E shtune, 18.05.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Ara e Vdekur

Po shetisja në perferi të Tiranës. Fllad. Ngjyra. Tinguj. Aroma. Kur befas më del para një kodër e butë, e bukur. Mbi kodër, ara të mbjella me ngjyra të zjarrta si të Kubit të Rubikut.Njëra nga arat ishte arë djerrë, arë e shkretë, arë e vdekur...

Edison Ypi: Libri dëgjohet

Nga britma e parë kur sapo bie nga barku i nënës deri te traku i fundit i zemrës, e gjithë jeta është muzikë.Për gjithkend që nuk njeh Letësinë, Artin, por edhe zeje, nuk thuhet "nuk merr sy" apo "nuk merr hundë", por "nuk merr vesh", pra nuk dëgjon muzikat përkatëse...

Edison Ypi: Fis

Jemi Fis i madh, jemi koc i fort, jemi rracë e pamposhtur.Kemi në Fis nga të gjithë që na duhen.Kemi një dhëndër që di të vjedhë por s'di të fshehë. Por kemi në Fis dhe një baxhanak që s'di të vjedhë por di të fshehë. Pasi kryejnë punë në bashkëpunim, dhëndrri hajdut dhe baxhanaku dinak, hanë e pinë e llafosen për të këmbyer talentet...

Edison Ypi: Paska qenë Shqipëria plot me Zonja dhe Zotërinj!

Paska qenë Shqipëria plot me Zonja dhe Zotërinj, dhe se paskemi ditur. Duhet të vinin të na i tregonin mercenarët  e medias dhe hajdutët e politikës.Në Itali, Amerikë, Angli, e gjetke, veç rasteve ceremoniale, në komunikimin publik nuk i drejtohen tjetrit me "Zoti" apo "Zonja".U bo bytha e halabakëve me i mbush ekranet me Zonja dhe...

Edison Ypi: Për një garuzhde groshë

Kishte kaluar mesnata. Ushtarin e zgjoi uria. U ngrit me përtesë. U shtriq. Mallkoi Fatin e zi që e kishte plasur në atë kapanon qensh. Vajti në mencë duke u lëkundur si i dehur. Shtyu sportelin prej druri që ndante mencën me kuzhinën. Hodhi një garuzhde groshë në tas. Hëngri i babëzitur. Piu ujë. Gromësiu. Iku. Fjeti...

Edison Ypi: Puna

Në vendin ku të shurdhonin planet, afatet, zotimet, premtimet, dhe të qorronin pankartat gjigande me puntorë pararojë, heronjtë e punës socialiste, kronikat, kooperativat, fushat, plugjet, traktorat, po të punoje të cilësonin "qen i punës", po të mos punoje të burgosnin "për parazitizëm"...

Edison Ypi: Spiuni

Diktatori ishte larg, ishte i paarritshëm, i padukshëm. Ai që të kallte tmerrin ishte hija që s'të ndahej, ishte ai që e kishe natë e ditë pranë - spiuni.Shqiptarëve u iku jeta duke duatrokitur Diktatorin dhe duke u tmerruar nga spiuni.Në familjen time, kurrë, asnjë fjalë, asnjëherë të vetme, në asnjë rrethanë...

Edison Ypi: Karola

I kam rënë Shqipërisë kryqetërthor disa herë. Një 20 vjeçar ose 20 vjeçare që të mos jetë në Fejsbuk meazallah se po e gjej.Në Fushë Krujë një 20 vjeçare surrat nëpërkë krrusur mbi kompjuter, më tha se një moshataren e saj që nuk është në Fejsbuk mund ta gjej vetëm në planetin Mars...

Edison Ypi: Justina

Many tears ago, kur gjatë një muzgu të trishtë po sorollatesha tek Sheshi Skënderbej, mua që s'kisha qënë kurrë në asnjë koncert, kinema apo teatër të Diktaturës, këmbët më shpunë brenda Pallatit të Kulturës.Këndohej për partinë, puntorët, fitoret, furrat, uzinat, traktorët, kallot e duarve, djersën e kooperativës...

Edison Ypi: Qen i mrekullueshëm

Si çdo Alice që nuk rri në vendin e vet por ikën në Wonderland, edhe Alice Taylor iku nga Anglia, vend me shira dhe mjegulla, në Shqipëri, vend i ngrohtë, me qiell të kaltër, det blu, diell të zjarrtë.Bujrum Alice. Shtëpia e shqiptarit është e mysafirit...

