Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Me vdekje
E hene, 19.10.2020, 11:58 AM
Me vdekje
Nga
Edison Ypi
Të
dënohen me vdekje të gjithë shqiptarët që kanë harruar trahananë dhe dhallën.
Në
litar kosovarët që e kanë braktisur dhe po e shohin me përbuzje Pasulin.
Me
vdekje me pushkatim gjithkush që gjatë udhëtimeve nëpër bukuritë natyrore të
Shqipërisë i mban dritaret e makinës mbyllur ose fle, e zë gjumi.
Me
vdekje varrosje për së gjalli të gjithë që votën e shesin.
Me
vdekje me rjepje lëkure ata që votën e blejnë.
Me
vdekje pa aspak mëshirë edhe shumë të tjerë;
Bjerrakohëset
që shohin telenovela.
Budallenjtë
që kan mall për Teatrin Popullor.
Ngordhalaqët
që nuk kanë kaluar kurrë nga Çorovoda, Mulliri i Hambullës, Sevranj, Pagri,
Përmet.
Çdo
shqiptar që nuk e di ku është Guri i Miçanit.
Injorantët
që nuk e dinë sa kilometra larg është Hëna.
Bythpambukët
që pëlqejnë Picat më tepër se byreqet me hithra.
Hileqarët
që kur i pyet për një gjë të përgjigjen për tjetër gjë.
Aestetikët
që përdorin batuta të pështira nga soc-filmat shqiptarë.
Budallenjtë
të cilëve këllira propagandistike "Zonja nga Qyteti" u duket film i
bukur dhe ja mbajnë mend batutat.
Të
gjithë qorrat, shurdhat, budallenjtë, injorantët, që nuk kanë lexuar
"Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave".
Pa
asnjë përjashtim me vdekje ata dhe ato që nëpër rrjetat sociale bëjnë si të
squt, të ndjeshëm, të ditur, si intelektualë, si patriotë, por në fakt gjithë
kohës s'bëjnë gjë tjetër veçse reklamojnë veten.
Me
vdekje me prerje të kokës me sëpatë mbi trungun e kasapit ata që thonë,
"të them të drejtën...".
Hunjtë
e gardhit që nuk dinë tu bëjnë komplimenta femrave dhe ankohen se ato nuk ua
varin.
Me
vdekje të gjithë ata dhe ato që pas gjoja dashurisë për Muhametin dhe Krishtin
fshehin interesa materiale.
Pa
pik mëshire me vdekje cilindo që shqipton edhe vetëm një fjalë të keqe për
Skënderbeun dhe Shën Terezën.
Me
vdekje cilido që thotë se Perëndimi na ka ndihmuar pak ose aspak, sikur
Perëndimi është ndonjë xhaxha i dhjamur në kurbet apo ndonjë komshi i lig që i
ka marrë borxh dhe nuk ja kthen.
Është
në nderin dhe krenarinë e çdo burgu të ketë në gjirin e vet të dënuar me vdekje
dembelat llafazanë të cilëve Puka, Bulqiza, Këlcyra, Erseka, u duken larg,
ndërsa Italia, Gjermani, Anglia, Amerika, u duken afër.
Me
vdekje me shkuarje në hell të gjithë hajvanët mendjengushtë që nuk e dinë ose
nuk e kuptojnë se perëndimi i pas luftës së dytë botërore nuk është as
antifashist as antikomunist, por rend demokratik dhe pluralist për të gjithë
njësoj.
Me
vdekje të gjithë që braktisin Shqipërinë. Halli se ata s'ke ku i gjen.