Kulturë » Berisha
Dy poezi nga Sejdi Berisha
E enjte, 19.01.2012, 08:55 PM
RRËFIM I PAFJALË
(Me rastin e përmbytjes së anijes turistike “Kosta Konkordia” në brigjet e Toskanës të Italisë)
Uji i kthjellët
Fsheh zjarrin e lamtumirës
Ndrydh ëndrrat e fëmijës
Zgjon nga gjumi
Nuk është ëndërr
Katërmijë frymë dihatin
Edhe sytë kërkojnë
Bukurinë e dritës
Por anija ngadalë loton
Për pamundësinë për shpëtim
2.
Nuk kam faj thotë uji
Duke spërkatur lotin me kripë
Moment i ëndrrave
Moment i lindjes dhe i shuarjes së diellit
Moment që nuk japë kohë as për lamtumirë
3.
Për këtë përrallë
Për këtë ëndërr të llahtarshme
Vetëm uji që heshtë
Di të flasë pa fjalë
Dhe anija me pamjen e saj
4.
Deti është histori
Që fsheh sekretin
Si lotin nëna
Atje poshtë nën ujë
U shtuan edhe do këngë të pakënduara
Atje poshtë në det
Ngelet ëndrra e etjes për jetë
5.
Atje poshtë në det
Më kujtohet
Diku rreth Brindizit
Lamtumirë
Pa dëshirë kanë pas thënë
Disa fëmijë
Shumë njerëz
Shqip tingëllonin ëndrrat e tyre
6.
Qan uji:
Unë s’jam fajtor
Që më doni aq shumë
Që iu dua tej mase
7.
Kështu e fshehin dhembjen e njëri-tjetrit
Edhe lumturinë
Edhe deti
Edhe njeriu
Kurse tani anija rri
Vetëm si kujtim ëndrrash
Si rrëfim i pafjalë
8.
Sa afër ishte toka
Sa larg ishte bregu
Për të prekur këmba në gjelbërim
KJO TOKË E PLASARITUR
(Një ditë në Tropojë)
Toka është sy
Majat e Shkëlzenit vrojtim
Valbona ujë loti historie
Një ditë në Tropojë
Sa një shekull është
Vetëm një ditë
Qëndro në Troppojë
Nëse do shumë për të mësuar
Nëse do për t’u shkrumbuar
Nëse do rrëfim jete për t’u bërë
Vetëm një ditë
Përjetësisht
Në shkronja do shndërrohesh
Në shkrepat e Shëlzenit
E, arkeologji në shtratin e Valbonës
Kjo tokë e plasaritur
Si bukë qerepi