Edison Ypi: Gjerdan

Shqipëria ka plot perla të shpërndara, por vetëm 1 gjerdan.I vetmi Gjerdan me perla varur në gushën e Shqipërisë është një shkurtesë nga Gramshi në Mokër duke kaluar nga Kodovjati në Slabinjë, ose viceversa, nja 30 kilometra posht e përpjetë nëpër një terren me rrudha si tru njeriu...

Edison Ypi: Humba në Bathore

Muzg.Nga Kamza drejt Tiranës.Deri te Instituti Bujqësor nuk e vuajta dhe aq trafikun e dendur. E kalova duke kqyrur aeroplanat që ulen e ngrihen nga Rinasi si pikat e shiut.Sa kalova Institutin, më kapi bezdia.Kur udhëtoj në këtë rrugë në këtë orë për të ardhur në...

Edison Ypi: Me Kadare në fyt

S'ke ç'i bën. S'mund të presësh më tepër nga qurranjosët që janë përbindëshat që Liria i prodhon pashmangshëm si qyteti plehrat.Të mos e kesh besuar se ka pasur më të fortë dhe më inteligjentë se Diktatori, dhe për këtë lajthitje të bësh fajtor Shkrimtarin që Diktaturën dhe Diktatorin i mposhti, është mëkat tepër i madh që duhet vuajtur...

Edison Ypi: Peshkatari i Perlave

Fundi i oqeaneve të bibliotekave dhe arkivave është plot me perla.Perlat presin peshkatarët të mbajnë frymën, të zhyten, ta gjejnë e ta rrëmbejë guackën me perlë brenda.Perla ka. Po a ka Peshkatarë të zhyten në fund të oqeanit për t'i peshkuar Perlat ?...

Edison Ypi: Kanga Shkodrane

Përmeti, Korça, Kuksi, Tropoja, Skrapari, Elbasani, Berati, Myzeqeja, bëjnë muzikë të hatashme, kanë vegla muzikore të mrekullueshme, thurin tekste inteligjente me ironira dhe autoironira fantastike, edhe me nënkuptime erotike.Por jo si Kanga Shkodrane...

Edison Ypi: I love 4x4

Le të vozisë kush të dojë me makinë të vogël si buburrec, të qetë si peshk, të ulët si zvarranik, të ngrohtë, me kolltuqe të rehatëshme, me marsha automatikë, navigatorë që tregojnë edhe shtigjet e nëndheshëm të milingonave, GPS që gjurmojnë edhe brimat ku hyn e del miu. Janë të mrekullueshme të gjitha. Hiç mos iu ndani diabolerive...

Edison Ypi: Mbreti i Panairit

Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbret të Panairit të librit Mitat Frashërin, dhe u kry. Por Mitati ka vdekur. E helmoi Sigurimi.Naim Frashëri, Fan Noli, Zef Serembja, Migjeni, që edhe ata e meritojnë të shpallen Mretër, edhe ata kanë vdekur...

Edison Ypi: Katër dromca nga Kosova

Fill pas bombardimeve. Në hymje të Shtimjes. Mëngjez herët. Mjegull. Gërmadha shtëpish gjithandej. Te një lavazh, ulur, mbështetur pas muri, pronari dhe njëkohësisht puntori i lavazhit, ndjen zhurmën e makinës që afrohet. Çohet. Hedh një vështrim mua dhe makinës. Nis punën me la makinën. I dridhen duart...

Edison Ypi: Autori, Origjinali, Mesjeta, Kopja

Një tjetër Mesjetë më e errët dhe më e egër se ajo e inkuizicionit, djegies së librave dhe mendimtarëve në turrën e druve, na ka hy brenda me të gjitha të zezat, pa trokitur te porta.Autorin e vranë. Origjinalin e helmuan. Janë zëvendësuar nga Kopja dhe Kopjaci që po rrëshqasin si minj nëpër vrima dhe qenefe...

Edison Ypi: Nuse Bio

-Nuk është kurrë vonë për tu martuar. Mos u lodh me nëmërçka, vjosa, puka, myzeqera, divjaka, zadrima, krraba. Ato janë femra që nuk mbarsen. Po deshe nuse bio që pasi ta mbarsësh të mos pjelli bastarda por engjuj, ik merre në Mlik.-Faleminderit për këshillën. Po ku ndodhet Mliku ? Nuk e mban asnjë hartë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora