Shaban Cakolli: Nazirja jeton me artin
| E Hene, 06.02.2012, 07:40 PM |

NAZIRJA JETON ME ARTIN

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Të jeshë artist,shkrimtar,poet,këngëtar,së pari besoj se duhesh të keshë dhunti.Më pas këtë dhunti duhesh të fitosh eksperiencë për të e futur në veprim.Po si bëhet kjo?Padyshim me punë e përkushtim,ku më i rëndësishmi është leximi.Shpesh me vete mendoj,e tëra kjo mjeshtri bëhet përmes artit:artit të të shkruarit,kënduarit,aktrimit.......Shpesh mendoi çka mund të jetë arti në konceptin më të shkurtër dhe domethënës?Nuk jam i sigurtë,por këtë koncept unë e kam  menduar kështu:Emocionet, ndjenjat,mendimet etj,  janë dukuri shpirtërore të cilat nuk mund të kapën drejtpërsëdrejti nga shqisat. Përmbajtja e tyre e bukur ose e madhërishme nuk mund të shikohet ose të preket. Prandaj, arti me mjetet e tij materiale: me anë të fjalës, gjesteve, tingujve, vijave, ngjyrave, lëvizjeve etj., riprodhon estetikisht pamjet e jashtme fizike të dukurive të realitetit ose ndërton  botën e imagjinatës duke i fiksuar ato në figura artistike.

 

Më ka rënë shpesh përmes ekraneve,cd,yotube,të dëgjoi një këngëtare,e cila me mall e dhimbje  i këndon  vendlindjes,asaj  që më së tepërmi i mungon.Është kjo këngëtarja jonë Nazire Jaha.Mënyra si kjo këngëtare këndon,mjeshtria e këndimit të saj,shprehëja e dhimbjes dhe mallit mes këngës,sikur i pushton gjithë mërgimtarët të cilëve ju mungon atdheu.Veq këngës emrin e Nazire  Jahës e kam hasur edhe në revista dhe web faqe të internetit,si poete me poezitë  e saja kuptimplote.Ajo që më ka ngulitur në zemër poezinë e  Nazire  Jahës,është  Radio Zëri i Arbërit në Norvegji.Është kjo një radio gjithnjë në shërbim të atdhetarizmës dhe kulturës sonë kombëtare.Të enjëteve kjo radio kombëtare i përkushtohet tërësisht fjalës së bukur  artistike.Kryeredaktori i kësaj radioje z.Imri Trena,është shkrimtarë,poet,gazetar,i cili është  njohës dhe dashamirë i kulturës kombëtare.Ai në këtë program deklamon vargje të poetëve  rilindas dhe bashkohës,vargje ndër më të zgjedhurat,qoftë të Pashko Vasës,Mjedes,Çajupit,Naimit,Kadare,Shkreli,Podrimja,e deri te poetët e kohës sonë.Këtë të enjëte,miku ynë Imri Trena,deklamoi një cikël të gjërë të poezive të poetës sonë Nazire Jaha.Gjatë deklamimit ai iu dha muzikalitet,ju dha shpirt dhe këto poezi të saj mu ngulitën në shpirt,më u bëren më të dashura,më të çmuara se sa kur i kam lexuar në revistat tona,apo në webfaqe.Arrita vetëm njërën nga këto të e inqizoi në shiritin e magnedofonit ,të cilën po e hedh këtu për lexuesit.

 

NAZIRE JAHA

 

Tridhjetë vite u bënë sot

tue kënduar një këngë me lot

për ju o lule të njoma

kur ratë ju,lotoi Kosova.

 

Atë janar korbat u tërbonin

nisen maskat të shtrijnë dorën

lisat si ju nuk rrëzohen

gjaku juaj,shkrini borën

 

Jusuf,Bardhosh,Kadri

themeltarë për t´shtrejtën liri

vigaj ishi,shkëmb,fuqi

ju qëlluan në pabesi

 

E unë me dhëmbje këndova

pabesinë gjithë e mallkova

po kurr përgjegje nuk mora

kush ju vrau ,ju thaftë dora.

 

Padyshim kjo është poezi e vlerës,e dhimbjes,ku poetja shprehë protestën dhe mallkimin mes vargjeve,për armiqët dhe tinzarët,të cilët na i vrasin djemat tanë pas shpine,vetëm pse ishin liridashës.Nuk habitë fakti si një këngëtare të rrugëtoi kaq bukur në poezi.Këngëtare,njëherit krijuese,e cila  ndjenjat e saj i nxjerr nga thellësia shpirtërore i hedh në letër për lexuesin,i ndërton në këngë dhe u jep shpirt për dëgjuesin.Eh,po unë mendoi se poezia dhe kënga janë dy nimfa të lidhura ngusht njëra me tjetrën.Vetëm poezia e mirë mund të e bëjë një këngë të mirë dhe jetëgjatë.Poezia dhe kënga jonë janë shumë-shumë të vjetra,fisnike,të cilat bashkarisht kanë ndriçuar dhe begatuar historinë tonë kombëtare.Për krijimtarinë poetike të Nazire  Jahës,nuk mund të themi se përmbyllëm  gjithçka me këto pak fjalë,por ne po ndalemi këtu,për të vazhduar më tej aktivitetin e saj si këngëtare.Nazire  Jaha,kjo bijë Stagovase nga fëmijëria është mishëruar me këngën.Nuk e kam të qartë nëse Nazirja rrjedh nga familja që traditë e kishin këngën,apo si fëmijë ka dëgjuar historinë tonë të begatshme dhe të përvuajtshme kombëtare,dhe kjo e ka nxitur të këndoi.Më tepër më duket se ky talent i saj rrjedh nga tradita familjare e këngës.Kështu të len të kuptosh kënga e saj"Ku e kam nënë qyftelinë e babës",e cila të rrënqeth trupin dhe të bënë të derdhish lot.Kështu thotë edhe një poezi mjaft përkushtuese e Nazires e titulluar"Qyftelia ime".Sido që të jetë Nazirja në moshën nëntë vjeqare e nisi këngën ,fillimisht nëpër shkolla,kurse duke hedhur shtatin bashkëpunoi me shumë"SHKA" të rrethit.Fillimisht u shqua me këngët e saja në kuadër të shkollave,ku arsimtarët kishin zbuluar talentin e saj për këngën,ajo ia thoshte nga shpirti,pa ndrojtëje,dhe gjithnjë përcillej me duartrokitëje frenetike.Ajo fillimisht iu bashkangjit SHKA"Tingujt e  Vendlindjes",me të cilën u prezantua në shumë programe dhe koncerte anëe mbanë Kosovës,si në Gjilan,Ferizaj,Maqedoni dhe vise tjera shqiptare.Nazirja mori  pjesë në shumë festivale të këngës atëbotë,nëpër festivale  komunale dhe krahinore,ku  gjëthnjë u prit mirë nga artdashësit dhe u laurua shpesh me çmime.Ajo këngën e këndoi shpirtërisht,iu qas tematikave të zgjedhura që përshkruanin dhimbjet,si p.sh kënga  e Rexhës,me të cilën zuri vendin e dytë kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçare.Kënga popllore, e mirëfilltë, është art joshës, art i shpirtit dhe i zemrës së njeriut. Sikur ky art i “rrëfen” të gjitha ngjarjet e jetës sonë. Është pra një histori e kënduar në vargje, tinguj, melodi e ritëm. Në këto këngë u përkushtua  Nazirja dhe i këndoi shpirtërisht.Kur ishte në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare garoi në festivalin"Kosovarja këndon" i cili u mbajt në Ferizaj.Nazirja së bashku me shoqen e këngës Mexhide Dashi,interpretuan këngën"Dada do ta shes skutaqen",ku kënga e tyre u cilësua ndër këngët më të mira të festivalit dhe zuri vendin e parë.Këngën e pati të përhapur në shumë media,por  zëri i saj gumbonte ëmbël në Radio Prishtinë,ku këngët e saj shpesh zinin vendin e parë në Toplistë.

 

Ka qenë eshpërblyer disa herë nga juria dhe nga publiku. Në vitin 1987 mori pjesë në Festivalin “Rinia këndon” në Gaçkë të Ferizajt, ku zuri vendin e parë dhe u mirëpritë ngrohët  nga publiku artdashës. Por, ka kënduar edhe në Gjilan në “Takimet e Majit” në vitet e 90-ta. Pra, ka bërë turne të ndyshme duke dhënë koncerte të shumta me Ansamblin “Tingujt e vendlinjes” në Kosovë dhe jashtë Kosovës.  Pas situatës që ishte në Kosovë (1999), kur popullata ishte e shtypur nga barbaria serbe, edhe kënga u ndal dukshëm. U mbyllën mediat tona. Kështu që, këngëtarëve tanë u mbeti të këndojnë nëpër turne të ndyshme, në ahengje familjare, duke mos pasur mundësi të prezentohen nëpër Radio Televizjonet tona. Turneja e parë e  Nazires dhe dalja e parë nga Kosova ishte viti 1990, ku ishte pjesmarrëse nëpër tyrne në Zvicër së bashku me Fitim Domin, Selajdin Miftarin , Xhavit Sadikun, vëllezërit Aliu nga Shkupi e disa të tjerë. Këtu prezenuan këngën shqipe me shumë sukses para shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Situata e shqiptarëve  nëpër vite sa vinte e keqësohej më shumë,pushtuesi me thundrën e hekurt po maltretonte,burgoste,vriste ,dëbonte,por edhe varfëronte popullin tonë liridashës.Atë kohë të viteve 90-ta,shumë shqiptarë të përndjekur ekonomikisht dhe politikisht po lenin  Kosovën,për të kërkuar strehim të sigurtë nëpër Europë dhe botë.Atë fat të hidhur e përjetoi  Nazirja,e cila u strehua në Norvegji.Natyrisht si gjithë këngëtarët tanë të strehuar jashtë atdheut,te një popull me gjuhë e kulturë tjetër,edhe  Nazirja sikur stagnoi pak me këngën,por dashurinë për këngën e ruajti gjithnjë në shpirt.Ajo këndoi para mërgimtarëve në festat kombëtare,koncertet humanitare,gjithnjë plotësoi kërkesat e artdashësve në mërgim dhe u mirëprit me duartrokiteje.

Vitin që lam pas ajo riinçizoi në Kosovë këngën më të dashur të shpirtit"Dada do ta shes skutaqen".Kësaj radhe ajo nuk e këndoi  si më parë në duet,por e këndoj vetëm dhe është mjaft e kërkuar nga dëgjuesit.Nazirja me profesion është motër medicionale,veqmas profesionit ajo ushtron këngën dhe poezinë.Nazirja njësoj e don  profesionin e vet,këngën dhe poezinë,vetëm këto e bëjnë të ndjehet mirë.Andaj lirisht mund të themi se kjo bijë Stagovase jeton me artin.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: