Kulturë
Sami Islami: Osman Taka
E premte, 20.01.2012, 07:07 PM
OSMAN TAKA
Thonë artisti nuk vdes kurrë
Ashtu siç nuk vdiq ky burrë.
I lindur në kohë të perandorisë,
Në Konispol, në jug të Shqipërisë
Valles çame i dha jetë
Oman Taka valltar i vërtetë
Luante bukur , thonë, e me mjeshtri
Sa ndezte flakë plak e të ri.
Artist i madh dhe patriot
S’e ndali aktivitetin dot.
Lidhja shqiprtare për pavarësi
Emëron kryetar për Çamëri
Nga Konispoli shkon në Prevezë
Shqiptarëve flakën t’u mbante ndezë
Me këtë i tregoi dhe perandorisë,
Se po vinte koha Shqipërisë!
Po Jeniçerët e gjurmuan
E kapën dhe e akuzuan
Për tradhti ndaj perandorisë
T’gjykohej në gjyqet e Otomanisë
Në Janinë u mor vendimi
T’i shuhej jeta këtij trimi
E pyeten artistin para litarit:
-Dëshira e fundit e shqiptarit?
Osman Taka shikoi nga veziri
Dhe tha, pa iu trembë fare syri:
-Vallen çame dua ta luaj
-Pastaj ju bëjeni punën tuaj!
Dhe filloi vallen me ngadalë,
Fustanella i shkonte valë-valë
Në maje të gishtave kur vallëzonte
Dukej sikur po fluturonte!
Vezirët mbetën pa mend
Nga shfaqja shtangën në vend
Për çudi nuk e ekzekutuan ,
Por e lanë të lirë dhe shkuan!
Kjo ngjarje s’përfundoi me kaq
Xhelatët vazhduan ta gjurmonin sakaq
Pas ca ditësh mu në Konispol,
E zunë dhe e vranë këtë idol.
Sami ISLAMI
Londër, 20. 01.2012