E shtune, 27.04.2024, 05:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bashkim Saliasi: Magjia e vendlindjes

E diele, 18.06.2023, 07:57 PM


MAGJIA E VENDLINDJES

REPORTAZH

Nga Bashkim Saliasi

Falë rrjetit social, komunikimi me miqtë dhe shokët është jo vetëm më i shpejtë, por edhe punëmbaruar.

Një bisedë telefonike me shokët e mijë të viteve të rinisë së hershme, si Gëzim Ismaili, Zagoll Gjoni, Kujtim Brahimaj me banim në Tiranë dhe Hekuran Duçka me banim në Greqi, na mundësoi që të takoheshim në Tiranë.

Takimin  e lamë në Laprakë, afër shtëpisë së Gëzimit. Me Kujtimin u takova te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” dhe së bashku morëm rrugën për Laprakë. Rrugës i telefonova shokut tonë Zagoll Gjoni dhe e vura në dijeni për orën e takimit. Pas një çerek ore u gjendëm të tre në ambjentet e lokalit të vëllait të shokut tonë Gëzim Ismaili.

Pas përshëndetjes së rastit, shoku ynë Zagoll, na u drejtua me pyetjen:

-Si mendoni do t’a realizojmë dëshirën e shokut tonë nga Tepelena, zotit Kujtim, për një udhëtim turistik në vendlindjen tonë, në Skrapar, në 1 qershor 2023?!...

-Si të dëshironi ju, -tha Kujtimi,… edhe po nuk shkuam bashkë, do t’a gjej mundësinë t’a vizitoj Skraparin me kanionet e bukura.

-Vështruam njëherazi Kujtimin dhe i pohuam atij, se patjetër do të shkojmë bashkë dhe të kënaqemi si shok të vjetër që jemi.

Pasi e diskutuam midis nesh, vendosëm që ditën e shtunë të udhëtojmë drejtë Skraparit.

Gjatë kohës që biseda kishte hyrë në rrjedhën e vet, duke kujtuar shokët dhe shoqet tona të maturës ’74, mora në telefon shokun tonë Petrit Zeqaj, emigrant në Greqi, por nuk kontaktova dot. Provova numrin e shokut tone, Hekuran Duçka dhe ky emigrant në Greqi. Për fatin tonë të mirë biseduam me të, dhe i parashtruam kërkesën, nëse mundej t’i bashkohej grupit tonë për udhëtimin, që do zhvillonim të shtunën drejt Skraparit.

Qe rastësi, na sqaroi ai, që u ndodha në Gjirokastër dhe përgjigjen do t’ua jap në darkë, pasi të shikoj nëse do i kryej dotë këto punë, për të cilat kam ardhur nga Greqia… Në vazhdim të bisedës, të shoqëruar dhe me gotë raki, realizuam një fotografi së bashku.

Foton ua postuam shokve tanë. Në përgjigjen e tij, Hekurani shkroi:

-Jeni grupi më kompakt, që e ruani shoqërinë e shkollës së mesme. Ju uroj gjithë të mirat, shëndet dhe gëzime të keni. Ju bëftë mirë rakia. Respekte për të gjithë shokët.

Petrit Zeqaj shkruan: Faleminderit për fotografinë. Kalofshi një ditë të mbarë! Isha jashtë dhe nuk kisha internet…Sa do të doja të isha dhe unë midis jush…!

U ndamë me Gëzimin dhe lamë orën e takimit, për të shtunën në mëngjes në ora 6 00, të bëhet nisja nga Tirana drejtë Skraparit. Në mbrëmje vonë, ora 10 e 41 në Whatsapp,  Hekurani më shkruante:

-I nderuar shoku im Bashkim Saliasi! Ditën e shutë, datë 1 qershor 2023 jam gati t’i bashkohem grupit simpatik, për të lëvizur në drejtim të Skraparit, për detaje të tjera do të flasim. Ju falenderoj për ftesën. Me respekt shoku juaj Hekurani.

Më gëzove shumë, - i thashë, që pranove ftesën tonë, për të vizituar vendlindjen time.

UDHËTIMI DREJTË SKRAPARIT

E shtunë 1 qershor 2023, ishte dita më e bukur për ne shokët e maturës ’74 të shkollës Pedagogjike Fier, që morëm rrugën të gjithë bashkë në drejtim të Skraparit. Ishim korrekt në orar të gjithë, në ora 6 pa dhjetë u grumbulluam në Laprakë. Pasi pimë kafen e mëngjesit Gëzimi  bëri gati makinën dhe na ftoi të zinim vendet. Biseda filloi me merakun, nëse shoku ynë Hekurani do të  arrinte në orar nga Gjirokastra drejtë nesh.

Mos  rrini në merak, -ju thashë unë, Hekurani në ora 7 e 30 është te rrethrrutullimi në Lushnje, te ish uzina e plasmasit.

Ishim përfshirë te kujtimet e rinisë të shkollës së mesme Pedagogjike. Biseduam gjatë e gjerë për ato me mall e nostalgji.

Te rrethrrutullimi i Lushnjes pamë shokun tonë Hekuranin, që po vraponte në drejtim të rrugës së Beratit. Të dy palët arritëm në orën e caktuar në pikën e takimit. Pasi u rehatua Hekurani dhe u përshëndetëm me të, ai na përgëzoi për udhëtimin dhe ftesën që i bëmë.

Dalëngadalë ju afruam Urës Vajgurore. Fillova t’i shpjegoj Kujtimit, se ky qytet, para disa vitesh emërtohej Ura Vajgurore, kurse tani e ka marrë emrin Dimal. Shumë shpejtë ju afruam ish kombinatit të Beratit dhe më pas Urës së Goricës.

Kjo urë është një nga urat më të vjetra në vend dhe njëkohësisht është monument kulture ku vizitohet nga shumë turistë të huaj.

Ura është ndërtuar në shekullin e XVIII. Fillimisht ura ka qenë prej druri, por në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës, ajo u ribë me gurë. U rindërtua gjatë viteve 1920-1930 dhe ka një gjatësi 129.3 m dhe gjerësi 5.3 m. Përbëhet nga shtatë harqe që lëvizin nga 9 deri në 16.7 m. Ajo lidh lagjen e Goricës me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Është e lartë deri 10 m mbi shtratin e Osumit.

Këtu lartë është kalaja, e cila është ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë. Nga muret e kalasë mund të shihet qyteti i Beratit, lumi Osum, një nga degët e lumit Seman i cili derdhet në Detin Adriatik si dhe Ura e Goricës mbi lumin Osum. Rruga që po ndjekim për në Skrapar nuk kalon më mespërmes qytetit, por anash në krah të lumit Osum.

Shumë shpejtë dolëm në Uznovë dhe përball u shfaq fshati Bilçë me kodrat e gjelbëruara me ullinj. Me radhë përshkruam rrugën Uznovë-Vërtop, Qafë-Shëmtodë, në Mrakull dhe arritëm në Poliçan. Shkurtimisht i shpjegova Kujtimit dhe shokëve, se këtu në qytetin e Poliçanit kalova pjesën më të madhe të viteve të punës. Është një qytet i vogël që bënë pjesë në qarkun e Beratit. Qyteti siç e shikon është i rrethuar nga disa kodra dhe para viteve ’90 arriti një numër popullsie 10 000-11 000 mijë banor. Banorët e qytetit punonin në Uzinën Mekanike, në NB, Pyjore, Ndërtim, Komunale etj. Qyteti u ndërtua nga vitet 1960. Poliçani ka qenë një fshat i vogël dhe në vitet 1961-1962 u kthye në kantier ndërtimi, ku u ngrit Uzina Mekanike.

-Po ti Bashkim ku ke punuar,- pyeti Kujtimi?

Në vitin 1991 punova në shkollën 8 vjeçare “70 vjetori Pavarsisë” dhe  më pas për katër vite punova në gjimnazin e qytetit Poliçan dhe në vitin 1996 u shkëputa drejtë vendbanimit të ri, në Tiranë. Shumë shpejtë Gëzimi përshkroi rrugën Pronovik, Lëmi Kiços, Jaupas, Bogovë. Isha përhumbur në kujtime në këtë rrugëtim.  Gëzimi ndaloi makinën dhe u ulëm në klubin e parë, në Bogovë. U freskuam dhe porositëm kafe dhe raki. Freskia e lumit Osum dhe aroma e luleve na relaksoi në këtë ambjent shlodhës.

NË ÇORROVODË

G Ismaili, B Saliasi, H Duçka, K Brahimaj, në Çorovodë 1 qershor 2023

U nisëm nga Bogova në drejtim të qytetit të Çorrovodës. Duke ecur rrugës Zagolli na tregoi, se sot është ditë  pazari, në Çorovodë, ku tregtohen prodhimet e fshatarve..

Pamje nga sheshi në Çrovodë 1 qershor 2023

Pak histori e qytetit:-  Emri i qytetit Çorovodë rrjedh nga gjuhët sllave dhe ka kuptimin “uji i zi”. Skrapari është çliruar më 5 shtator 1942. Është rrethi i parë i çliruar në Shqipëri. Shikoje, lumi Osum kalon nëpër qytet. Në rrjedhën e sipërme formon kanione dhe shpella. Rrugës diskutuam me shokët e mij se qyteti Çorovodës mori zhvillim në vitet ’70, në kohën që rrethi drejtohej nga sekretari i parë i rrethit  Teki Malindi. Në atë kohë u ndërtuan pallatet e para dhe më pas u ngritën shkolla e mesme e Përgjithshme në vitin 1971, Shtëpia e Kulturës “Riza Cerova”, Komiteti i  Partisë”, Komiteti Ekzekutiv” etj.

Gjatë kohës që po diskutonim Gëzimi arriti në fshatin Zogaj. Ju afruam kanioneve të Osumit, ku bëmë shumë foto me këto peisazhe mjaftë të bukura dhe mbresëlënëse.

-“Siç e shikoni në muret vertikale të kanionit ka mjaftë guva dhe zgavra të formuara nga proceset e karasit. Midis tyre dallojmë , “Dhëmbët e Krokodilit”, “Katedralja e Madhe”, “Shpella e Ërrët”, “Vrima e nuses”, “Gjurma e Abas Aliut”, etj. Këtë informacion e kam lexuar në Gazetën Jehona e Skraparit të datës 27 dhjetor 2020 shkruar nga studjuesi Sadik Xhaferri.

Në Zogas, pëball fshatit Grepckë

Lamë kanionet e lumit Osum dhe u ulëm përsëri në Çorovodë. Gjetëm parking për makinën dhe shkuam në lokalin tonë të preferuar të viteve të rinisë lokal “Verori”.

Në lokal porositëm pijen tradicionale të skraparit,- rehaninë e thanës. Qëndruam për t’u çlodhur rreth një orë, duke u kënaqur me bukuritë e qytetit, me freskinë e lumit, cicërimat e zogjve dhe aromën e trëndafilave. Bëmë disa fotografi në qendrën e qytetit, si kujtim nga vizita e sotme në këtë qytet të bukur.

KTHIMI NË BOGOVË

Pasi njohëm shokët tanë me veçoritë e qytetit të Çorovodës dhe me mbresat nga vizita në kanionet e lumit Osum u larguam nga qyteti për tu kthyer në Bogovë, që të drekonim nënë hijen e rrepëve dhe freskinë e lumit Osum dhe ushqimet bio të përgatitura tradicionalisht.

Zum vend në një tavolinë jashtë në tavernën e lokalit “Qato”. Djemtë pasi u feskuan morëm menytë dhe përcaktuan llojet e  ushqimeve. Porositëm mish qingji në hell, sallatë mikse, kulaç, kukurec, salcë kosi vendi etj. Të gjitha ushqime bio. Gjatë kohës në pritje të ushqimeve u tregova shokëve të mi, disa të dhëna për fshatin Bogovë.

Fshati Bogovë mbart të gjithë potencialet për të qenë zonë turistike. Komuna e Bogovës ndodhet në lartësinë 265 m mbi nivelin e detit. Ajo përbëhet nga nëntë fshatra; Bogova, Novaj, Bargullasi, Nishova, Kakruka, Dobrusha, Përparimi, Selani, dhe Jaupasi me rreth 2500 banor.

Bogova quhet ndryshe dhe si porta hyrëse e turizmit në Skrapar. Këtu gjenden nëntë biznese shërbimi hotele, resorante dhe bare. Uji Bogovës buron nga Mali Shenjtë Tomor. Nga burimi që buron te Ura e Sirakës marrin uji qyteti Beratit dhe i Poliçanit. Në Bogovë gjendet hidrocentrali me fuqi 2550 kilovatorë ose 2.5 megavat, i cili filloi prodhimin e energjisë në vitin 1972… Në këto ambjente nën flladin e freskët të lumit Osum dhe erën e Malit të Shenjtë Tomor kaluam rreth 2 orë. Në mbarim të drekës realizuam disa foto dhe u nisëm për në Tiranë.  Ruga kaloi për bukuri. Në dalje të Beratit Gëzimi propozoi, që kafen ta pinim në Kuçovë, atje ku ruan shumë kujtime dhe mbresa të punës së tij. Në një lokal të bukur në qendër të Kuçovës shijuam kafen dhe u çlodhëm.

-Tani do i bie nga Kozarja, -tha Gëzimi.

-Bieri nga të duash, i thamë ne,  veç na nxir në Lushnje, që të përcjellim shokun tone, Hekuranin.

-Te liqeni i Thanës do ndalojmë,- tha Zagolli. Thana është një fshat në komunën Fier-Shegan në rethin e Lushnjes. Ndaluam te liqeni dhe pamja e tij na magjepsi. Si ka mundësi që nuk qenkërka kthyer në qendër biznesi ky vend i mrekullueshëm, - tha Hekurani.

E kisha dëgjuar emrin e këtij ujëmbledhësi, por nuk më kishte rënë rasti ta shikoj. Kjo vepër u ndërtua në vitin 1959-1962. Grumbullon 65 milion metër kub uji. Diga ka lartësinë 11 m, gjatësi 3500 m. Ka aftësi ujitëse 35100 ha. Kanalet kryesore ujitëse kanë gjatësi 37 km. Gjendet shumë afër qytetit të Lushnjes.

Liqeni Thanës 2023

Pasi bëmë disa foto, u larguam nga liqeni, në drejtim të Lushnjes. Te rrethrrutullimi, ku ndan rruga për në Fier, zbriti shoku ynë Hekurani. I uruam rrugë të mbarë dhe morëm rrugën për Tiranë. Pa arritur në Rrogozhinë, Hekurani më bëri me dije se u nis për në Gjirokastër me një furgon të Sarandës. Biseda jonë gjatë rrugës Lushnje - Tiranë qe shumë e këndshme. Kujtimi na shpjegoi, se mbeta shumë i kënaqur nga ky udhëtim në rrethin tuaj dhe ruaj mbresa dhe kujtime të mira nga ky udhëtim.

Në ambjentet e lokal “Qato” Bogovë

Rruga për në Tiranë qëlloi e lirë dhe shumë shpejtë arritëm në Laprakë. U ndamë me shokët me shpresë se në muajit e më vonshëm të verës do organizojmë një udhëtim për në Tepelenë dhe në qytete të tjera të Shqpërisë…

Në Fier, takimi matures ‘73 me shokët e mi

Kujtim nga takimi 7 mars 2023



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora