Olimpiada Speciale Verore
| E Diel, 19.09.2010, 10:40 AM |

Nga Haxhi Dulla, Varshave

 

1500 sportist nga 56 vende  marrin pjese ne  Olimpiaden Speciale Verore Europiane, e cila nga  18 - 23 shtator mbahet ne Varshave te Polonise. Ne gara te ndryshme,marrin  pjese personat me aftesi te   kufizuara. 

                                              

Ne stadionin e qytetit  te Varshaves ne  pranine e mbi 20 mije te pranishem nder ta personalitete te jetes politike ,kulturore e sportive nga tere bota , ne oret e  mbremjes  u  ndez Flaka e Shpreses  e sjellur enkas nga qyteti grek      Aleksandropolis. Hapjes solemne te  garave e beri prezydentja e Varshaves  Hanna Gronkiewicz-Waltz.

Reprezentacioni i  Kosoves,i cili per here te pare merr pjese ne keto gara, edhe pse me numer te vogel te garuesve u mireprite me duartrokitje te gjata nga te pranishmit ne stadium.  Perveq Kosoves ne gara merr pjese edhe reprezentacioni i Shqiperise tashme pjesemarres i rregullt i Olimpiades.    

Historia e lojrave ka fillimin e vet ne vitet 60 ,per   here  te par ne SHBA. Sot kjo Levizje, perfshine mbi  180 vende te botes me mbi   3 milion  garues  ,trajner e punetor perkrahes ndihmes.

 

Lojrat e sivjetme  Olimpike    Speciale mbahen nen patronatin e prezydentit te shtetit polak Bronisław Komorowski.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: