E marte, 14.05.2024, 12:13 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Buçiti Lasgushi

Të mos më spiunonte katundari, të mos më gjakoste teli me gjëmba, të mos më kafshonte qeni, të mos më sharronte kalashnikovi, arratisesha natën "jashtë shtetit" me anë të radios.Në një nga këto netë me kufje në vesh dëgjova ca fjalë të mbytura si ...

Edison Ypi: Rruga

Rruga që nuk kishte formën e rrugës së plumbit quhej “rrugë e shtrembër”."Rruga e shtrembër" përfundonte në një gropë që quhej “internim” ose në një humnerë që quhej “burg”.Rruga më e rrezikshme ishte “Rruga e armikut”...

Edison Ypi: Mokra ka vdekur

Burra zamani me mustaqet deri te veshi që dinë si pihet rakia, si respektohet Kanuni, janë të rrallë, por ndoshta kanë mbetur në Mokër.-Mokra është e bukur, thotë një polic rrugor afër Quksit, ka ajër të pastër, njerëz të urtë. Por kot lodhesh. S'ke për të gjetur asnjë burrë rakie dhe kanuni. Pijetarët janë bërë qumështorë...

Edison Ypi: Libri i keq

S'ka gjë më të keqe dhe më të dëmshme se libri i keq.Libri i keq është një zhgarravitje dhe një llomotitje e papërgjegjshme, pa punë të lodhëshme, pa sakrifica të mundimshme, pa shkak të madh, pa arësye e lartë, pa talent, energji, ndjeshmëri, dashuri, frymëzim, përkushtim, vetflijim...

Edison Ypi: Martiri Sadik Bejko

Sadik Bejko nuk është vetëm ai qytetari i urtë që njohim, ai bashkëbiseduesi i këndshëm, poeti i ndjeshëm, studjuesi rigoroz, pedagogu perfeksionist.Sadik Bejko është ku e ku më tepër.Sadik Bejko është një vuajtës i paepur, një martir i pamposhtur që...

Edison Ypi: Çmendinë

Trimat, të ndershmit, të urtët, përbuzen.Frikacakët, kriminelat, injorantët, hajdutët, inkurajohen.Sa më tepër punë të dobishme të bësh, aq më tepër të urrejnë.Portalet, gazetat, televizionet, i mban politika, i paguan mafia.Populli telefonon televizionet çdo mëngjez për kodra pas...

Edison Ypi: Surrati i Shqiptarit

Surrati i spiunit, surrati i sekretarit, surrati i komshiut, surrati i drejtorit, surrati i kolegut, surrati i pedagogut, surrati i puntorit, surrati i kunatit, surrati i baxhanakut, surrati i vjehrrit, surrati i shokut të ushtrisë, surrati i shokut të zborrit, këta dhe të tjerë surretër shqiptarësh, cilësoheshin surrat qen, surrat derr, surrat majmun...

Edison Ypi: Qajtore

Në Prishtinë e shkruajnë “Qajtore”, por është “Çajtore”. Në Tiranë e shkruajnë Bar, Kafene, Pub, por është “Qajtore”. Pronari i Qajtores së Tiranës 20 vitet e para të jetës ka ngrënë dy herë në ditë përshesh me kos. Tani mban zinxhira floriri rreth qafës së dhjamur. Në Qajtore dy studente flasin pa u ndalur me sy e vetulla...

Edison Ypi: Me vdekje

Të dënohen me vdekje të gjithë shqiptarët që kanë harruar trahananë dhe dhallën.Në litar kosovarët që e kanë braktisur dhe po e shohin me përbuzje Pasulin.Me vdekje me pushkatim gjithkush që gjatë udhëtimeve nëpër bukuritë natyrore të Shqipërisë...

Edison Ypi: Kosova s'ka qen

Më pat' marrë malli për perritë e Sharrit, hyjnitë e Istogut, shalgjatat e Pejës, elegantet e Prizrenit.Anipse e korruptuar dhe e islamizuar, po digjesha për hiret e Kosovës, nazet e Saj, me ja bo ca komplimenta, ca ledhatime, me e kap për qafe, me e puth në faqe.Mezi po duroja Kosovës...

Edison Ypi: Ismailromani

Ismailromani është një Katedrale qiellore e pa prekëshme dhe e pa shkatërrueshme si diamanti, e pa ndryshkshme dhe e pa vjetërueshme si ari.Ismailromani është i ndërtuar me mure të qelqta, tjegulla kristali, sheshe të gjëra, parcela të blerta, portale gjigande, harqe madhështore, kupola me afreske...

Edison Ypi: Ne budallejt

Ne budallejt e duam pushtetin që ta bëjmë më të mirë. Ju skilet pushtetin e doni që ta vidhni.Ne budallejt i besojmë meritokracisë dhe transparencës. Ju të squtët i besoni nepotizmit, klientelizmit, regjionalizmit, mercenarizmit, sidomos rrenës...

Edison Ypi: Ja si mbrohem

Sëmuresh dhe vdes nëse nuk mbrohesh nga llumi shqiptaresk.Kur shoh faqet e para të gazetave, më merren mentë, më vjen për të vjellë. Iki në një katund. Takoj një fshatar që ka ndërtuar një vilë sa një kështjellë. I them viganit të punës; Dëgjo Ibrahim, Të gjithë ikin, ti qëndron. Të gjithë rrinë, ti punon...

Edison Ypi: Rrahja

Rrahja ishte i vetmi akt dhune për të cilin flitej hapur, dhe gjërësisht.Burgosjet, vrasjet, varjet, i fshihnin. Rrahjen jo.Grushti i rrugaçit, këpuca e oficerit, çizmja e ushtarit, shkopi i policit, këmba, dora, të gjitha "rrihnin"...

Edison Ypi: Ambrogio Guarneri

Ka pasur ushtarakë, klerikë, udhëtarë, politikanë, diplomatë, si dhe mbretër e perandorë e papë, e plot apeninikë të tjerë historitë e të cilëve në një mënyrë a një tjetër lidhen me Shqipërinë. Prej tyre ka edhe fort të rëndësishëm, nga ata që kanë përcaktuar fatet e Europës dhe botës, nga Pompeu deri tek Benito Mussolini...

Edison Ypi: Tymosim dhe qeshim

Kalimtarë anës rrugës, muhabetçinj nëpër kafenera, sehirxhinj nëpër veranda, bujq nëpër ara, të gjithë të qeshur, të gjithë buzagaz.U futa në atë luginë për tu dehur me bukuritë e fshatrave me shtëpi të gurta rrëzë maleve buzë lumit, me pllajat mahnitëse...

Edison Ypi: Profecia e Ilir Strazimirit

Natën kur Çausheskun dhe bushtrën e tij të dy mbytur në gjak i hodhën si qen mbi një beton, Ilir Strazimiri shqiptoi një Profeci.Profecia e Ilir Strazimirit mu kujtua këto ditë kur ju zorraxhinj që vidhni, ju plehra që xhvatni, ju halabakë që hiqeni për patriota, ju rrugaça që e ndërroni avazin...

Edison Ypi: Çiçi

Më bëhet Çiçi. Dua të lirohem nga çiçi. Duhet të zbraz çiçin. Sa më shpejt, se s'e mbaj dot. S'do rri duke u marrë gjithë ditën me çiçin dhe rrushin. Por jam në mes të qytetit ku kënaqësinë e nxjerrjes së rrushit dhe qefin e derdhjes së çiçit e ndalojnë moralistat, e pengojnë ambientalistat. Le ta ndalojnë moralistat nxjerrjen e rrushi...

Edison Ypi: Seferi

Seferi lindi në Pacomit pranë Vjosës, përballë me Dhëmbelin dhe Nëmërçkën. Kur Seferi ishte fëmijë, një ditë kqyrte laryshinë e njerëzve, ditën tjetër shtrihej përmbys në tokë me orë të tëra shihte i mahnitur ecejaket e milingonave, strategjitë e tyre të mbijetesës. Seferi mahnitej gjithashtu me pyllin, fletët e dushqeve, të cilat...

Edison Ypi: Zënkë me parole

Rama po lëvizte majën e thikës brenda një kocke për t’i nxjerrë palcën.Krasta po ndiqte me pirun një kokërr ulliri mbi pjatë.Kështu nisi ajo që të nesërmen gazetat e cilësuan “Genocidi i Pjatave”, “Vaterloja e Thikave”, “Torviolli i Pirunave”, pra luftë, por në fakt nuk qe më tepër se zënkë...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora