E merkure, 01.05.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi: 17 Janari Arbëror?

E merkure, 18.01.2012, 08:10 PM


Engjëll Koliqi

 

JETONI NË ZEMRAT TONA

 

O Babloku i Madh

I Shqipërisë sime

Ti më i madhi i farës time

Me emrin Gjergj

Që të quajnë edhe Skënderbe

Çohu njëherë

Nga toka e zezë

Dridhe dhe bekoje Shqipërinë

Mbi të gjitha trojet arbërore

Nga gjumi zgjojeni

Edhe Dardaninë

Bashkë me Jusufin e Bardhoshin

Edhe me Kadri Zekën

Veproni ju lutem

Edhe nga amshimi

Veproni për ne

Për historinë tonë

Sepse jetoni

Sot e përgjithmonë

Në të gjitha zemrat tona

!!!

 

Garlate (Lecco), 17 janar 2012

 

 

30 VJET PA JU

 

O vëllezërit e mi

Ju – bij të devotshëm të Dardanisë

Jusuf

E Bardhosh Gërvalla

Edhe Ti o Kadri Zeka

Ju lutem

Më dëgjoni mirë

Edhepse 30 vjet ka

Që keni ikur në amshim

Unë vetëm fizikisht jam pa ju

Se jetoni

Edhe sot

Edhe gjithmonë

Këtu në shpirtin tim

Unë frymoj

E lëviz gjithmonë

Me shpirtin tuaj

O vëllezërit e mi

Jusuf

Bardhosh

Kadri

Tridhjetë vjet pa ju

Gjithmonë

Edhe tej amshimit me ju

 

Garlate (Lecco), 17 janar 2012



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora