| E hene, 07.08.2023, 08:30 PM |
TI KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:
REXHEP
ABDULLAH KABASHI, “Tomorri”(1922- 1946 u pushkatua)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Rexhep
Abdylla Kabashi ishte i lindur më 1922, në fshatin Kabash, banues në Korishë,
rrethi i Prizrenir. Ai ishte i biri i Abdullahit dhe i Qamile, e lindur Isufit.
Në kohën kur u arrestua kishte vetëm 23 vjeç, ishte sekretar i Këshillit
Komunal të Lubizhdës, ishte i pa martuar me gjendje ekonomike mesatare, ka
kryer shërbimin ushtarak dhe i padënuar. Qysh si i ri ai e kishte vrejt se
zullumi ndaj shqiptarëve shtohej dita më ditë. Andaj edhe mer një hapë të till
që ti bashkohet lëvizjes ilegale patriotike shqiptare. E dinte se në Kosovë
vepronta një organizat e quajtur ONDSH. Andaj, me ndihmen e Tahir Dedës
antarësohej në radhët e saja, në muajin dhjetor 1944, menjëherë pas luftës së
Drenicës. Tahir Deda kishte punuar në Këshillin e Rrethit, ndërsa Rexhepi kishte
qenë sekretar i Komunës së Lubizhdës dhe ashtu kishin shkuar gjithkund bashkë
për punë. Tahiri fillimisht me të kishte folur për punë pastaj kishte fillua më
dendur të fliste për luftën në Drenicë. Njëherë i kishte thënë se “Edhe unë kam
qenë komunist, por kështu nuk mundet. Është padrejtësi e madhe, vriten
njerëzit, populli shqiptar nuk ka të drejta”. Me këtë edhe e kishte përfitua
për punë ilegale. Një ditë e kishte pyetur se a dua t’ia krye një punë. I
kishte thënë se në Drenicë ka anglezë tek te arratisurit, se me aeroplan iu
dërgojnë ushqime, dhe kanë radiostacion. Fati ishte që me Tahirin ai njihej që
nga viti 1944. Në fillim, Tahir Deda e kishte caktuar që të mbaj lidhje me
Drenicën. Ai kishte lidhje me Mehmet Gradicën, me profesor Berishën, Bislim
Bajgoren, Ukë Sadikun, dhe Ibrahim Lutfiun. Pastaj në kohë të ndryshme ai edhe
kishte përcjell informata. Ai i kishte
dhënë postën Nebi Sahitit nga Kabashi, dhe ky e kishte përcjell tek lidhja
tjetër Ymer Devetakut, nga fshati Devetak, rrethi i Suharekës ose në Ferizaj.
Porosinë e parë e kishte marrë nga Tahiri dhe ia kishte dorëzuar Nebi Sahitit
menjëherë pas luftës në Drenicë. Përgjigjen në këtë letër e kishte marrë
menjëherë. Atë përgjigje nuk kishte mundur t’ia përcjell Tahirit, për shkak se
kishte pas shumë ushtarë dhe ai letrën e kishte mësuar përmendësh dhe ia ka
përcjell Tahirit. Kjo letër ishte dërgua në adresë të Tahirit, respektivisht me
pseudonim, i cili ishte “Unë”, ndërsa ishte nënshkrua nga profesor Berisha. Kjo
letër kishte ardhur 10-20 ditë pas shpërndarjes së luftëtarëve në Drenicë. Në
letër përveç tjerash shkruante: “Tek ne
është Shaban Polluzha, Gradica, Ismail Gorani, Ukë Sadiku, Ibrahim Lutfiu dhe
të tjerë, na dërgo një radiostacion...”. Letra e dytë nga Tahiri i kishte
ardhur në muajin mars ose prill 1945, dhe nëpërmes të lidhjes së njëjtë, ia
kishte përcjell njerëzve të njëjtë siç kishte veprua më herët. Kjo letër ishte
e adresuar në emrin e profesor Berishës,
në Drenicë. Në këtë kohë luftëtarët shqiptarë e kishin në plan që të sulmonin
qytetet. Lidhur me këtë kishte biseduar me Tahirin në Prizren dhe lidhur me
këtë bisedë i kishte shkruar letër profesor Berishës, në të cilën në mes
tjerash i kishte thënë se partizanët kanë forca të mëdha dhe nuk është koha që
të sulmohen. Atëherë ai i kishte nënshkruar me pseudonim e Tahirit, “Unë”, për
shkak se ka qenë më i njohur se ai. Edhe në këtë letër kishte marr përgjigje
shpejt. Sipas aktgjykimit të Gjyqit Popullor Krahinor, Gj. Nr. 17/45, thuhej se
Rexhep Abdullah Kabashi kishte organizuar pesëshet. Ai ishte shumë i kujdesshëm
ngase ishte edhe sekretar komunal i Këshillit në Lubizhdë, dhe se në Kabash ka
jetuar Ibrahim Uka, se ishte mik i Xhavit Nimanit qysh nga viti 1941. Ndërsa
katër të tjerë që i kishte organizua ndodheshin në ushtri në ndonjë brigadë
plotësuese që kishte shkua për Dalmaci, ndërsa i pesti ndodhej në Kabash dhe
quhej Nebi Sahiti. Të gjithë ata që ndodheshin në brigadën plotësuese në
Dalmaci quheshin: Ramush Jemini nga Kabashi, i moshës 27-vjeçar, fshatar. 2.
Idriz Ademi nga fshati Kabash, paralagje e Korishës, i moshës 23-vjeç, 3. Sali
Bajrami nga fshati-paralagje Korishë, fshati Kabash, i moshës 20-21 vjeçar. 4.
Hamdi Smajli, nga fshati Kabash, i moshës 30-vjeçar. Rexhep Avdullah Kabashi
pas zbulimit të Tahir Dedës, edhe ai shpejt u zbulua dhe u arrestua. Në burgun
hetues u morë 4 herë në pyetja: me 25 korrik,
3 e 10 gusht 1945 si dhe me 3 shtator 1945. Gjyqi Popullor Krahinor i
Kosovës e Metohis, që kishte organizua procesin gjyqësor nga 20 -27 shtator
1945, me aktgjykimin Gj.nr. 17/45, iu shqiptua dënimi me vdekje- pushkatim:
Halim Spahiut, Tahir Dedës, Rifat Krasniqit, Sefedin Ahmetit, Rexhep Avdullah
Kabashit dhe Kajtaz Ramadanit,dhe dënimin e humbjes së përhershme të të gjitha
të drejtave politike e qytetare dhe me konfiskimin
e tërë pasurisë së tyre. Ata gjashtë
patriot u ekzekutuan me 5 shkurtit 1946, në Prishtinë. Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të
mëngjesit, pa praninë e publikut në vendin e quajtur “Kiseli bunar”.