E merkure, 01.05.2024, 04:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Vëllim poetik me plotë simbole dhe metaforë

E merkure, 18.01.2012, 08:17 PM


Vëllim poetik me plotë simbole dhe metaforë

 

Refleksion për librin "Buzëqeshja e hyjit" të Çerkin Bytyçit, botuar nga Shtëpia botuese "Anton Pashku" në Prishtinë, 2011

 

Shkruan Xhevat Muqaku

 

Poeti, gazetari, publicisti, mësuesi, humanisti dhe veprimtari i palodhur Çerkin Bytyçi, tashmë lexuesit i është i njohur me  librat e shumtë letrarë të botuar për fëmijë e të rritur si dhe librat publicistikë. Libri më i ri i këtëij autori është vëllimi poetik „Buzëqeshja e hyjit“ të cilit i prinë poezia me mesazhin shumëdimensional të lutjes të shprehur në vargje.

 

"O Zot, ki mëshirë që zemërimin ta mposhtim me durim/… që zjarrin ta shuajmë me valët e Drinit/...që ati të mos na hingëllojë te varret e krushqve/…që më shumë të jemi të vetvehtes/.

 

Durimi, si dhuratë ndër më të çmueshmet nga Zoti,  ky mesazhë i lartësuar që si virtyt e përcjellë autorin edhe prindërit Gjylferien dhe Mehmetin të amshuar si dhe vërrinasit, të cilët sikurse rrezet e ngrohta që krijuan Arbërinë e shtruar me qilim paqeje, sakrifikuan shumë, përgaditën mirë dhe drejt pasardhësit për jetë.

Është ky një çast biblik që skulpturon gjurmët e lotit, shkrinë akullnajat në thellësinë e shpirtit, kristalizon, mbyllë plagën që në vazhdimësi e dëshiron dhe beson shërimin.

Dhe ky çast vazhdon rrugëtimin, mrekullinë, ëmbëlsohet me pavarësinë, gjatë të pritur të Kosovës, rivendosë bekimin dhe krenarinë, përmbyllë dhe njëkohësisht liron shtegun e ngadhnjimit  dhe shtrirjes së degëve të trungut në tërë hapsiren stërgjyshore:

 

/Rrezja e ngrohtësisë, o rrezja e ngrohtësisë shndriti/ në jetën e bërë akull/krijoi mrekulli në Arbëri/.

 

Mbase në një botë që shndërrohet dhe ndryshon, poezia është mjeti më i ndjeshëm për të përcaktuar një rrugë drejt së ardhmes së njeriut, në këtë përsiatje të përjetshme të poetëve, Çerkin Bytyçi është origjinal. Ai ka ndërtuar strategjinë e tij poetike përmes klithmash të ndërtuara në trajtë simbolesh, alegorish, sarkazmash, metaforash, si një moment të thellë reflektimi personal, si një lidhje e fortë poetike që shkon paralel nga krijimi i fjalës tek krijimi i shpirtit.

Ndaj, edhe në errësirë, si thot autori, syri largpamës kërkon vetvehten pa ju trembur fare fortunave të kohës, në kërkim dhe shtegtim, drejt buzëqeshjes, diellit të lirisë, me të cilat shpalosen dhembja dhe krenaria kombëtare në të njejtën kohë. Rozafa dhe Nënëlokja që nuk u gjunjëzuan kurrë  sëbashku me lotët, përbëjnë monumentet e lartësuara të krenarisë tonë. Të zotëruara mirë nga emri dhe ideali, mbetën gjurmët e pashlyera në shpirtin e vuajtur. Këto janë këngët e zemrës që ende dhemb për pasojë të sulmeve të parreshtura që i organizuan të ligët.

Çerkin Bytyçi, e vëren edhe lotin e lules, nuk ja këthen shpinën, e shoqëron drejt ujdhesës së tharë, e begaton me metaforën magjepse.

Në kodrën e pajtimit në Hoçën e Qytetit të autorit, në Vërrinin krenar, varret nuk i mbajnë motet pengë. Koha edhe me tutje valëvitet, nën ritmin e zurles që e pëlqen dhe sfidon aromën e bashkimit.

Puna është virtyt, jo vetëm e Vërrinasve, që sjellë dritë. Diç që fillon mbarë, njejtë edhe përfundon. Ai nuk i frigohet punës dhe sukseseve, sikurse që nuk i frigohet edhe provimit të fundit, të cilën në funeralin drejtë amshimit, patjetër duhet ta shoqëroj melodia e fyellit si këngë për të vajtuar përvuajtjet dhe për ti kujtuar ditët e tij me uri, trastën me dëshira dhe leximin e gazetave të mbledhura rrugëve.

Urë e lartë me harqe, shkruan autori, nuk ka gojë.

Ajo mbetet edhe më tej për të kaluar jeta, kurse ne mbetemi vetëm emër në sirtarët e blozuar të arkivave duke pyetur se: /A ishim vërtetë këtu/apo e kaluam urën të stërngarkuar me mote dhe vallë ç`mbet e jona…

Autori i këtij vëllimi poetik, nuk i kursen aspak korbat e zi, fantazmat pa bosht kurrizor, pangopësinë e të marrëve:

 

/Ah korb i zi, pa supe mrizëron n`rrugëtim/me hijen e huaj lakuriqësuar/pas fundit të botës së marrë/dimensioneve të saj i veshur në lakmi/.

 

Fija e humbur i rrin varë në rrjeten e pluhërosur të marimangës. Megjithatë, liqeni zemërgjërë me tërë qiltërsinë e tij, e pranon dhe ruan në thellësinë e barkut të tij nostagjinë, zemërimin dhe durimin në pritje të zhvillimit të maratonës triumfuese.

Sipas autorit,trungu me rrënjët e shëndosha, në vazhdimësi i bënë dritë ardhmërisë,  lindja e fëmiut është  lulëzim madhështor i veçantë, vallja vërrinase kudo që luhet, të mahnitë, për derisa shpresa e mashtron durimin hyjnorë, pagjumësia jeton me ëndrrat e tretura,  e hëna, ah kjo hëna, gjithmonë i bënë roje shpirtit të trazuar duke pshertirë vargjet nga zemra.

Secili prej nesh, zemërohet nganjëher. Është durimi ai që e eliminon zemërimin sikurse kova e ujit që është dhuratë që e shuan dhe shëron zjarrin.

Ndërkaq, përsëritja e pandodhur, errësira shurdhëmemece dhe gjahu pas meteorëve të rastësishëm, jo rastësisht e shoqërojnë shkopin e pleqërisë drejt monumentit dhe piedestalit të përjetësisë në vijim.

Ashtu si edhe fillon, me vargjet që ngërthejnë lutjen tek Zoti për të mëshiruar, me vargje të po kësaj natyre përfundon edhe vëllimi më i ri poetik i këtij autori i cili mllefin për pakujdesinë ndaj njerëzve të përvuajtur dhe vështruesit e së keqes, e shpreh duke u lutur:

 

/Deri kur zemërimi do të mposhtet me durimin e shpirtit të bërë prush/A s`ka njeri që zjarrit t`ia dhuroj një kovë ujë/Ose priten të shprehen ngushllime pas varreve të hapura /O Zot, mëshirë për vështruesit e së keqes! /

 

Autori me këtë vëllim poetik dëshmon se ndërton një poezi të pasur emocionalisht, mbase poezia e tij është e qartë dhe e kuptueshme çfarë ia lehtëson komunikimin me lexuesit. Ai përdor një varg të lirë, duke krijuar gjithnjë rregullin e mjaftueshëm poetik, si një kërkim personal të stilit dhe gjuhës së tij të pasur poetike.

Deri më tani ka të botuar mëse 20 libra letrarë, shkollorë, publicistikë si dhe  botime në bashkëutorësi.

Përmbledhja me poezi "Buzëqeshja e hyjit", u botua në vitin 2011 në Shtëpinë botuese "Anton Pashku" në Prishtinë. Një shije dhe art i rrallë i zgjedhjes, thurjes, ndërtimit të vargjeve në afro 60 peozitë e ndara në tri cikle, tërheqë kërshërinë e lexuesit prej shfletimit të faqes së parë. Së shpejti, ky vëllim poetik, i përkthyer nga Driton S. Gashi, lexuesit do ti oforhet në gjuhën gjermane.



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora