E merkure, 30.04.2025, 03:16 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Rruga

Rruga që Qan, është rruga 22 kilometra nëpër kodra nga Ndroqi në Vorë. Tepër panoramike. Tepër turistike. Meqënse askush s'do me e shkel me këmbë ose me rrota makine, nga inati, rruga qan.Rruga Qiellore është një rrugë e shkurtër dhe e paasfaltuar nga Sinja e Beratit, në Aranitas të...

Edison Ypi: Hektor

Edhe larg edhe xhep, Skrapari është më larg se larg. Shtoi largësisë së Skraparit edhe xhepat e vet Skraparit, merre me ment sa larg janë fshatrat e Skraparit. Në Skraparin e largët fshati më i largët dhe xhepi më i thellë është Backa.Hektor Bregasi u urdhërua të shkonte mësues në shkollën e...

Edison Ypi: Qafa e Martës

Koka në majë të Ostrovicës, gjerdani me perlën e madhe Backë varur poshtë gushës, ca perla më të vogla rrotull qafës, pylli i flokëve, supet e lëmuara, gusha e mermertë, qafa më e bukur e botës, Qafa e Martës, i ngjan qafës së femrës.Po ashtu si qafa e femrës lëviz vazhdimisht në kërkim të...

Edison Ypi: Rrugët e Femrës

Rruga rreth belit të Femrës, bashkë me dy ose tre rrotullime rreth kërthizës. është udhëtim i ëmbël që zgjat deri në 3 orë në varësi të sensibilitetit të vullkanit të fikur, kërthizës. Mjeti i rekomanduar i këtij udhëtimi nuk është nga ato me rrota apo zinxhira, por një vegël e butë prej mishi, buzët, të cilat...

Edison Ypi: Qyteti Pastërma

Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Praga "Qytet që këndon", Mitrovica "Qytet i therur", Leskoviku "Qytet i vdekur", e kështu me rradhë ka "Qytet që vallzon", "Qytet që qan", "Qytet i plagosur", "Qytet i vrarë", etj etj...

Edison Ypi: Lavdi Qenit

Ku të gjithë janë hajdutë, parazitë, intrigantë, gënjeshtarë, dallaverexhinj, thashethemexhinj, po vazhdove të jesh Njeri, pisk e ke, nuk çan dot, ke falimentuar, davanë e ke humbur.Qeni është zgjidhja.Bëhu qen të shpëtosh...

Edison Ypi: Ja ku gjalloj

Do me më gjet ku jam, ku jetoj, ku gjalloj ? Nisu ku po ndërtohet një pallat pa leje nga një parelli me ekzemë në tru. Mu aty, futu te një tunel i ngushtë që do të dali para me të gjithë madhështinë e vet si nënujori i La Manshit. Pastaj drejt. Kur të shofësh djathtas një kafene që nuk paguan taksat sepse ndihmon partinë gjatë fushtave...

Edison Ypi: Don Kishoti i Backës

Të shkosh në Backë nga Çorovoda, është normale, por jo interesante, jo eksituese.Të shkosh në Backë nga Vithkuqi, ai është udhëtim aventuresk, kavaleresk.Në Maliq, ku kthen për Klocë, një tip me thes në sup më tha se rrugë nga Vithkuqi për në Backë nuk ka. Nuk e besova...

Edison Ypi: Ky Libër

"250 Aventura nga Alice Taylor" është i vetmi libër Shqip i shkruar pa hile. Pa asnjë hile. Të vogël apo të madhe, të pranueshme apo të papranueshme.Ky libër nuk është shkruar në kafene apo në restorant, me të dëgjuara, apo me thashetheme, apo me pëshpërima...

Edison Ypi: Mbretëresha e Tekstit Alice Taylor

Alice Taylor është Mbretëreshë e Tekstit falë disa cilësive themelore që e dallojnë prej të tjerëve që ushtrojnë zanatin e të shkruarit.Për reporterët e zakonshëm, një "shtëpi e braktisur" është një ngrehinë e zbrazur me dyer e dritare të shkulura, suva' të rënë, tjegulla të vjedhura, mure gati për tu rrëxuar, oborr...

Edison Ypi: Recitimi

Ideja e Bujar Hudhrit për tu mundësuar pak fatlumëve të recitojnë Poezi të Hyut Kadare në prezencë të Tij diku në një kafene, është e mrekullueshme.Por e realizuar keq.Akti më sublim që njeriu bën në jetë, nuk është kur bën qef, as kur ha, kur lëpin, apo kur 10. Është Recitimi i vargjeve...

Edison Ypi: Tomorrica Mon Amour

Nëmërçka, Puka, Mirdita, Krraba, Myzeqeja, Mallakastra, janë disa nga Gratë e Mia. Njëra më e bukur se tjetra. Por asnjëra si Tomorrica, që është më e magjishmja e të tërave.Nuk kam asnjë kundërshtim që hiret rrënqethëse të Tomorricës time, t'i eksplorojë çdo i interesuar...

Edison Ypi: Rrotull Babait

Rruga e asfaltuar për t'i rënë rrotull Baba Tomorrit kthen majtas pak para Poliçanit.Asfalti është shpikur për të vajtur nëpër restoranta. Asfalti nuk është shpikur për të vajtur nëpër faltore. Aq më pak për t'i rënë rrotull një Shenjtori si Abas Aliu...

Edison Ypi: Anës Udhës

Po udhëton diku. Jo në Sauk, Ndroq, Pezë, Tapizë. Këto janë afër o të shpëlaftë mortja që gjithmonë të vete mendja te gjëra të kollajta.Larg o larg: Theth, Pukë, Devoll, Zavalinë, Gramsh, Skrapar, Leskovik, Këlcyrë.Kur befas, përballë anës udhës, sheh dikend...

Edison Ypi: Torollepsur bukur

Turista nga Bota që nisen për Tepelenë dhe falë mrekullive tona përfundojnë të torollepsur bukur në Kukës, ose nisen për Theth dhe përfundojnë të torollepsur bukur në Tomorr, të tillë gjen në çdo shesh, në çdo kryqëzim.Por më të torollepsur bukur se ata që ngatërrojnë qytetet, janë ata që bëjnë lëmsh shtetet...

Edison Ypi: Ik në Mamurras

Jeta vetëm me ledhatime, përqafime, puthje, pjerdhje, ahengje, nuk është jetë, është Ferr. Ik diku ku ndodhin vakira serioze, të vërteta, të egra, por të shijshme, madje të bukura. Ik ku ndodhin vrasje. Në Mamurras. Ku 100 vjet më parë disa shqiptarë të pabesë, pasi vranë, vodhën, dhe masakruan dy amerikanë...

Edison Ypi: Greku im

Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin zaptuar tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet.Ama edhe unë s'kisha ndejtur duarkryq. Në më pak se një muaj, falë parimit të pavdekshëm leninist "kam te puna", dhe merakut antidepresiv për t'i kryer punët me duart...

Edison Ypi: Magjepsje

Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me  makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me zarritje, në Magjepsje arrihet kollaj. Për në Magjepsje nuk lypset kallauz, as navigator...

Edison Ypi: Besprerje Kolosale

Kuçi, maçi, miu, buçi, buçja, derri, dosa, janë bërë bashkë po përgojojnë Amerikën, Europën, Perëndimin. Kusur s'po u lënë. Me Libër Shtëpie i kanë marrë.Tmerrohesh nga ky turp i paparë, kjo lebeti e padëgjuar.Nuk do t'i dëgjosh, dhe mbyll veshët. E pamundur. Klithmat vijnë...

Edison Ypi: Ik te Mali me Gropa

Makinë ke. Qefli i natyrës je. Qytetarët po ta shpifin. Qyteti të ka ardhur te fyti. Katunin dhe katunarët i do e i respekton. Me SPAK-un s'ke asnjë problem. Ik te Mali me Gropa.Ky udhëtim fillon te "Qafa e Priskës". Mu aty, pasi i ke hedhur një sy oqeanit mahnitës të maleve në Lindje...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx