Kulturë
3 poezi nga Timo Mërkuri
E hene, 23.01.2012, 07:35 PM
Timo Mërkuri
Rruga e lagjes sime
Sa e bukur është rruga e lagjes sime,
sa e bukur.Vetem
të rinjtë i mungojnë. Djemtë që kanë mërguar.
Ndaj më ngjan si një det pa brigje,
ndaj më ngjan si një vajzë pa fat.
Si vajzat e vendlindjes sime që mbeten pa martuar.
Vjeshtë e përdhunuar
S’e kuptuam kur erdhi vjeshta.Veç kur pamë
gjethet e rëna, si copëra fustani grisur me dhunë
dhe bajamen e vogël, që dridhej në erë
si një vajzë e përdhunuar.
Atëherë vumë re
se gjimnazistet shkonin rrugës të menduara.
Një vajzë po hipën në target
Vajzë e bukur, që si pulëbardhë a si ëndër Afërdite
Dole apo do zhytesh në thellësitë e detit ?
Kam ndrojtje të të afrohem.Lumturohem duke të parë.
Por kur shoh për ku je nisur, më vjen të ulërij.
Komentoni
Artikuj te tjere
Engjell Shehu: Nuk shuhet shpresa
Veron Dobroshi: Ndjenje dashurie
Etien Dilo: Mendime nga Dr. Jani Dilo
Ilir Muharremi: Jack Londoni dhe alkooli
Xhevat Muqaku: Dardania e koduar, në vargjet që rrjedhin lirëshem si lumë
Tradita e festave tek arbëreshët e Italisë - Bisedë me albanologen italiane Giovanna Nanci
Vangjush Ziko: Duke pritur Magët
Raimonda Moisiu: Floket e tua...!
Shpëtim Kastrati: Një tren për në parajsë
Halit Bogaj: Dr. Rugova
Neki Lulaj: Tri dekada rrite
Shaban Cakolli: Si ta ruajmë drejtshkrimin dhe pastërtinë e gjuhës amtare!
Luan Kalana: Sofra Shqiptare e Anekdotave Baban, Devoll..
Rina Turkeshi-Saiti: Vepër që të mahnitë me stilin specifik të përfeksionuar poetik
Ramiz Dërmaku: Martirëve të lirisë
Resmi Osmani: Kur mbarohen të gjitha
Flasin këngëtarët e mirënjohur Sinan Hoxha, Xhavid Dedej dhe Petrit Lulo
Gjon Keka: Rugova, lider i parimeve të mëdha të lirisë
Albert Shabanaj: Thaçi dhe ligji
Mustafë Shabani: Hyjnori ynë