Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Jam Skraparlli
E enjte, 16.03.2023, 07:58 PM
Jam
Skraparlli
Nga
Edison Ypi
Garanci,
pasaportë, formularë, drejt e tek Ambasada e Gjermanisë.
Para
kangjellave nja dyqint a më tepër shqiptarë kokulur me sy të trishtë, të urtë
si pula, të heshtur si peshq.
I
njëqindesati në rradhë. Pres mbi një orë duke u mbështetur herë në njërën herë
në tjetrën këmbë.
Një
gjerman koklakër vjen që brenda ambasadës me një listë me emrat e 20 fatlumëve
që mund ta marrin vizën sot.
Kushedi
kur mund ti mbushet mendja stërnipit të Hitlerit ta vërë emrin tim në atë
listë.
Nuk
do iki në Gjermani.
Do
iki diku këtu brenda, në ndonjë vend të bukur që Shqipëria ka plot.
Pa
Vizë, dokumenta, burokracira, pritje poshtëruese nëpër rradha përpara
kangjellave si përpara burgjeve, pse jo ku s'kam qënë kurrë, në Skrapar.
Gjyshja
ime nga nëna ishte ishte një bejlereshë sa hijerëndë dhe shpirtbutë nga
Veleshnja. Aneja, kështu e thirrnim gjyshen, kur ishte fëmijë, i jepte
administratorit kaurr të ekonomisë së Beut zahire që i merrte fshehtas në bodrume.
Në këmbim, kaurri i mësonte Anesë dhe mikeshave të saj Alfabetin e
Kristoforidhit. Aneja dinte përmendësh gjithëçka kishte shkruar Naim Frashëri
dhe plot nga Rilindasit e tjerë.
Në
ushtri kam pasur dy skraparllinj. Një kapter i keq që mundonte ushtarët në një
mijë mënyra, edhe kot. Dhe një ushtar nga tre avgatë që vrau veten se nuk
duronte dot orën e edukatës politike.
Në
Gjermani u nise, vajte në Skrapar.
Anës
rrugës Hotele, Motele, Restorante, Kafenera, Karburante, Vorreza makinash,
Gomista, Ofiçina, troje që shiten, lavazhe të shpejtë, ekstra, non stop,
special, king, me gjenerator, me ujë të pijshëm, me ujë të bollshëm, number
one, amanozot.
Këto
vende kanë qënë pothuaj bosh, me ca depo të mjera kooperative, ndonjë traktor
që çante arat plot tym e zhurmë, dhe i pamunguari peisazh rural me fshatarë të
lodhur të uritur e të rreckosur.
Pata
ndalur diku për të pirë ujë, kur një banor lokal mu lut ta merrja se po shkonte
për të blerë ilaçe.
-Shtëpia
jote është kjo pas këtij gardhit ?
-Po.
-Me
dy kate, me oborr, me vreshtë, paske goxha shtëpi.
-Po
mor po, por vetë nuk jam mirë.
-Çfarë
të dhemb, si quhet sëmundja ?
-Asgjë
nuk më dhemb. Nuk e di si quhet diagnoza. Jam i shqetësuar, i dëshpëruar,
ndjehem i bezdisur.
I
papërshtatur me mënyrën kapitalistike të mbijetesës, ishte thjesht një i sëmurë
imagjinar.
Fushat
e Myzeqesë nuk janë ende të mbjella si duhet, por janë më të rregullta se disa
vite më parë.
Në
dalje të Lushnjes zbulova trafik taksish mes fshatrave të Myzeqesë !
Në
Fiershegan dy të rinj të porsamartuar m'u lutën t'i marr deri në Lapardha.
-Si
jeni, si ja kaloni, me çfare jetoni ?
-Me
emigracion, me Greqi.
-Ah,
pse jo me Shqipëri ?
Në
hyrje te Beratit, në një vend ku mesa duket njerëzia çon bagëtinë tua therë
kasapi, tabelë makabre "Thertore publike".
Një
djalë duke më treguar rrugën për në Skrapar më kujton me të qeshur vargjet,
“Hall
i madh me skraparllinë / ka rrezik të hash dhe dru / dy ministra le të rrinë /
se na duhen dhe pa tru”.
Tek
një urë marr një autostopist. Çfarë fati për tu pasur zili, është Skraparlli.
Skraparlliu
nuk flet. Por ka gjallëri të brendëshme. Nuk mërzitem duke admiruar
vetpërmbajtjen e tij.
Pak
më tutje nxjerr dorën një tjetër. E marr. Ku ka rrjedhur do pikojë, pres me
ankth të më thotë që është skraparlli. Ah, jo, nuk është skraparlli, është
gramshak. Gramshaku ka libra e revista në duar, flet urtë dhe butë, por flet
shumë, thotë se është misionar, Krishti, Bibla. Nuk dua ta kundërshtoj, por nuk
dua edhe t’ia lë thatë. I them se skraparllinjtë të cilëve ay ka ardhur t'u
predikojë, e kanë besimin e tyre, janë bektashinj, e kanë shenjtërine e tyre, e
kanë Babanë e tyre mbi Tomorr, kanë histori të besimit, me dëshmorë, kurbanë,
ceremonira, poezira që i dinë përmendësh, dhe nuk është mirë me ua përzi
muhabetin.
Vura
re gjallërimin e behtë aprovues të syve të skraparlliut që e mora te ura.
Misionari nuk e prish terezinë, vazhdon të japi spjegime, të bëjë qartësime,
saktësime, por ndërkohë kemi arritur në Poliçan ku zbret dhe biseda ka marrë
fund.
Lugina
e Osumit, madheshtore, hyjnore. S'është luginë, është ëndërr. Po udhëtoj nëpër
vende ëndërrash, që nuk i kam ditur se ju janë, por ja ku paskan qenë; "Më
çdo anë e kërkova / Thashë ku është Perëndia ? / Dhe ja tani e mësova / Qënkej
ndaj meje e s'e dija".
Pyje
me pisha dhe lisa.
Pllajat
me përrenj në mes duken si libra të hapur me fletët që ua merr era.
Diku
mes lisave, në një kthesë konvekse, mbi një breg anës Osumit, kafene. Çezëm dhe
verandë e madhe jashtë kafenesë. Në një nga stolat e drurit të verandës, janë
ulur një grua e re dhe një e vjetër. Nuse dhe Vjehërr me siguri. Skraparlleshat
e palëvizura me vështrimin drejt infinitit duken si në pritje të diçkaje të rëndësishme
që duhet të ndodhi.
Flakem
nga makina si me katapultë.
Skrapari
është vëndi më i bukur në botë - bërtas me sa kam në kokë.
Vjehrra
shtatlartë me flokë të bardhë kthen kokën ngadalë, Nusja përkulet pak për të
marrë vesh ç’ngjau.
Deklaratën
për bukurinë e Skraparit e bërtas për herë të dytë edhe më fort, sa zogjtë u
trembën, Osumi u drodh, malet u rrënqethën.
U
bëj të ditur shpejteshpejt cili jam, se gjyshja ime ishte nga Veleshnja, se unë
i ngjaj nënës, nëna ime i ngjante nënës së vet domethëne gjyshes time, dhe më
të rëndësishmen; unë që skraparlli kam qënë dhe skraparlli jam e do të jem, pa
e parë Skraparin nuk dua të vdes.
Aty
ndodhi mrekullia.
Zonja
thotë se edhe ajo është nga Veleshnja. Dhe pa zhurmë, pa potere, pa lëvizje të
tepërta, pa të bërtitura, pa ulurima, pa katapulta, pasi më pyet për ca hollësi
të tjera, më bën të ditur faktin me rëndësi historike botërore se ajo dhe
gjyshja ime janë kusherira.
Pij
dhallë, thith cigare, bëjmë muhabet. Jo për sorollopët që po e shkatërrojnë
Shqipërinë për interesin e vet. Për fisnikët që shkrinë pasuritë e veta për
Shqipërinë.
Ndahemi
me premtimin solemn se do takohemi përsëri.
Më
tutje të tjerë skraparllinj. Jo aq madhështorë sa kushurira ime përrallore, por
gjithsesi interesantë.
Çorovoda
pas një kthese. Pallate soc-realiste, lokale të reja me duralumin dhe vetrata.
Nuk
i shkojnë skraparlliut këto modernizma. Skraparlliu është tjeter gje.
Kapadaillëku
e ka kokën në Kolonje, gjoksin në Skrapar, këmbët në Vlorë.
Ulem
në një kafene “moderne” ku pij kafe. Porosis një teke “Raki Skrapari”. Bëj
muhabet me kafexhiun. Flasim për malin e Tomorrit, Abas Alinë, Teqenë e
famshme, ceremoninë e përvitshme, kanionet e Osumit, fshatrat etj. etj.
Sot
nuk kam kohë për të parë ujëvara dhe teqera. Keto ëmbëlsira dhe freskira do t'i
shijoj pak më vonë herën tjetër kur të vij përsëri këtu. Sot boll me kaq. Jeta
është e shkurtër, prandaj duhet ecur ngadalë, thotë një proverb kinez ose
japonez.
Bëj
një shëtitje të shkurtër nëpër qytet, dhe kthehem.
Ndal
pak në Bogovë. Freskia e ka shtëpine atje. Lisa dhe fllad që futet nëpër trup.
Përrua që rredh nga Tomorri.
Kanë
ardhur me autobuza nga Elbasani, Fieri, Lushnja.
Meshkujt
janë shtruar në restorante e shqyejnë mish duke bërtitur.
Femrat
kanë kapur sinjalet e shenjtërisë së Tomorrit. Kanë zbritur në përrua po lagin
këmbët dhe fytyrën me ujin e bekuar që rrjedh tatëpjetë.
Kundroj
përsëri e përsëri pa u ngopur malet palë-palë si det me dallgë.
Më
rëntë pika që s'kisha qënë më parë në Skrapar.
Se
jam Shqiptar, jam Skraparlli, jam veleshnjar, dhe jam krenar, dhe e kam për
nder...q'ato që vuan çdo njeri, më mbushin plot me helm e vrer.
Janar 2004