Kulturë
Shaban Cakolli: Si ta ruajmë drejtshkrimin dhe pastërtinë e gjuhës amtare!
E diele, 22.01.2012, 06:54 PM
BRENGA JONË: SI TË RUAJMË DREJTSHKRIMIN DHE PASTËRTINË E GJUHËS AMTARE!
Shkruan: Shaban CAKOLLI
“Webster´s New Twentieth Century Dictionary” Instituti i Gjuhëve në Suedi më 1974 ka ribotuar
pemën e gjuhëve indoevropiane,ku rezulton që gjuha shqipe të jetë më e vjetra ndër gjithë gjuhët e tjera indoevropiane.Shumë nga studjues të këtij instituti mbështetur në këtë studim kanë ardhur në pëlqimin se gjuha shqipe mund të quhet Gjyshja e gjuhëve indoevropiane. Pavarësisht pushtuesëve të njëpasnjëshëm të cilët qëllim kishin të na varfëronin,të na përndiqnin,ne ngado që shkuam,shkuam me kokën lart sepse kishim një pasuri me vete,kjo pasuri ishte gjuha e pastër shqipe.Detyrë e jona ishte dhe mbetet të ruajmë këtë begati,për të cilën kanë flijuar me qindra mendimtarë dhe atdhetarë,për të ruajtur e pasuruar këtë gjuhë të bukur me zell dhe përkushtim edhe në rrethana e kushte dramatike.Madje këtë mos të e merr askush se po themi ne, por e kanë thënë mendimtarë të shquar:
KANË THËNË PËR GJUHËN:
Themelin e diturisë dhe atdhetarisë e përbën gjuha shqipe.(Mit´hat Frashëri)
Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij.(Eqrem Çabej)
Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar,sado që të mësojmë gjuhë të huaja,sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja,por me mësimin e gjuhës së vet.(Filip Shiroka)
Gjuha letrare s´është vetëm thesari i kulturës sonë,por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare.(Idriz Ajeti)
Nisur nga këto të thëna,çdokush që merr lapsin për të shkruar në këtë gjuhë do të duhej të përpiqet të bëjë drejtshkrimin e duhur shqip,të thellohet në kërkimin e fjalëve shqipe,të u shmanget shtimit të fjalëve të huaja,të cilat nuk janë të nevojshme kur kemi fjalë të ëmbla në gjuhën tonë të begatshme amëtare.Sot nëpër gazetat dhe revistat tona saherë lexojmë hasim gabime rrënëqethëse të drejtshkrimit,kurse gabimet më të mëdha në drejtshkrim i gjejmë nëpër faqet e internetit.Përdorimin në vende të panevojshme gjatë të shkruarit e hasim te ë,ç,xh,gj,te përdorimi i shenjave të pikësimit….Habia nuk vjen nga njerëzit e rëndomt që nuk mund të shkruajnë drejtshkrimin,por nuk falet te njerëzit e arsimuar,kur pas pikës fillojnë me shkronjë të vogël dhe shkojnë edhe më tej duke shkruar edhe emrat me shkronjë të vogla.Drejtshkrimi i gabuar e shëmton gjuhën tonë të pastër si loti,po aq më tepër shëmtinë ia shtojnë përdorimi i shpeshtë dhe pa shije e kulturë i fjalëve të huaja.Shqiptarët të cilët sot nuk dijnë shumë gjuhë të huaja,e kanë të vështirë të kuptojnë komunikimin me televizionet dhe gazetat tona.Disa fjalë të huaja që në përditshmërinë tonë i hasim në mjetet e informimit dhe botime të ndryshme,vetëm sa ngatërrojnë lexuesin dhe nuk mund të i kuptoi edhe po të ketë pranë vetes disa fjalor të gjuhëve të huaja!Ja disa prej fjalëve që nuk kanë të bëjnë asgjë me shqipen:
Balotazh,konfirmim,aleancë,apsolut,president,parlament,elektorat,influencë,likuidim,anulim,avancim,patriot,anti improvizim,instalim,informim,dispozicion,lucid,kolizion,inspirim,ishull,oficiel,konkluzion,atakon,eleminim,shantazh,preferim,brutalitet,evitim,reprezentim,prioritet,prosperitet,primar,sekondar,presion,simpatizant,kaos,imazh,prognozë,evakuim,dominim,urgjent,asistenca,distribuim,parcializim,etj……..Ne po përmendim vetëm disa nga këto fjalë të huaja,që padrejtësisht i kanë futur në gjuhën tonë njerëz të shkolluar si gjuhëtarë,e të cilat asesi nuk duhet të zënë vend në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe.Me këto fjalë të huaja dhe shumë tjera si këto mund të hartohet ndonjë fjalor i gjuhëve të huaja përkthyar në shqip,por asesi fjalori i gjuhës shqipe.Po përse fusin kaq fjalë të huaja në gjuhën tonë të bukur autorët e këtyre shkrimeve?Ata sikur duan të na e mbushin mendjen ne lexuesëve se janë njerëz me kulturë të gjërë,se njohin shumë gjuhë,çështë e vërteta ata bëjnë të kundërten,njollosin gjuhën tonë të bukur dhe të pasur!Huazimet e fjalëve të huaja dhe futja e tyre në gjuhën tonë të begatshme,sikur janë bërë sikur mishi e thoni në gjuhën tonë.Duhet të kuptojmë një gjë:Detyra kryesore e gjuhëtarëve tanë është pasurimi i gjuhës dhe spastrimi i saj prej fjalëve të huaja.