Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Çmendinë
E enjte, 22.10.2020, 12:20 PM
Çmendinë
Nga
Edison Ypi
Trimat,
të ndershmit, të urtët, përbuzen.
Frikacakët,
kriminelat, injorantët, hajdutët, inkurajohen.
Sa
më tepër punë të dobishme të bësh, aq më tepër të urrejnë.
Portalet,
gazetat, televizionet, i mban politika, i paguan mafia.
Populli
telefonon televizionet çdo mëngjez për kodra pas brigjeve.
Shkrimtarët
shkruajnë këllira.
Trashanikët
organizojnë evente artistike, letrare, poetike.
Të
patalentuarit vërdallosen si hiena që lëpijnë kërrma, si çakaj që hanë
ngordhsina.
Mbijetuesat
ordinerë që mbahen për artista bëjnë promuovime për të vjellë me fonde të
xhvatura.
Për
përgjegjësi qytetare, intelektuale, patriotike, nuk bëhet fjalë.
Thonë
se duan të hapin dosjet e spiunllëkut. Por këtu spiunat më të ndyrë kanë zënë
kryet e vendit dhe quhen "zotëri i nderuar", ndërsa të tjerëve që me
spiunllëkun janë më të largët se me infinitin, u shpikin ndërlikime
inekzistente.
Programet
televizive janë bosh. Pa frymëzim, pa kod, pa stil, janë thjesht rrëfime
lineare të asaj që syri sheh, veshi dëgjon, dora prek, hunda nuhat.
Filmat
e prodhuara në Shqipëri gjatë diktaturës janë neveritë propagandistike më
absurde dhe më qesharake që ka njohur bota, janë këllirat estetike me efekte
tragjike mbi shëndetin mendor të atyre që i kanë parë dhe i shohin, janë helmet
kulturore dhe sociale më të rrezikëshme prej të cilave shqiptarët mezi
shpëtuan. Megjithatë, trutharë të njohur që mbahen dhe i mbajnë për eksperta po
thonë se ato filma janë bërë nga regjizorë kollosa dhe janë luajtur nga aktorë
vigana, dhe jo vetëm nuk duhen ndaluar, por përkundrazi duhen restauruar.
Konservatorizmi
është elitarizëm, seriozitet, elegancë, rafinatecë, stil, vetpërmbajtje. Mirpo
teoricienët konservatoristë që na imponohen me një mijë mënyra banditeske janë
ca llapaqenë e ca halldupa trashanikë, ca
hajvanë ngrehalucë, ca dallamango e derra të panginjur që mezi presin të
shtrohet dreka dhe darka, të kërrcasi tapa, të ngulet piruni, të mbushet luga,
të kullufitet pilafi, të ngrihen gotat, të rrëkëllehet rakia, të bëhet selfia.
Liberalizmi
është diçka e ndritur, diçka e ndryshme, diçka alternative, që tek dishepujt e
vet provokon emocion, ngjall shpresë. Liberalizmi ynë është një errësirë plot
me plebej të pështirë ku të nxjerrin sytë hajdutët, një baltovinë ku të
helmojnë nëpërkat dhe gjarpërinjtë e bataqeve korruptivë.
Pa
folur për muzikën për të vjellë, tekstet e këngëve janë aq pa lidhje sa kur i
dëgjon bindesh se ai që ka shpikur Alfabetin ka qënë krimineli më i rrezikshëm
që duhej të shkohej në hell i gjallë.
Në
këtë çmendinë asnjë premtim nuk mbahet, asnjë afat nuk respektohet, asnjë e
vërtetë nuk thuhet.
I
vetmi ngushëllim është shpresa e vakët se ndoshta kjo çmendinë nuk do bëhet
kasaphanë, pastaj vorrezë.