Xhafer Leci: Taip Zeka (15.04.1944 - 07.02.2013)
| E Hene, 11.03.2013, 07:41 PM |

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Taip Zeka  (15.04.1944 -  07.02.2013)

Me hidhërim e dhimbje mësuam për amëshimin e vëllait, prindit, familjarit Tuaj Taip Zeka. Në emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në  Nürtingen, Gjermani, ju shprehim ngushëllimet e çiltëtra gjithë Familjes të nderuar Zeka.

Taip Zeka, ish i burgosur politik, ishte një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare. Familja Zeka, e njohur për qendresë e dinjitet, përballë pushtuesit serbo-sllav, vuajti përgjimin e UDB-së, përndjekjen, persekutimin, burgimin e deri ekzekutimin e vëllait Tuaj Kadri Zeka, Hero i Kosovës.

Jemi pjesëmarrës në dhimbjen Tuaj të madhe, për amshimin e njeriut Tuaj të shumëdashur - Taip Zeka.

Në emër të Shoqatës "Kadri Zeka"

Taxhidin Bakiu, kryetar

Xhafer Leci, kryetar nderi


Kirchheim-Teck, më 3 mars 2013

(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: