Kulturë
Engjell Shehu: Nuk shuhet shpresa
E hene, 23.01.2012, 05:46 PM
Engjell Shehu
Nuk shuhet shpresa
Me duket atje larte ne qiell e tërbuar
si stuhi e ashpër ne mes te dimrit qe është zgjuar
kjo politik e ngatërruar me shume interesa
marshimin e saj e ka marre vrullshëm e pa pengesa
Ne vorbullën e interesave e jetes abuzive
ku janë trazuar krimi bashke me afera korruptive
kërcënimi për vdekjen behet me i fort
si stuhia e tërbuar qe vrullin s’ia ndal dot
Lufte e heshtur ne emër te shtypjes se papare
ndaj shpatat i kane mprehur ata për te vrare
ata qe nuk u binden interesave te tyre amorale
ku padrejtësia është kthyer ne gjë normale
Kur hesht gjykatësi dhe hajduti gradohet
kur vrasësi kërcënon dhe shteti gjunjëzohet
si munde te jetosh i lire kur s’ke siguri
kjo është jeta qe jetohet këtu ne Shqipëri
Kur politika behet e shurdhër dhe nuk dëgjon
zërin e atyre qe ne emër te jetës i mashtron
e ardhmja e këtij populli ngelet përherë jetim
se nena i ka vdekur dhe rron njerka dështim
Flasin e pëshpëritin diku e ngrenë zërin
shpresa është venitur vuajtjet janë shtuar
ndërsa politika vazhdon qe dramën ta luaj
atë dramë qe ky popull ne kurriz po vuan
Po pse kaq hipokrite kjo jeta jone ne Shqipëri
qe brez pas brezi na ka marre inat e na mban mëri
na ka marre inat se buzëqeshjen na e ka ngrire
edhe pse jetës ne gjithmonë i kemi dhënë martir
Ka humbur sensi i arsyes ne euforinë e te marrit
prandaj shqiptari është armiku i shqiptarit
kohet kalojnë mbi shpresat e humbura ne këtë vend
ndaj sot unë ndihem keq dhe zemra me dhembe
23/01/2012