Drita Lushi: U ndjefsh si mbret, Zeqir Lushaj!
| E Premte, 08.03.2013, 09:11 PM |

U NDJEFSH SI MBRET, ZEQIR LUSHAJ!

-Urim për ditëlindje-

NGA DRITA LUSHI

Nuk e di si duhet  të ndihet njeriu në Datën e Lindjes së tij!

I gëzuar, apo i mërzitur?!

I gëzuar, sepse merr urime, ështe në qendër të vëmendjes, gruaja të mban si princ, djali të merr në telefon e të uron : “Te bëhesh dhe njëqind!”, mbesa po ashtu të sjell zërin si fllad  pranvere, përmes  valëve zanore, po ja pastaj, dhe nusja e djalit  që të uron:” Gezuar baba!”- e ty të bëhet se veç djalit, Zoti të ka dhënë dhe një vajzë.

Ndalesh e mendon, por puna s’të lë. Duhet dhe ajo. Pa atë s’jetojmë dot, por na mban aktivë dhe në lëvizje gjithashtu.

Pastaj, pastaj vjen ai moment kur ulesh në tavolinë te drekosh  apo darkosh, e nën një gotë verë mund të të shpëtojë edhe ndonje pikë lot, duke kujtuar vitet e kaluara dhe të  jetuara.

Ai lot është gezim dhe melankoni bashkë.

Pastaj…pastaj, vjen ajo  torta e bukur që të serviret në  tavolinë…por ato qirinjte …ah, ato qirinjtë që kjo tortë paska sipër  sikur ta prishin pakëz qejfin.

“Si shume mor burrë”- mund të  thotë  Zeqiri me vete.

Por pastaj vendos të mos i numurojë.

Por dhe ti numurosh  nuk ka asgjë te keqe. Ato qirinj janë vitet e tua, ato vite janë jeta jote, ato qirinj  janë gëzimet dhe mërzitë e tua, jane sfidat dhe të papriturat, janë djali dhe mbesa, janë  vitet ku bashkëshortja  të ka dhënë  gëzim e të eshtë gjendur pranë ne çdo situatë.

Ti duhet te ndihesh mire pra, paçka se qirinjte mund te rëndojnë pak më shumë nga njëra anë, sepse në fund të fundit të lindesh në 8 mars, ështe bekim.

Nëna jote ndoshta s’ka fesuar 8 mars, por ka festuar lindjen tënde,e  ti ia ke uruar festën asaj me vitet e tua.

Kur njeriu ka plot shokë e miq qe e kujtojnë dhe urojnë, harrohen dhe ato dilemat, që mund të kesh para tortës, dilemat  se çdo te bësh, dhe si do të jesh vitet që vijnë.

Kur njeriu arrin një moshë, fillon dhe mendon më  shumë  të kaluarën se të ardhmen.

Por e ardhmja jonë,  ështe në duart e Zotit.

Per një  njeri që shkruan,  Datëlindja  mund të përjetohet shpirtërisht në njëqind mënyra.

Kur fjalen e përdor si armë apo si lule, ne kemi mundesinë, që t’ia marrim aromat jetës, dhe të spërkasim ditet  tona si ujë i bekuar, e  të ndihemi mirë!

Pra njerëzit e fjalës, ku bën pjesë dhe Ti, mund të zgjedhin mënyrën më  të bukur per tu ndjerë mirë, para viteve dhe kohës.

Si bir i Tropojës e si malsor, ti di të jetosh si bjeshkët mes të cilave je rritur:

Pra kryelartë, me besim tek vetja dhe tek Zoti, rrethuar nga dashuria e familjarëve të Tu.

Nuk ka rëndësi se sa jetojmë, në një rruge ku jemi kalimtarë, por si jetojmë.

E zgjata pak, e sot ti s’mund të  lexosh filozofirat e mia per jetën:

Pra qofsh shëndetplotë, gëzimpambaruar,fatmadh e i rrethuar nga njerëz që të duan.

Si bjeshkët  qoftë  jeta jote: E gjatë dhe e bukur!

Gëzuar!

Miqësisht- Drita Lushi

8 mars 2013- Shqipëri

 

Zeqiri - gazetar në 'Zeri i Rinisë' 1976 dhe Bajram Curri i tij


(Vota: 36 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: