Kulturë
Rina Turkeshi-Saiti: Vepër që të mahnitë me stilin specifik të përfeksionuar poetik
E diele, 22.01.2012, 05:39 PM
RRAHIM GANIU
,,KUR E SULMOVA TERRIN’’
Vepër me poezi
VEPËR QË TË MAHNITË ME STILIN SPECIFIK TË PERFEKSIONUAR POETIK
Shkruan Rina Turkeshi-Saiti
Pak para Vtit të Ri 2012 dual në dritë Libri me poezi ,,KUR E SULMOVA TERRIN’’.Autori Rrahim Ganiu në këtë libër prezentohet me 65 poezi të shkruara shumica në formë poemash.Redaktor dhe recensuses Zejadin Ismaili dhe Rina Turkeshi-Saiti.Botues vet autori teknikisht e pregaditi dhe botoi Shtëpia Botuese nga Shkupi,,AJGRAF’’.Botimin e këtij libri e ndihmoi Ministria e Kulturës pranë Qeverisë së R.Maqedonisë.
Ky libër me poezi specifike lirike që i kalon dyqind faqe, është vepra e shtatë nga sfera e poezisë së Rrahim Ganiut, dhe e nënta në përgjithësi. Ai vërtetë me plotë kuptimin e fjalës vazhdon me një intensitet të theksuar të na befasojë me vepra të reja nga shumë sfera të krijimtarisë e sidomos nga poezia.
Vëllimi poetik “Kur e sulmova terrim” është një surprizë e këndshme në letërsinë shqiptare dhe më gjerë. Nuk mund të them befasuese për nga cilësia, për shkak se autori të gjitha veprat që i ka botuar deri tani karakterizohen me cilësi të larta të shprehjes, formës dhe kuptimit poetik.
Libri “Kur e sulmova terrin” është një vepër që të mahnitë me stilin specifik të perfeksionuar të autorit i cili me shumë kujdes e përdor çdo fjalë dhe fjali. Vargjet këtu kanë një peshë të rëndë dhe me plotë qasje dramatike, mendime të lirshme të kodit filozofik dhe poetik, konfliktet e brendshme të dramës ekzistenciale njerëzore, lufta midis errësirës dhe shkëlqimit, midis të mirës dhe të keqes.
Vepra e shtatë me poezi e Rrahim Ganiut “Kur e sulmova terrin” është një përmbledhje mjaft e arrirë dhe dallohet nga pesë të parat ndonëse në bërthamë përshkohet me frymën e çështjes kombëtare, por tani në një aspekt tjetër, duke u proceduar për ecjen e popullit shqiptar drejt dritës, emancipimit, vetëdijes së lartë etj. Me një fjalë, kjo vepër është një metaforikë e shpirtit krijues, ku ndjehet fort lirika e theksuar meditative e lirisë kombëtare, siç do të shprehet autori:
Po unë kam me të vërtetë
diçka të pagjunjëzuar
diçka më të fortë se çeliku
më të fortë se guri
më të fortë se kodra
e paprekur
madhështinë e fisit në kohë
diçka që mbijeton fortunat
plagët e plasura
më besoni tani më ka ngelur
vetëm ëndrra
dhe kënga ime
Këtë e përcjellin emocione të forta të zërit të shqetësuar poetik.
Të gjitha mendimet poeti i ka shprehur me një forcë të theksuar të veçantë artistike, në një mënyrë specifike, si kod poetik i Rrahim Ganiut si poet i formuar me stilin e tij të shprehjes por njëkohësisht edhe si filozof dhe njohës i vërtetë i estetikës filozofike dhe historisë shqiptare.
Libri me poezi është me figura të dendura të pasura të them me të drejtë mahnitëse. Poeti në vargje lirike zbulon rrjedhën historike, krenarinë e fisit të popullit tonë, dashurinë për liri të vërtetë njerëzore që shqiptarit gjithmonë i mungoi. Po ai nuk e humbi dhe nuk e humb shpresën. Virtytet e njerëzve të etnisë autori i shikon të lidhura ngushtë me traditën. Por autori i thekson në mënyrë artistike të një niveli të lartë me atribute të theksuara moderne të kohës bashkëkohore. Libri me poezi “Kur e sulmova terrin” është një vepër e fuqishme e kohës, është poezi filozofike me plotë kuptimin e fjalës ku gjuha nuk shkrihet në mit e as riti në traditë, por secila me lidhjet e plota ruan identitetin e vet specifik.
Rrahim Ganiu në këtë libër me poezi me kujdes të veçantë e respekton kërkesën e tij imperative për realizimin e të bukurës dhe të madhërishmes dhe këto si duket në mënyrë spontane i ngre në parime simboliste të poemës që depërton në esencën e vet dhe më gjerë. Prandaj edhe konstatimi ynë shumë i drejtë dhe me vend se autori i poemës “Kur e sulmova terrin” sjellë vlera të reja që meritojnë respekt të veçantë.
SHKUP,2011
RRAHIM GANIU
Ç’TË BËJ ME PLAGËN E PLAGËS
1
Më ngelën kujtimet
Ëndrra e shpresa
Kopshti i amshimit
Fama e mbretërve të mi
Ishulli i lavdisë
Plagët e babait tim
Në shekullin pa fat
Që nuk trashëgova asgjë
Veç fatkeqësive
Të gjyshit e stërgjyshit
Që i trashëgoi babai im
E pastaj m’i la mua
E unë s’di ç’të bëj
Me plagën e plagës
2
O Zot pse ngela jetim
Duarlidhur në plëngun
tim
Si do ta duroj heshtjen
Në cilin breg e përrua
Do ta gjurmoj flakën time,
Si mund të shndërrohem
Në varr pa emër e pa gjurmë
Ku më humbi emri
i gjakut
Si mund të ma grabisin
Legjendën time n’gur,
Si do ta gjej rrugën,
Drejt diellit si ta sfidoj
Gjunjëzimin
Si të dalë nga ky rrënim
Nuk marr përgjigje nga askush
3
Buka dhe shtrati im
Më shpien në udhëkryq
Shëtis i verbër me habi
E rrugës së gjatë me shumë
Labirinte të llahtarshme
E humba emrin tim të vërtetë
Të etnisë
Tani i zhytur në habi afër dorës
Së errët
Se di se kur mund të më prekë
Nga errësira ashtu siç tha
Mbreti, babai im
4
Më kot e punoj arën
Në fund vjeshte
Hambari i zbrazët
Cili Kakusi* pa mëshirë
E grabit mundin tim
Kush
Është gllabëruesi
E kaluara, e tanishmja
Më brejnë shpirtin me brejcë
Akrepi i orës sime rrëzohet pa zë
Kakusi është një figurë mitologjike, simbol i njeriut apo njerzëve që grabisin e gllabërojnë gjithçka.
Poezi nga libri më i ri i Rrahim Ganiut ,,KUR E SULMOVA TERRIN’’