Kulturë
Raimonda Moisiu: Floket e tua...!
E diele, 22.01.2012, 05:55 PM
Raimonda Moisiu
Floket e tua...!
Nga kane rene keto floke,
ofshana ate mengjes?
Ylberi t’i kete sjellur, nga cepi i qiellit valle?
Ti shtrire nen kuroren e nje mimoze me vese,
Dhe floket kacurrele – perqark si shtojzavalle.
U shtriva dhe une, koken vura mbi floket e tu,
Si permbi nje qylym te papare te Persise,
Ti beje sikur flije , por qeshe me te madhe,
Me mbulove me floket e grackes se dashurise.
Gjith qielli me parajsen … gjith bota,…gjith pranvera,
Ishin mbledhur atje ne kuleten e flokeve,
Si sugar i pangopur nga arome e livadhit,
buzet e mia shkonin neper lendine te gjoksit.
Dhe diellin, dhe mimozen, dhe eren pranverore,
Ma kishin zene krejt ata floke si atlas,
Si nuk u ngop ky qingj i buzeve te mia,
Nga cdo qelize e trupit - te syte si elmaz.
Kur duart e mia ,ah!, keto duart e pafytyra,
Zbuluan fustanin, si gjethe, qe fshehin nje manjole,
Floket e tua u zgjaten, sa zgjat harku i Ylberit,
Te tjeret te mos na shihnin bene nje tis te holle.
Kur putheshim me zjarr nen kacuben e flokeve,
E kur shterngoheshim me kembet e degezuara,
Nje manushaqeze e vockel ,e kalter si syri yt,
Si fluturze puliti petalet e gezuara.
Buzet e mia – sugari qe kullotnin ne livadhin,
dhe kembet kryqezuara si ngjyrat ne ylber,
u stepen vec nje cast nga manushaqez e vogel,
qe syri yt e lindi, ate cast …neper pranvere.