E diele, 28.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Jack Londoni dhe alkooli

E diele, 22.01.2012, 06:58 PM


Jack Londoni dhe alkooli

 

Për Londonin janë shkruar shumë biografi në gjuhë të ndryshme, në shtyp ose janë publikuar në media elektronike. Flitet se ka vuajtur nga veshkat, të cilat i ka shkatërruar nga konsumi i vazhdueshëm i alkoolit. Por, askund nuk shkruan nape ka qenë i varur nga kjo pije, sepse biografitë e tij i kanë shkruar njerëz që nuk e njohin alkoolin.

 

Nga Dr. Ilir MUHARREMI

 

Shkrimtari i njohur, Jack London, jetoi mes viteve (1876-1916). Ishte shkrimtar i shquar amerikan i shekullit XX, por edhe i pasionuar pas botës së kafshëve - e sidomos ujqve. Në histori njihet si shkrimtar rebel, alkoolist, i përzier në shoqëri kontrabandash dhe hajdutësh. Punoi si lustraxhi, gazetashitës trotuaresh, gjuetar fokash dhe si marinar në anije për gjuajtje balenash. Në veprat e tij dominon jeta e ashpër dhe sjellja njerëzore ndaj gjallesave që i përkojnë botës së egër të Veriut, dhe sprovës së natyrës me gjallesa.

Roman i tij i njohur është “Kushtrimi i të Parëve”, i botuar më 1903, që bënë fjalë për aventurat e qenit-ujk legjendar Bakut, që lufton për mbijetesë duke u tërhequr instiktivisht në origjinën e tij të ujkut. Kjo bënë që ai të jetë krejtësisht i lirë në natyrën e egër, dhe i përkushtuar ndaj qenit besnik të të zotit të tij. Raportet ndërmjet qenit dhe njeriut janë shembullore, të afërta, të pakrahasueshme. Por, këto virtyte London ia kushton njeriut të edukuar dhe të përkushtuar ndaj një krijese besnike. Prandaj edhe do t’ua preferoja të rinjve leximin e letërsisë estetike të kënaqësisë, të Jack Londonit, ngase do marrin aventurat e një rrugëtari të pashoq, të mikut të sinqertë të njerëzve e kafshëve, veçanërisht të qenve e ujqve, të një bote shumë të ndërlikuar - e njëkohësisht edhe të lirë dhe të edukuar.

Shtrohet pyetja, çfarë jete bëri Londoni dhe a ishte i varur nga alkooli?

Mendoj se përgjigja e saktë nëse Londoni ka vdekur në formë elegante prej alkoolit ende s’ekziston. Por, personazhet në veprat e Londonit si pije të preferuar për gjetje të arsyes kanë alkoolin. Në fund, personazhet zakonisht përjetojnë një lumturim të madh nga alkooli - një “happy end”. Ai shkruan për alkoolin me mendimin që ta sfidojë këtë sëmundje kronike nëpërmjet personazheve kryesore. Shpeshherë në vepra Londoni pohon: “Duhet të largohet alkooli (e pamundur), ose të shkrihet protagonisti (as këtë nuk e bëjë, sepse do mungonte një happy end)”. Nga kjo del se ai alkoolin e përdorë si diçka të përsëritshme, të varur, ose si një forcë artistike nga e cila për një moment i harrojmë të gjitha të këqijat. Kjo, ngaqë vetë jeta e Londonit ishte plot sfida e befasi negative. Gjithnjë, në fund të romanit, protagonisti arrin të shërohet nga sëmundja në formë kënaqësie dhe lumturie. Në fakt, shërohet nga vetë sëmundja e autorit. Polemika me veten, e cila e dërgon deri në një instrument gëzimi dhe shërimi i arrin majat.

Ai shërimin e ka bërë në këtë mënyrë. E ka kthyer personazhin në kohën kur nuk ka pirë, ose para se të shfaqej sëmundja. Kjo vërtet dëshmon një mjeshtri të madhe strukturore në veprat e Londonit, me të cilat shquhet si shkrimtar i madh botëror. Vlen të veçohet romani “John Barleycorn”, që vërteton se është shkruar nga një shkrimtar vërtet alkoolist, i cili asnjëherë s’ka provuar të shërohet nga kjo varësi. Po të kishte jetuar Londoni në kohën kur ekziston shërimi nga kjo sëmundje, mendoj se vepra do të ishte shkruar ndryshe, dhe do ishte reale. Por në këtë roman ai i shpreh të gjitha dobësitë dhe varësitë nga alkooli, duke u përpjekur që ta fsheh varshmërinë e tij nga kjo sëmundje kronike. Veten e tregon si viktimë të alkoolit, andaj mund të thuhet se alkooli ka luajtur rol të madh në jetën intime dhe krijuese të tij. E fajëson shoqërinë për pijen, ngase ishte shoqëria që e prodhonte dhe viktimizonte shkrimtarin - sepse dëshira për lënie ishte e vogël.

Abstenimi nga pija ndodhte vetëm atëherë kur s’kishte të holla që ta blinte. Në fund do përmendja edhe veprën e njohur të tij “Dhëmbi i Bardhë”, të botuar më 1906. Kjo vepër lindi si kryqëzim ndërmjet ujkut të egër dhe një qenusheje të fuqishme, e cila në një periudhë urie kishte braktisur kampin e të zotëve indianë - pikërisht në kohën kur njerëzit lëkurëkuq nuk kishin çka të hanin. Jeta e tij demaskohet qartazi nëpërmjet një krijese, e cila s’është mësuar të jetojë sipas rregullave të imponuara (ujkut) dhe krijesës tjetër shtëpiake (qenit). Sipas Londonit, porosia kryesore është se duhet të kihen parasysh disa rregulla bazë, dhe ato të respektohen me përpikëri, nëse synohet mbrojtja nga të tjerët, dhe se ushqimi i përditshëm duhet ruajtur nga armiqtë, duke u mbajtur në një pozicion të favorshëm në mjedisin ku jetohet.

Jack Londoni vdiq në moshën 40-vjeçare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora