Kulturë
Gjon Keka: Rugova, lider i parimeve të mëdha të lirisë
E shtune, 21.01.2012, 06:00 PM
Rugova, lider i parimeve të mëdha të lirisë
Nga Gjon KEKA
Kanë kaluar gjashtë vite që nga vdekja e njeriut, birit të madhë të kombit shqiptar europian, presidentit historik dhe njeriut-lider dr.Ibrahim Rugova.Vdekja e këtij lideri vizionar para gjashtë vitesh shkaktoj një shok tek vendi dhe kombi në përgjithësi, atë ditë sikur një re e zbehtë ra mbi qiellin e kombit shqiptar, sikur u ndal një epokë e madhë e historisë në një ditë, thjeshtë atë ditë kombi shqiptar në përgjithësi e pa ditën e tij në boshllëk dhe sikur t'i ishte larguar pasqyra e tij drejt të ardhmes së vendit.
Megjithkëtë vdekja e një lider pa lënë gjurmë është e zakonshme, sepse edhe ai është njeri si gjithë të tjerët, ama vdekja e një njeriu-lider vizionar, strategjik dhe të urtë është një vdekje e një pjese të kohës brenda kombit është një humbje totale e pasqyrës udhëheqëse të vendit sepse një njeri-lider dhe shërbëtor i vërtetë i popullit të tij vazhdimisht ka qenë syri, veshët, goja dhe turpi lëvizës i popullit drejtë të ardhmes dhe qëllimit historik të vendit.
Pikërisht vlera e një lideri vizionar dhe shërbëtori besnik ndaj popullit të tij janë një nga arsyet e mëdha që populli pa të është njësoj si popull pa sy dhe rrugë drejt të ardhmes së mirë dhe të sigurtë të vendit.
Sapo kishte nisur ora e triumfit politik dhe historik të njohjes së Kosovës shtet nga bota demokratike ai e la të nënshkuar atë ditë që në fillim por nuk arrit ta prek dhe ta shijoj në tërësi pavarësinë dhe njohjet që ai vazhdimisht i kërkonte për shkak se Kosova ishte një realitet historik, Kosova kishte të drejtë të jetoj e lirë dhe e pavarur ;sepse kjo ishte e drejtë e natyrshme e një populli autokton dhe të lashtë europian.
Ndërkaq ai si një lider vizionar dhe karizmatik ka punuar në kohërat e stuhishme por edhe vendimtare për vendin dhe rajonin në përgjithësi në të cilën ai e udhëhoqi popullin me përgjegjësi të madhe drejtë lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
Me pak fjalë dr.Ibrahim Rugova eshte dhe do te mbetet gjithnje nje njeri-lider i parimeve te medha te lirise dhe emancipimit, perfaqesues i denje i pergjegjesise kombetare e shteterore te Kosoves, ai tani i takon epokes se paharruar te mbrojtjes, perpjekjes se vazhdueshme dhe te se drejtes historike te çeshtje se popullit te Kosoves per liri, demokraci dhe pavaresi, ne fjalet e medha te urtesise, ai u be nje shembull i nje lideri dhe presidenti vizionar dhe sherbetor i te vertetes se popullit te tij, ai eshte ende gjalle, Ai jeton!.