E premte, 26.04.2024, 01:21 AM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Rexhep Kabashi (1922-1946)

E hene, 07.08.2023, 08:30 PM


TI KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:

REXHEP ABDULLAH KABASHI, “Tomorri”(1922- 1946 u pushkatua)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Rexhep Abdylla Kabashi ishte i lindur më 1922, në fshatin Kabash, banues në Korishë, rrethi i Prizrenir. Ai ishte i biri i Abdullahit dhe i Qamile, e lindur Isufit. Në kohën kur u arrestua kishte vetëm 23 vjeç, ishte sekretar i Këshillit Komunal të Lubizhdës, ishte i pa martuar me gjendje ekonomike mesatare, ka kryer shërbimin ushtarak dhe i padënuar. Qysh si i ri ai e kishte vrejt se zullumi ndaj shqiptarëve shtohej dita më ditë. Andaj edhe mer një hapë të till që ti bashkohet lëvizjes ilegale patriotike shqiptare. E dinte se në Kosovë vepronta një organizat e quajtur ONDSH. Andaj, me ndihmen e Tahir Dedës antarësohej në radhët e saja, në muajin dhjetor 1944, menjëherë pas luftës së Drenicës. Tahir Deda kishte punuar në Këshillin e Rrethit, ndërsa Rexhepi kishte qenë sekretar i Komunës së Lubizhdës dhe ashtu kishin shkuar gjithkund bashkë për punë. Tahiri fillimisht me të kishte folur për punë pastaj kishte fillua më dendur të fliste për luftën në Drenicë. Njëherë i kishte thënë se “Edhe unë kam qenë komunist, por kështu nuk mundet. Është padrejtësi e madhe, vriten njerëzit, populli shqiptar nuk ka të drejta”. Me këtë edhe e kishte përfitua për punë ilegale. Një ditë e kishte pyetur se a dua t’ia krye një punë. I kishte thënë se në Drenicë ka anglezë tek te arratisurit, se me aeroplan iu dërgojnë ushqime, dhe kanë radiostacion. Fati ishte që me Tahirin ai njihej që nga viti 1944. Në fillim, Tahir Deda e kishte caktuar që të mbaj lidhje me Drenicën. Ai kishte lidhje me Mehmet Gradicën, me profesor Berishën, Bislim Bajgoren, Ukë Sadikun, dhe Ibrahim Lutfiun. Pastaj në kohë të ndryshme ai edhe kishte  përcjell informata. Ai i kishte dhënë postën Nebi Sahitit nga Kabashi, dhe ky e kishte përcjell tek lidhja tjetër Ymer Devetakut, nga fshati Devetak, rrethi i Suharekës ose në Ferizaj. Porosinë e parë e kishte marrë nga Tahiri dhe ia kishte dorëzuar Nebi Sahitit menjëherë pas luftës në Drenicë. Përgjigjen në këtë letër e kishte marrë menjëherë. Atë përgjigje nuk kishte mundur t’ia përcjell Tahirit, për shkak se kishte pas shumë ushtarë dhe ai letrën e kishte mësuar përmendësh dhe ia ka përcjell Tahirit. Kjo letër ishte dërgua në adresë të Tahirit, respektivisht me pseudonim, i cili ishte “Unë”, ndërsa ishte nënshkrua nga profesor Berisha. Kjo letër kishte ardhur 10-20 ditë pas shpërndarjes së luftëtarëve në Drenicë. Në letër përveç  tjerash shkruante: “Tek ne është Shaban Polluzha, Gradica, Ismail Gorani, Ukë Sadiku, Ibrahim Lutfiu dhe të tjerë, na dërgo një radiostacion...”. Letra e dytë nga Tahiri i kishte ardhur në muajin mars ose prill 1945, dhe nëpërmes të lidhjes së njëjtë, ia kishte përcjell njerëzve të njëjtë siç kishte veprua më herët. Kjo letër ishte e  adresuar në emrin e profesor Berishës, në Drenicë. Në këtë kohë luftëtarët shqiptarë e kishin në plan që të sulmonin qytetet. Lidhur me këtë kishte biseduar me Tahirin në Prizren dhe lidhur me këtë bisedë i kishte shkruar letër profesor Berishës, në të cilën në mes tjerash i kishte thënë se partizanët kanë forca të mëdha dhe nuk është koha që të sulmohen. Atëherë ai i kishte nënshkruar me pseudonim e Tahirit, “Unë”, për shkak se ka qenë më i njohur se ai. Edhe në këtë letër kishte marr përgjigje shpejt. Sipas aktgjykimit të Gjyqit Popullor Krahinor, Gj. Nr. 17/45, thuhej se Rexhep Abdullah Kabashi kishte organizuar pesëshet. Ai ishte shumë i kujdesshëm ngase ishte edhe sekretar komunal i Këshillit në Lubizhdë, dhe se në Kabash ka jetuar Ibrahim Uka, se ishte mik i Xhavit Nimanit qysh nga viti 1941. Ndërsa katër të tjerë që i kishte organizua ndodheshin në ushtri në ndonjë brigadë plotësuese që kishte shkua për Dalmaci, ndërsa i pesti ndodhej në Kabash dhe quhej Nebi Sahiti. Të gjithë ata që ndodheshin në brigadën plotësuese në Dalmaci quheshin: Ramush Jemini nga Kabashi, i moshës 27-vjeçar, fshatar. 2. Idriz Ademi nga fshati Kabash, paralagje e Korishës, i moshës 23-vjeç, 3. Sali Bajrami nga fshati-paralagje Korishë, fshati Kabash, i moshës 20-21 vjeçar. 4. Hamdi Smajli, nga fshati Kabash, i moshës 30-vjeçar. Rexhep Avdullah Kabashi pas zbulimit të Tahir Dedës, edhe ai shpejt u zbulua dhe u arrestua. Në burgun hetues u morë 4 herë në pyetja: me 25 korrik,  3 e 10 gusht 1945 si dhe me 3 shtator 1945. Gjyqi Popullor Krahinor i Kosovës e Metohis, që kishte organizua procesin gjyqësor nga 20 -27 shtator 1945, me aktgjykimin Gj.nr. 17/45, iu shqiptua dënimi me vdekje- pushkatim: Halim Spahiut, Tahir Dedës, Rifat Krasniqit, Sefedin Ahmetit, Rexhep Avdullah Kabashit dhe Kajtaz Ramadanit,dhe dënimin e humbjes së përhershme të të gjitha të drejtave  politike e qytetare dhe me konfiskimin e tërë  pasurisë së tyre. Ata gjashtë patriot u ekzekutuan me 5 shkurtit 1946, në Prishtinë.  Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të mëngjesit, pa praninë e publikut në vendin e quajtur “Kiseli bunar”.



(Vota: 144 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora