E enjte, 16.05.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramazan Bekteshi: Lista e hebrejve amerikanë që e ndihmuan Kosovën

Miq të nderuar, u mundova të vë në spikamë listën e miqve tanë, hebrejve amerikanë, perfaqësues në Kongres, Senat dhe më shumë, që na u gjindën në kohë të vështira, kur lobohej për sensibilizim të opinionit ndërkombëtar per lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kur lobohej për intervenimin e NATO-s, për fushatën ajrore 78-të ditëshe...

Albert Vataj: Fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli

Ai, Lasgush Poradeci, nuk është prej kaq vitesh në të jetshmit e kësobote. Por poezia e tij, shpirti i dlirë e këndimtar i një zemre andshmërie, vijon të ledhatojë valët e liqenit të mallshëm të Pogradecit, atij mëtimi të urtë që flinte në ëndjen e poetit dhe zgjohej në tamëltimin e vargjeve e epjen joshëse të syve të tij të ujtë e zemrën...

Hasan Hasanramaj: Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbetet simbol kombëtar për shqiptaret kudo që janë

Profesor Mark Krasniqi  që nga ditët e hershme të jetës së tij e deri në momentin e fundit të jetesës ti për Kosovën dhe qytetaret e saj ka krye punë të mëdha në momentet me të vështira, kur ky popull është kacafyt me jetën apo vdekjen- për çka edhe është bërë emër i njohur i historisë, i luftës për liri, i dijës, i kulturës shqiptare ka lënë  gjurmë  shumë të vlefshme në shekullin XXI...

Nue Oroshi: Profesor Ernest Koliqi dritëdhënesi i kombit shqiptar

Dashuria për profesor Ernest Koliqin na ka tubuar sot të gjithëve në këtë sesion të veçantë shkencor nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Ta kujtosh profesor Koliqin në 120 vjetorin e lindjes nuk është vetëm burrëri dhe atdhedashuri por është edhe një mision fisnik që kanë marrë sot të gjithë këto studiuese dhe...

Mevlud Buci: Fran Gjoka, figurë e njohur e arsimit dhe gazetar i mirënjohur

Kontributi i gazetarit të njohur FranGjoka në arsim është thuajse 50 -vjeçar.   Nëbiografinë e tij bie nësy veçanërisht përkushtimi i lartë, fillimisht si mësues nëshkollën 8-vjeçare të ishullitLezhë e nëvazhdim si specialist në DAR të Qarkut të Lezhë, por e pandara nga jeta e tij në arsim ka qenë dhe është përherë e vrullshme, cilësore dhe...

Albert Vataj: Tefta Tashko Koço, këngëtarja e madhe lirike

Tefta Tashko Koço në traditën e këngës lirike shqiptare ishte padyshim një privilegj. Edhe ne, si gjithë kombet e qytetëruara, duhet të kishim, dhe e patëm një zë që magjishëm këndoi dhe hyjshëm mrekulloi. Shpirti ynë i plaguar në një kohë të trazimtë pati atë si një balsam. Lartoi...

Albert Vataj: Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore

Ai asht ndër t’parët dirigjent profesionist t’orkestres simfonike. Ai sa kje ndër t’mdhejt e t’mdhejve t'muzikës shqiptare, ka zhvillu nji aktivitet t’dendun n’fushën e krijimtaris, muzikologjisë dhe pedagogjisë, ekzekutimit gjithashtu. Veprat e krijuese prej tij shtrihen qysh prej te muzika e dhomës, ajo për orkestër, muzika instrumentale e vokale, muzika e filmave...

Dorian Koçi: Si duhet ta vlerësojmë Nënë Terezën?

“Jepi Çezarit atë që përket Çezarit dhe Zotit atë që i përket Zotit” - kjo shprehje e njohur nga Bibla ka marrë konotacione të ndryshme gjatë shekujve. Në sensin historikografik, shprehja i referohet vlerësimit dhe kontributit të figurave të ndryshme historiko-shoqërore në kohë. Në historinë tonë të turbullt, ne shpesh herë...

Sami Islami: Dy fjalë për luftëtarin, rapsodin dhe humanistin Arif Islamin

Duke i lexuar librat e bashkëvendësit tim, Gani Ratkocerit “100 VJET PAVARËSI”, Tiranë, 2012 dhe PROFESOR AHMET GASHI, “MËSUES I POPULLIT” RILINDASI I FUNDIT, Tiranë, 2005, përveç tjerash,  kam gjetur mjaft të dhëna për jetën e gjyshit tim Arif Islamin (Reçicën), prej shpërnguljes se tij nga trojet etnike në vitin 1878, e deri me vendosjen e tij në fshatin Llugaxhi...

Vlash Prendi: Shkelqimi dhe vrasja në tradhëti e një miti

Sot mbushen plot 94 vjet nga dita e ndarjes nga jeta të patriotit, shkrimtarit, dramaturgut dhe arkeologut të njohur Atë Shtjefën Gjeçovi. Ai lindi në Janjevë të Kosovës më 12 Korrik të vitit 1874, në një familje të varfër fshatare një nga mështarët dhe patriotët më të shquar të Rilindjes Kombëtare, Atë Shtjefën Gjeçovi...

Dorian Koçi: In memoriam për Robert Elsie

Robert Elsie për të gjithë ata që nuk e njohin është një nga albanologët më të shquar të huaj. Që nga vitet `80 të shekullit të kaluar e në vazhdim që ai ka patur një aktivitet shumë të ngjeshur në shumë aspekte historik, filologjik, në fushën e fotografisë duke bërë të mundur që thesaret e ndryshme të kulturës shqiptare të shpërndara...

Gjekë Gjonaj: Krijues e studiues serioz e i palodhur

Studiuesi serioz dhe i përkushtuar i letërsisë shqipe, prof. dr. Anton Nikë Berisha, më 7 gusht të këtij viti ka mbushur 77-vjet.Ata që e njohin këtë figurë të dalluar të letërsisë shqipe besoj se do të pajtohen me vlerësimin se mosha për të thjeshtë është vetëm një numër, kur bëhet fjalë për krijimtarinë letrare e studiuese, e cila s’ka ndaluar...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora