me male të larta me bimësi dhe me rrafshnalta, e me lugina të thella lumore dhe me gropën (Tekniko-Karstike ) të liqenit të Shkodrës.

Ekonomia e Malit të Zi, është e përqendruar kryesisht  në turizëm.Në Censusin e vitit 2011 kishte 620.029 banorë. Gjuha zyrtare  Malazeze,shqipe, Boshnjake dhe serbe.

E përfunduam dhe ritualin dhe nisëm udhëtimin për në Podgoricë-Zhabjak dhe hovin e ndalëm në Doganën Serbska të Bosnjes, ku qe një udhëtim teksa i vështirë pasi na shoqeronte shiu gjatë gjithë këtij udhëtimi që nuk qe pak por mbi 200km. Gjatë udhëtimit, vazhdonte muzika, kënga Labe, Tiranase, Lushnjare e Veriore, thoshe se jemi krushq  e jo turistë. Si dhe gjatë udhëtimit, cicëroni Eno Avdirrahmani, na fliste e na shpjegonte për  Bosnjen.

Histori. Bosnje-Hercegovina, është një nga vendet historike në Evropë me histori të pa ndërprerë që nga mesjeta e sot. Nga viti 1580-1878 ishte mbretëri e pavarur, ishte një Ejalitet në kuadër të Perandorisë Osmane, nga viti 1878 deri më 1918 ishte brenda Perandorisë Austro-Hungareze dhe nga viti 1945 e deri më 1992 ishte një Republikës federale në kuadër të RFS Jugosllave. Ka një sipërfaqe  prej 141.5.000 km katrrore, në një lartësi prej 500 m mbi nivelin e detit. Sipas censusit të vitit 2011, ka një popullsi ; Boshnjakë 49.23%,Serb 29.81%,Kroat 6.61 %, Jugosllav 10.%, të tjerë 3.62%.Me popullsi 4.377.053 banorë.

Ura Stari-Most e Mostarit, njera e demtuar nga lufta,tjetra e rindërtuar.

Bosnje Hercegovina ndahet në dy njësi shtetrore dhe një njësi e përcaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative. Njësitë shtetrore janë ;

Federata e Bosnjes dhe Hercegovinës(org. Federacija Bosne i Hercegovinë) dhe Republika Serbe. (Org. Republika Srpska).

Në Federatën e (B-H) quhen Kantone siç janë ;

Kantoni Uno- Sana, Posovina,Tuzlla, Zenica-Dobaj, Bosnje-Podrinje, Qendror Bosnja,Hercegovinë-Neretva, Perendimor-Hercegovina, Sarajevë dhe Kantoni 10.

Në Republikën Serbe quhen Regjione ;  Regjioni Banja  Luka, Prijedor,Dobaj,Bijelina, Sarajeva- romanijska, dhe Trebinjë

MOSTARI. Një qytet me 113.139 banorë. Gjatë luftës ka qenë qyteti më i bombarduar boshnjak gjatë konfliktit të viteve 1992-1995, pas shpërberjes së Jugosllavisë.Infrastruktura e këtij qyteti pothuajse u rrënua plotësisht nga sulmet ajrore.Qyteti i vjetër nuk është më, Ura e sipërme Stari-Most, që njihej si zemra arkitekturore e qytetit, u shkatërrua për t’u rindërtuar vetëm në vitin 2004. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy dekada, Bosnja vazhdon të jetë e përçarë. Tre grupe etnike kryesore përbejnë vendin ; myslimanët boshnjakë, Kroatët dhe serbët. Gjatë luftës humbën jetën 100.000 persona dhe dy miljon u larguan nga banesat e tyre gjatë pastrimit etnik.

Bosnje-Hercegovina shtrihet në pjesën jugore të Evropës, në Gadshullin Ballkanik.Në Lindje kufizohet me Serbinë dhe Malin e Zi. Në Veri me Vojvodinën. Në Jug perëndim me Dalmacinë(Kroacinë. Ka një vijë bregdetare prej 20 km. Me klimë mesdhetare kontinentale. Ka kryeqytet Sarajevën. Reliev shkëmbor dhe malorë me disa rrafshnalta, po kështu dhe me male të larta si Magliq me 2386 m mbi nivelin e detit. Lumenjtë si Drino,Sava, Neretna,Trebishnjica dhe Una.

Pasuritë natyrore si Qymir Guri,Hekuri,Boksiti,Kromi Kobalti, Magneziti, Nikeli, Gipsi dhe Kripa.

. Për luftërat  e ashpra që ishin bër në Bosnje, veçanërisht, në Sarajeve, në Banja Luka, në Mostar e në Hecegovinë, ku gjurmët e plumbave dukeshin dhe sot në muret e pallateve. Në Bosnje  50% të banorve ishin Boshnjakë, 35 % Kroatë, pjesa tjetër pakica, serb, rom e shqiptarë. Pasi një pushimi e kontrolli, autobusi po merrte ato kthesa të gjarpëruara deri në hyrje të Sarajevës. Aty ndaluam, për një kafe, ku buzë lumit që kalonte anës qytetit, ishin disa kampingje me shtëpi prej druri, që i shfrytëzonin gjatë verës pushues vendas.

E nisëm përsëri udhëtimin nga Bukotica, Makdami, në drejtim të Mostarit, duke çarë ato male të larta e nepërmjet tuneleve,  u ngjitëm në rrafshnaltën ku ishin ndërtuar qytetet e Stolicës,Trebinjës, Pluzës e tjera me radhë, ku ishin të rrethuar me pisha e lisa, me ato rrugë që lidheshin me të gjitha shtetet si Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Malin e Zi nga shumë drejtime.Pushimin e bemë në Qytetin e Mostarit në atë qytet historik ku ishin zhvilluar luftime të ashpra.

Pasi bëmë një pushim të shkurtës, udhëtuam në drejtim të qytetit Medugorje, duke u akomoduar në Hotelin LUBURIC  tluburic@yahoo.com. Pasi u drekuam, vizituam Kishën e Shen Merisë, një kishe me emër ku vizitohej nga miliona pelegrinë.Kaluam një natë kendëshme dhe të nesërmen në orën 8.00, lëvizëm për tek ura Stari-Most. Në orën 11, nisëm udhëtimin për në Hercegovinë, ku të binte në sy vrimat e plumbave në faqet e pallateve të goditura nga militarër serbë. Kaluam ato fusha dhe mbërritëm në qytetin e fundit, ku bëmë dhe kontrollin doganorë, e ju drejtuam Hercegnovit në Mal të zi.

Pasi u drekuam në Hercegnovi, ju drejtuam  Tivarit dhe Ulqinit, të dyja këto treva shqiptare.

Shqiptarët banonin në të njejtat kushte ku kishin jetuar gjatë gjithë historisë së tyre në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik. Në mes shekullin e XIX-të trojet e tyre mbulonin një sipërfaqe prej 75.000 km katrrore. Ata shtriheshin në veri deri në Tivar(sot BAR), në Podgoricë, në Rrozhaje, në Novi-Pazar, në verilindje deri në Nish, Leskovac e në Vranjë, në lindje deri në Kumanovë në Shkup e në Manastir, në Jug në Artë e Prevezë.

Megjithatë, sipas kushteve historike që njohu Gadishulli Ballkanik gjatë sundimeve shumëshekullore Romake, Bizantine, Bullgare, serbe dhe Osmane, në disa vende të trojeve shqiptare, kryesisht në ato periferike kishin depërtuar si kolonistë edhe pjestarë të kolonive tjera. Prania e këtyre kombësive nuk ishte e njëllojtë kudo. Nga kjo pikpamje treva shqiptare ndahej në dy zona të mëdha : në trungun Etnik, ku shqiptarët përbenin shumicën absolute të popullsisë, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët përbenin pakicën e saj krahas popullsive të tjera. Me gjithë nhìgushtimin që kishte pësuar gjatë shekujve mesjetarë, trungu etnik përfshinte në mesin e shek.XIX, viset e Gegnisë, ku bënte pjesë dhe Kosova, dhe të Toskërisë ku përfshihej dhe Çamëria me një sipërfaqe prej 52.000 km katrrore, me një popullsi prej 1.300.000 banorë.

Shqiptarët në Mal të Zi, janë popullsi autoktone. Shqiptarët për herë të parë në vitin 1878, bëhen  shtetas Malazes. Malësorët shqiptarë janë përhapur në pjesën juglindore të vendit. Komuna e Ulqinit e përberë  nga Ulqini me rrethina dhe Ana e Malit. Ulqini, ka një popullsi prej 14.076 – 71 % shqiptarë, janë të besimit mysliman. Është një qytet bregdetar, sherben si port për Marinën tregtare, flitet gjuha shqipe. Puna e tyre është turizmi dhe peshkimi. Ulqini është Selia e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve.                  Shqiptarët në Mal të Zi, flasin Gegnisht.  Shumica e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE. Në vitin 2006 votuan për pavarsinë e Malit të Zi që i dha vendit shkëputjen nga Jugosllavia. Sipas nenit 13 të kushtetutës së Malit të Zi, gjuha shqipe së bashku me gjuhën serbe, boshnjake dhe kroate është në përdorim zyrtar si gjuhë minoritare.

Tivari, ka një popullsi shqiptare prej 2515 = me 6 % të popullsisë. Banorët e këtij  qyteti në dekadat e fundit, pothuajse janë më shumë Malazias e serb që banojnë në ketë qytet.

Plava ka   19% të popullsisë.

Tivari ka    6 % të popullsisë.

Podgorica  5 % të popullsisë.

Rozhaja      5 % të popullsisë.  Sipas censuesit të vitit 2011, gjithsej janë 30.439 banorë me kombësi shqiptare.

Ekonomia Zonat e banuara  me shqiptarë, janë pasive, përveç zonës së Ulqinit e cila ka burim kryesor turizmin. Për një jetë më të mire për shqiptarët është emigrimi, ku shumica e malësorëve punojnë e jetojnë në Amerikë.

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, Nentor 2017-