Ndue Ukaj: Ikja e Antonit
"Po vuaj shumë se jam bllokuar...", - kështu më shkroi Antoni, ndër të tjera, para pak ditësh, kur e pyeta për gjendjen e tij.Aq shumë e donte lirinë, saqë edhe në momente vuajtje e shprehte.Vërtet Antoni ishte burrë i mençur, mik i mirë e politikan i kulturuar, me të cilin mund të flisje për art, letërsi e shqetësime të ndjeshme intelektuale...


























