E enjte, 06.06.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Pritja e Natasha Lakos

Qysh në leximin e titullit të poezisë së Natasha Lakos “Të presim dhe pak” normalisht  duhej të më vinte ndërmend ndonjë këngë e viseve të mia, psh. kënga “Të prita mike pse s’erdhe”, por s’di pse  qysh në vargjet e para të saj ndjeva një qasje me dramën "Duke pritur Godonë" të Samuel Beckett...

Timo Mërkuri: Apogjeu shpirtëror i Albina Idrizit

Leximi i poezisë së Albina Idrizit me atë tonalitetin e tij të ulët: si një të folur me vete, si një pëshpërimë lutjeje i ngjan udhëtimit të një besimtari drejt një tempulli të shenjtë, ku ngritja e nivelit poetik pas çdo vargu të krijon idenë e ngjitjes në një të përjetë ku ke mundësinë të zgzjerosh shikimin dhe marrësh ajër të freskë...

Timo Mërkuri: Mea Culpa e Agim Matos

Shumë është folur për poezinë “Mea Culpa” të poetit Agim Mato, shumë herë është ribotuar në organe të ndryshme, por për rëndësinë e krijimit të saj nuk është shprehur askush, pasi realisht askush nuk e dinte që ajo është poezia - simbol e ringritjes së poetit nga heshtja e gjatë tridhjetëvjeçare. Ne lexojmë poezitë e Agim Matos...

Timo Mërkuri: Të pikturosh vjeshtën në poezi

Leximi i poezisë së Peso Pemzës “mozot e m‘ke harru” e përfshirë në librin “Kuqmi flokët e thime”(LITERA Prishtinë 2022 fq.38) të mrekullon me atë të verdhën e vjeshtës së tretë në vargje, një të verdhë të theksuar që ngjyros me vjeshtërinë e saj jo vetëm fjalët, por edhe imazhin e saj poetik...

Timo Mërkuri: Një poezi hymn për nënat

Leximi i poezisë "Jam nënë" e Albina Idrizit të mahnit qysh në vargjet e para për diapazonin e gjerë e të thellë shpirtëror të tyre ku emocionet shfaqen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Idrizi ka zgjedhur të përdorë vargje të thjeshta e të drejtpërdrejta për të shprehur ndjenjat e heroinës ndaj të birit pa kërkuar ndihmën e...

Timo Mërkuri: Parathënia e At Gjergj Fishtës

Pak është folur dhe shkruar  për Parathënien e At Gjergj Fishtës që shoqëronte botimin e “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhur dhe shtjelluar nga atë Shtjefën Gjeçovi dhe botuar në Shkodër, Shtyp. Françeskane më 1933  së bashku me punimet e atë Pashk Bardhit dhe të Faik Konicës. Leximi i kësaj  Parathënie ishte një befasi e...

Timo Mërkuri: Bariu i Preng Macës

Sigurisht që kemi qeshur dhe nuk na ka shkuar ndër mend të shohim në një kohë të ardhme këtë njeri, i cili veç dëmit nga ujqit ndër dhen morri me vete mosbesimin e njerëzisë dhe përjetoi vetminë e trishtuar dhe të dhimbëshme, të cilën na e ka sjellur në tregimin e tij “Bariu” shkrimtari Preng Maca...

Timo Mërkuri: Dashuria, kjo Loçkë zemre e poezisë

I-Përmbyllja  e opusit poetik "Hyjnorja ime je ti" e poetit Sabit Rrustemi është vërtet një sukses  jo vetëm i autorit por i poezisë shqipe pasi është hera e parë që krijohet një opus i tillë poetik  prej katër vëllimesh për dashurinë. Kjo përmbyllje bëhet me poezinë "Te ajo loçkë zemre kur t' afrohesh”, e realizuar në një mënyrë të tillë që duke...

Timo Mërkuri: Objektivi real i një letre

Hasja e shkrimit: Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti hesht para kërkesës së Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” të F. Çaushit  në gazetën Telegraf  të datës 18 Gusht, 2023 më krijoi ndjesinë e përballjes me diçka të besdisëshme  në mes të rrugës ndaj fillimisht synova ti shmangem, por rastësisht...

Timo Mërkuri: Dashuria si ngadhnjim

Një tipar i dukshëm i poezisë së Albina Idrizit është tonaliteti i ulët i saj, madje  në shumicën e tyre ky tonalitet është më shumë se i ulët, duket sikur poetja nuk i shkruan vargjet por i flet me vete, sikur ja pohon vetvetes si një përfundim mendimi në një debat të brendshëm  shpirtëror.  Duket sikur Idrizi ja reciton...

Timo Mërkuri: Filozofia e një poezie moderne

Gjëja e parë që të shkon ndërmend në leximin e poezisë së Albina Idrizit “Të tjerë do të vijmë”(Trokitje të prushta: “Beqir Musliu”, Gjilan 2022, f.16) është mundësia e një qasjeje të saj me me thënien e Heraklitit: "Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë", por pas një meditimi më...

Timo Mërkuri: Dhimbja që ka emrin Petrit Ruka

Odise Kote në krijimtarinë letrare të krijon përshtyjen e një njeriu të “sertë”, imazh që të krijohet kryesisht nga tonaliteti i “rëndë” i fjalës dhe vargut të tij poetik, por duke qënë se poezitë e tij në tërësi shfaqin imazhin e monumenteve, ku dominojnë ato prej guri, pa përjashtuar dhe ato prej bronxi apo të lara me flori, ku mjafton të...

Timo Mërkuri: Libri ‘Vogëlushi Je dhe plaku Ta’ si një konvergjencë urtësie

Bukuria dhe natyrshmëria e veprës është e varur nga çiltërsia e autorit dhe kjo është më e dukëshme te letërsia për fëmijë, ku brishtësia e saj, si një xham i hollë, është në rrezik të thyhet edhe nga çikja shkarazi e një fjale e jo më nga “goditja” e një vargu apo fraze të gabuar. Të shkruash për fëmijë është shumë...

Timo Mërkuri: Shtatë male, shtatë fusha në një poezi

Që Odise Kote të befason me poezitë e tij, kjo tashmë nuk është një gjë e re dhe e papritur për lexuesin, por shpesh kjo befasi të krijon një ndjenjë hutimi për sa ka shkruar dhe stilin me të cilin e ka shkruar, hutim që të shtyn në një rilexim të përqëndruar dhe më pas në meditim mbi poezinë. Poezia e tij të...

Timo Mërkuri: Shtrati i artit gojor si bazament i artit poetik

Qysh te leximi i titullit të poezisë “Motër prej lotëh” në vëllimin poetik “Ëndrra që puthen” (Rozafa, Prishtinë 2001)  të Sabit Rrustemit ndjeva një dridhje se më kujtoi vargjet këngës himariote, ku djaloshi nizam i plagosur për vdekje  ju lutej zogjve që: letrën e tij (një apo tri) t’ia shpinin nënës, motrës dhe gruas së tij në fshat...

Timo Mërkuri: Plaga e relievit

I -Poezia "Reliev me plagë" e poetit kosovar Sabit Rrustemi është një shprehje poetike e thellë dhe imagjinative që përshkruan një rrugëtim në historinë e kombit tonë, mbetur me “gjysëm shtëpi”,  “gjysëm tapi” e “një haraç të ri” në një “botë të rreme që flinte në qetësi/si varret nën një fije bari”. Pikërisht te këto...

Timo Mërkuri: Logatja ose shndrimi i vajtimit në këngë

Kam folur shumë herë për logatjen, por me qënë se te ky libër në kuadër të debatit mbi origjinën e këngës më duhet të shpjegoj  disa hollësi të shndrimit të vajtimit në këngë iso-polifonike (polifonike me iso, vençe, shumëzërrëshe) dhe trashëgimin e strukturës së zërrave të vajtimit te kjo...

Timo Mërkuri: Një poezi e shkruar me lotë

Qysh në titull poezia "Nuk ma mësove këtë ikje"e poetes të shkakton një ankth e mehje fryme, pse për diçka të dhimbëshme të paralajmëron,  një “ikje” për të cilën poetja nuk ishte e pregatitur. Më duhej të lexoja një shkrim të Iliriana Sulkuqit që të mësoja se kjo “ikje” paskësh qënë...

Timo Mërkuri: Atdheu i Ibrahim Kadriut

Poezia "Atdheu" e Ibrahim Kadriut  e përfshirë në  përmbledhjen “Kohë e varur në litar”(Faik Konica  Prishtinë 2021 f.27)  më tërhoqi për mënyrën e veçantë të shprehjes  emocionale të lidhjes së thellë të poetit me atdheun dhe me anë të figurave artistike që ai e sjell në poezinë e tij. Në këtë poezi, ndryshe nga...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora