Kadare: Pse e firmosa peticionin
| E Premte, 29.03.2013, 03:54 PM |

Kadare: Pse e firmosa peticionin, kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke

I kontaktuar mbrëmë nga gazeta “Dita”, shkrimtari i shquar Ismail Kadare konfirmoi faktin se është në listën e intelektualëve që kanë firmosur peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Po, tha Ismail Kadare, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë, theksoi Kadare.


Dita

(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: