Mendime
Klajd Kapinova: Shën Nënë Tereza nuk mbante burqa të xhihadit islamik dhe nuk ishte otomane e arabe
E hene, 08.05.2023, 07:25 PM
Shën Nënë Tereza nuk mbante burqa të xhihadit islamik dhe nuk ishte otomane e arabe
“Unë
gjeta tek Nënë Tereza drejtimin e jetës, që kam kërkuar gjithë këto vite.”
- Princesha Diana
Nga
Klajd Kapinova
Dy foto të ndryshme në New York dhe
Tiranë kundër njera-tjetrës
PHOTO 1: Çfarë është
kjo shtatore ghost!? Ku e ka ftyrën Shën Nënë Tereza!? Shqiptarja etnike Gonxhe
Bojanxhi, kur ka lindur në qytetin e Shkupit (sot Maqedonia Veriore), është
rritur dhe është dorëzuar si murgeshë qysh në moshën e adolishëncës (në shërbim
të Zotit dhe popullit të Tij), asnjëherë nuk ka mbajtur Burqa, veshje
karakteristike e vendeve sheriatiste islame arabe dhe Lindjes se Mesme…
Sikurse dihet qytetin i vjetër i Shkupit, është territor
dhe popullsi etnike e paster shqiptare dhe jo territor apo popullsi emigrante
otomane apo arabe.
Kjo statujë turpi fatkeqsisht realizuar nga një “artist”
shqipfolës, e paraqitet para botës shqiptare dhe mbarë njerëzimit se Ajo
shenjtëreshë (Nënë Tereza) nuk është shiptare etnike, por arabe apo otomane, që
s’kanë asnjë lidhje arkeologjike, historike me territorin, popullsinë, gjuhën,
traditat dhe zakonet e lashta iliro-shqiptare...
Unë e kam parë shumë herë afër Shenjtëreshën, në
qytetin e Shkodrës, tek Shtëpia apo Misioni i Motrave të Bamirësisë, të
themeluar dhe drejtuar me përkushtim dhe përvujtëri nga vete Ajo, duke u
lutur në një kapele të improvizuar, pranë këtij qyteti. Tek Missioni i
Bamirësisë çdo ditë vinte vazhdimisht një prift katolik shkodranë ose kosovarë,
që çonte meshë për misionarët e Urdhërit dhe disa gra shkodrane, që shërbenin
aty falas…
Shën Nënë Terezës, i kam kushtuar edhe një libër me
titull: “Engjëll vuatjeje dhe shprese”, botuar nga Shtëpia Botuese
“Camaj-Pipa”, Shkodër, 2002…
Kjo “skulpturë” është jashtë realitetit!? Statuja ose
shtatorja, është si rrobat apo veshjet për Halluin e pelqyer shumë nga për
femijët, e cila festohet këtu në SHBA.
Të njejtën gjë (fyerje me paramendim), kanë bërë për herë
të parë me ish shtatoren e vendosur me ceremoni të madhe në Aeroportin Ndërkombëtare
“Nënë Tereza” në Rinas (Tirana, Albania), që për çudi mban emrin e
saj. Shalgjati si çdo pune tjetër të mbrapsht e përuroj fyerjen e dytë kundër
Nënë Terezës… Turp!!!
Para shumë vitëve Kryemyftinia muhamedane në Shkodër, nuk
ka dashtur, që të vendoset një statujë apo monument i Nanës Tereze, kurse për
vendosjen e bustëve dhe përkujtimore të turpit, në nderim të pushtuesve mizorë
otomanë, ka qenë ajo që ka nxitur dhe insistuar vendosjen e tyre në trojet
shqiptare dhe Shkodër… Edhe ajo statujë, që u lejuar dhe vendos më pas dhe
është edhe sot para PTT ose në Piacë është turpi i kulturës dhe respektit për
shkodranët dhe besimin katolik atje…
Krejt ndryshe paraqitet pamja për nderimin dhe respektit
e thellë, që amerikanët kanë treguar dhe shfaqin edhe sot për shën Terezën e
Kalkutës. Këtu në shtetin e New York-ut dhe më saktë në 5 qytete, si:
Manhattan, Bronx, Queens, State Island dhe Brooklyn, figura dhe respekti për
jetën dhe veprën e Saj është në maksimum në maksimum…
Për më tepër Nanë Teresa është Qytetare Nderi e
SHBA-së dhe ka marrë në Shtëpinë e Bardhë vlerësimin më të lartë që jep
shteti amerikan Medalja e Lirisë nga Presidenti Roland Reagan… Kërë
titull vlerësimi të lartë e kanë marrë vetëm katër figura botërore jo
amerikane…
Në shumë kisha katolike në 50 shtete këtu, ka piktura,
fugure dhe skulptura dhe të gjitha fatmirësisht janë me fytyrën e Saj…
Meksika, zë vendin e parë në botë për adhurimin ndaj
figurës bamirëse dhe shenjtore të shën Terezës së Kalkutës, ku kudo gjenden
skuptura, piktura dhe fugure me Nënë Terezën… Ata e kanë dhe adhuruar edhe sot,
njësoj sikurse të ishte simbol kombëtarë apo fetarë i tyre…
E njëjta gjë ndodh në disa shtete të Amerikës së Jugut
(Latine) dhe në kontinentin e largët të Azisë, ku më së shumti Ajo është e mirënjohur
në Indi, shteti me popullsi më të madhe sot në botë, sikurse edhe në ishujt
ekzotik Filipine etj…
PHOTO 2: Kjo
skulpturë ndodhet në Kathedralen katolike të shën Patrick-ut në Manhattan, New
York. Mentaliteti otoman kundër Nanë Terezës bëri në “skulpturë” një ghost
turpi, sikurse kanë bërë 30 vite më parë në qytetin e “djepit” të kulturës
otomane Shkodër, me gjoja monumentin ghost të Poetit Kombëtar At Gjergj
Fishtës O.F.M. (1870-1940)…
Është interesant fakti, se këto “monumente” ghost, nuk po
bëhen asnjëherë për “figurat” e pashave, vezirëve, jeniçerëve, hoxhallarëve
otomanë etj., apo sulltanëve në trojet e Arbërit, ku 80% e xhamive otomane
fatkeqsisht mbajnë emnat e tyne dhe besimtarët otomanë krenohen me
kryepushtuesit dhe objektet e kultit otomanë në trojet tona, qe fatkeqsisht nuk
janë as mish as peshk.
Monumentet e sulltanëve, si: Muratit I, në Obeliq të
Prishtinës asnjera prej tyre nuk është moderne si ghost, por kanë fytyrën e
sulltanit në fjalë…
Edhe sulltan Fetih-u po në Prishtinë, të cilit i
kushtohet xhamia më e Madhe në Ballkan, nuk ëshë e realizuar artistikisht si
ghost, por ka fytyrën origjinale të sulltanit mizor me shpatë, që është simboli
i pushtimit dhe nënshtrimit të banorëve etnik të krishterë dardanë atje…
Ky sulltan xhihadist e ka djegur,
gjakosur dhe shkatërruar me ekspeditat ndeshkuese mizore ushtarake dy herë
kështjellën Rozafa dhe qytetin antik të labeatëve Shkodrën.
Para disa vitëve Kryemyftinia “tolerante” e Shkodrës, ka
kundërshtuar me fanatizëm otoman ndihmën financiare prej 3.000,000 dollarë të
Qeverisë Amerikane dhe Ambasadës sonë në Tiranë, për të rindërtuar monumentit e
identitetit antik shqiptar…
Nga nëna histori, mësojmë se sulltan Fetih-u ose i
vetëquajturi Sulltan Pushtuesi, shkatërroi dhe ktheu në xhami otomane
kishën e lashtë katolike të shën Shtjefnit protomartir vendas, që ndodhet
brenda në kështjellën antike Rozafa me një histori 3500 vjeçare dhe
Myftinia e Shkodrës me kryeneçësi “arnaute” nuk lejoi rindërtimin e objektit
etnik të kishës shumë të vjetër katolike shqiptare …
Natyrshëm lind pyetja e logjikshme: Pse monumentin e
komandantit pushtues otoman Riza Pasha nuk e kanë bërë artistët islamë në
menyrë abstraksioniste ose si kub zbavitës për fëmijët, që me disa levizje me
mend e qon në vend, por kjo fatkeqsisht po ndodh vazhdimisht dhe qëllimisht
vetëm me figurati e popullit etnik shqiptar!? Edhë aty ku është ngritur
munumenti i tij si pushtues otoman, ai është disa herë më i madh, se sa i
poetit kombëtar shqiptar At Gjergj Fishtës OFM, i cili fatkeqsisht ndodhet jo
shumë metra larg tij… Si për të mos mjaftuar kjo, shohim se aty brenda
monumentit kushtuar komandantit pushtues ndodhet edhe flamuri otoman, ku çdo
vit pozojnë me krenari muslimanët shkodranë të niveleve të ndryshme shoqërore
dhe intelektuale…
Edhe në Tiranë, është ndritur me
krenari nga vëllezërit “patriotë” muslimanë të kryeqytetit, monumenti tjetër i
turpit përkushtuar komandantit barbarë otomanë Sulejmanit, i cili sikurse dhe
shumë të tjera në të gjithë Shqipërinë nuk është bërë nga “artistët”, sipas
stilit të artit absurd apo abstraksionizmit, por statuja e pushtuesit është
disa herë më i madh se sa i patriotët të flaktë prelati imzot
Nikollë Kaçorrit (1865-1917), që ishte arkitekti i Pavarsisë së Shqipnisë dhe
zv/Kryemistër i Atdheut tonë asokohe, në kabinetin e Ismail Bej Qemalit, ish
deputet për disa dekada i Parlamentit Xhihadist Islam Otoman…
Për të nderuar pushtimin shumë shekullorë të trojeve të
Arbërit dhe komandantin e pamëshirshëm otoman, Qeveria Pro Otomane e Tiranës
së kuqe e ditëve, ka shpenzuar mijëra dollarë nga fondi i taksapaguesve të
varfër dhe fatkeqë shqiptarë, kurse për monumentin abstraksionist të Pader
Fishtës Qeveria e Dullës në Tiranë dhe pushteti lokal i Shkodrës nuk ka
harxhuar asnjë cent. Kontributin për të ndërtuar një turp dhe antiart përballë
Bashkisë së qytetit e kanë dhënë bujarisht shqiptaro-amerikanët në Detroit ose
më saktë besimtarët katolikë të kishës katolike shqiptare të shën Pjetrit dhe
shën Palit dhe ato të kishës katolike shqiptare “Zoja e Pajtimtare” po në
shtetin Michigan…
Fatkeqsisht, dihet se bujarët fisnikë shqiptaro-amerikanë
nuk e kanë ditur se çfarë monumenti turpi dhe skadaloz po sponsorizojnë…
Kryeadademiku i epokës së Dullës njifarë Skender Gjinushi
lejon otomanologët shqipfolës të mbrojnë poshtërimin tonë, përmes tezës absurde
se ky Shalgjati Sulejman si otoman është themeluesi i Tiranës… edhe pse në
kryeqytetin gjoja otomanë, arkeologët shqiptarë para shume dekadave kanë gjetur
gjurmë faktike dhe relike me objekte të lashta të murëve të epokës apo
periudhës së lashtë ilire, ç’ka hedh poshtë fatmirësisht me prova autentike
idenë e çmendur të erdoganistëve islam otomanë, se Tirana u “themelua” nga
dyndjet e tërbuara pushtuese barbare otomane…
New York City dhe shën Tereza e
Kalkutës
Për shumë vite kam ndjekur me kujdes se amerikanët e
vlerësojnë shumë gonxhen e shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e Kalkutës dhe
botës. Presidenti republikan Roland Regan, e adhuronte shumë për punën e Saj
fisinike në shërbim të të varfërve amerikanëve dhe botës. Ajo vetëm në New York
ka disa shtëpi dhe më së shumti në Bronx dhe Brooklyn…
Duke shëtitur me kujdes në disa kisha katolike në Bronx,
New York dhe shtete të tjera të SHBA-së, kam parë shumë piktura murale me
tematikë shqiptaren e madhe të përmasave botërore, të cilat i kam fiksuar me
aparat dhe ndoshta ka ardhur koha t’i bëj publike, për bashkëatdhetarët tanë në
vendlindje, lexuesit dhe biografët e shën Nënë Terezës etj.
Ajo ishte dhe mbeti e Shenjtë
Tek figura e Saj, evidentohet si element plot vlerë
unisimi mes filozofisë së saj humane, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar
kompleksin e ndjejave që quhet mirësi njerëzore si veprim, ku, karakterizohet
gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh filozofik, shoqëror e rezatues.
Kjo strukturë shpirtërore vlerash, projekton Atë, jo si
moralizuese, por si objekt human, që mishëron diçka më shumë. Ajo, krijoi një
filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim; kujdesin tokësor dhe jo
pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të shpirtit me një botë tjetër.
I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga Zoti, në
gjithçka që bënte derisa Zoti e mori në krahët mikpritës të Tij.
Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj
shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve,
më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të
mbeturinave.
Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në
krahët e saj të ngrohtë, duke u thënë mos u merzisni, unë do t’ju mbaj me
ngrohtësinë prindërore. Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe ngrohtësi shoqërore
u fali me gëzim përherë Nënë Tereza.
Si një mesazhere humane biblike, shenjtore e gjallë dhe e
prekshme, Ajo sillte e përhapte atë gonxhe jete të mrekullueshme si vetë emri i
saj, atë dashuri njerëzore kaq të zbehur gjatë shekullit XX, kur përbuzja,
mjerimi, lufta e pakuptimta, kërcenin valle si në shtëpinë e tyre.
Shën Tereza e Kalkutës ishte një
ushtri e vërtetë dashurie
Thjeshtësia,
ishte bashkëudhëtare në jetën e palodhur në shërbim të të varfërve, të sëmurëve
me lëbrozë, antikapatëve, jetimëve, të moshuarëve, që padrejtësisht ishin
braktisur nga aparaardhësit e tyre, fakirëve të Indisë, me të cilët gjithë
jetën ndau vuajtjet e kësaj bote.
E donte thjeshtësinë,
sepse njerëzit me të cilët punonte u dhuronte mirësinë me përkushtimin
mbinjerëzor, duke ua dhënë me ëmbëlsi aq të dashurën fjalë të nënës - Dashurinë.
Ajo është lart në Qiellin e
pavdeksisë së përjetshme, në atë banesë që e ëndrronte
drejt lumturisë së pasosur në paqe. Ajo është ulur në tryezën e shenjtorëve të
historisë së krishtërimit dhe po kuvendon për jetën tokësore me të cilën ajo u
shkëput me dëshirë.
Dje dhe sot
E gjithsesi, bota e krishtërë dhe kisha në veanti, gjatë
kësaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi të shumta, që të parë në prizmin
njerëzor, kanë mundur të jenë edhe fatale.
Por historia është e lavdishme, sepse të tillë e bëjnë
njerëzit në Tokë, duke kulmuar më tej me një nga prelatët më të mëdhenj të
krishtërimit papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prindërit me
origjinë të trungut të mirëfiltë shqiptar në Urbino, duke qenë kësisoj i 250-i
papë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Kësaj radhe, Zoti me fisnkëri për Shqipërinë dhuroi plot
bujari një Nënë të Madhe, që shquhej për nga forca shpirtërore deri në kufijtë
e shenjtërisë.
Ajo u bë e famshme sa trimëria dhe
vendosmëria e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit legjendar, që
si Atlet i Krishtërimit, u bë mburoja e civilizimit evropian, ndërsa Nënë
Tereza e Kalkutës së mjerë, u bë mburojë dhe histori e gjallë feje,
përkushtimi, duke ndryshuar fytyrën e botës së mjeruar.
Nëna, jetoi në varfëri, me
të varfërit midis më të varfërve, duke përjetuar tërësisht filozofinë e
Krishtit. A nuk u shndërrua Ajo si e tillë se qe shqiptare?
Të gjitha këto janë pyetje me përgjigje shembullore të
popullit shqiptar. Një Nënë prej gjak shqiptari, që do të lindte trupvogël e
imët dhe shëndetlig, do të vinte një ditë që të shpërthente si një trëndafil i
mrekullueshëm, të kthehej në trëndafil të dashurisë, duke u dhuruar skamnorëve
dashuri të përjetshme.
Gonxhja tronditi botën, duke i apeluar, se kjo substancë
e shformuar është pjesë dhe produkt i shoqërisë së sotme, që kontraston me
qytetërimin.
Në fund të shekullit XX, Ajo
rizgjon imazhin e Jezusit të Nazaretit dhe aksioni i saj human mori sendertim
real, duke shpalosur tipare krejt unikale.
Ku ta dinte babai i Nënë Terezës, ky tregtar i thjeshtë
shqiptar, se para thjeshtësisë së bijës së tij, do të përuleshin me respekt të
thellë mbretër, presidentë, prelatë të kishës dhe të gjithë besimeve fetare në
botë!
Ajo kërkonte me ngulm dritën dhe
dashurinë. Ajo është një dhuratë e Zotit për t’i shërbyer me
përvujtëri vetëm Atij. Me jetën dhe veprën e Saj, na tregoi, se do gjë është e
mundur me Zotin. “Mbani qetësinë e zemrave, meditoni, sepse atje do të
takojmë Krishtin, sepse edhe ne mund të ecim të takojmë Zotin tonë”, i
porosiste vazhdimisht bashkëudhëtarët e Misionit të Bamirësisë
kryemurgesha Nënë Tereza.
Nënë Tereza në Harlem (Bronx) dhe
Brooklyn, New York
Në dy qytetet e mëdha të Neë York City, Bronx me 2.2
milion banorë dhe Brooklyn me 2.4 milion banorë, ka disa shtëpi të motrave të
Nënë Terezës, që shërbejnë edhe sot për të varfërit, të pastregët, të sëmurët,
të braktisurit, jetimët etj.
Përkujdesi i motrave,
është i madh e i vazhdueshëm. Ajo ka udhëtuar disa herë nga Neë York në Romë
dhe anasjelltas edhe pse shpesh nuk ishte mirë me shëndet, sikurse tregon mjeku
i Nënë Terezës, dr. Patricia Aubanel. “Pra, ne e konsiderojmë këtë si
një mrekulli“.
Ajo rrezikonte shëndetin e saj të dobët, duke fluturuar
nëpër botë, për të vizituar njerëzit e varfër në Harlem, të cilët i donte
shumë. Një herë Nënë Tereza po ecte me Princeshën Diana në rrugët e
Bronx-it.
Këtu ajo hapi Misionin e Saj të parë në vitin 1970, në
East 145 Street në jug të Bronx-it.
Në vitin 1997, Nënë
Tereza qëndroi në Misionin e Bronx-it për disa javë dhe gjatë muajve maj -
qershor të vitit 1997 Ajo u takua për herë të fundit me Princeshën Diana. Disa
muaj më vonë, bota po mbante zi të dy ikonat, të cilët vdiqën vetëm pesë ditë
larg njera - tjetrës.
Misioni, më
vonë i zgjeroi shërbimet e tij në Harlem, ku, aktualisht drejton një
strehë për gratë dhe Brooklyn, ku ka një shtëpi për nënat e pamartuara.
Në vitin 1985,
Urdhëri i Nënë Terezës hapi një shtëpi në Greenwich, për pacientët me
AIDS dhe të shtëpi tjetër për të pastrehët në Newark (New Jersey). “Në ato
ditë nuk mund t’i tregoja askujt që po merrej me njerëzit me AIDS“, kujton
Gene Principe, 85 vjeç, i cili, ka qenë vullnetar me misionet e Nënë Terezës,
që nga viti 1983.
Principe,
kujtoi një vizitë që Nënë Tereza bëri në Harlem, disa vjet para se të vdiste.
Ishte pas një stuhie të madhe dëbore, dhe pastruese e borës kishin ende shumë
punë hapur rrugën në West 127th Street.
“Dy djem të rrugës (pa strehë) vrapuan në makinë,” tregon
Principe. “Ata e kapën nga krahu dhe e shoqëruan atë. Ajo që më bëri përshtypje
më shumë ishte se këta djem kishin kaq shumë dashuri dhe respekt për të…”
(James Keivom, New York, Daily News)
Në vitin 2010, me
rastin e ditëlindjes së 100-të, të Nënë Terezës, mbështetësit kërkuan të
nderonin ikonën e ndjerë me një shfaqje të dritës së Empire State Building, por
zyrtarët ndërtesës gjigande nuk dhanë aprovimin e tyre. Kjo ndezi kritika të
ashpra në mëdia. Refuzimi asokohe preku shumë komunitetin e madh katolik në
SHBA dhe shtetin metropolitan të New York-ut.
“Si një ndërtesë në pronësi private, ESB ka një
politikë specifike kundër ndriçimit të figurave fetare ose kërkesave nga fetë
dhe organizatat fetare”, tregon Anthony Malkin, CEO i ndërtesës dhe
presidenti i saj.
Historia e shkurtër e Misionarëve të
Bamirësisë
Misionarët e Bamirësisë (The
Missionaries of Charity), është një institut fetar i centralizuar katolik i
jetës së përkushtuar të së Drejtës Papnore, për gratë i themeluar në vitin 1950
nga Nënë Tereza, e njohur tani në mbarë Kishën Katolike si shën Tereza e
Kalkutës.
Që nga viti 2020, Misioni përbëhej
nga 5281 anëtarë motra fetare. Anëtarët e Urdhrit caktojnë
përkatësinë e tyre duke përdorur inicialet e porosisë, "M.C.".
Sikurse dihet është normale, që një anëtar i
Kongregacionit në fjalë, duhet t’u përmbahet premtimeve të dëlirësisë,
varfërisë, bindjes dhe zotimit të katërt, për t'i dhënë “shërbim falas me
gjithë zemër më të varfërve të të varfërve.” në disa vende të botës.
Misionarët në fjalë, kujdesen për ata që përfshijnë
refugjatë, ish-prostituta, të sëmurë mendorë, fëmijë të sëmurë, fëmijë të
braktisur, lebrozë, njerëz me AIDS, të moshuar dhe shërues.
Ata kanë shkolla, që drejtohen nga vullnetarë, për të
mësuar fëmijët e braktisur të rrugës dhe për të drejtuar kuzhina me supë si dhe
shërbime të tjera, sipas nevojave të komunitetit. Këto shërbime u ofrohen,
pa pagesë, njerëzve pa dallim feje apo statusi social.
Misionarët e Shtëpisë së Nënës së
Bamirësisë me Seli në Kalkuta
Më 7 tetor 1950, Nënë
Tereza dhe komuniteti i vogël i formuar nga ish-nxënësit e saj u etiketuan si
Kongregacioni Dioqezan i Dioqezës së Kalkutës, dhe kështu ato morën lejen nga
Dioqeza e Kalkutës, për t'u identifikuar si një organizatë katolike.
Misioni i tyre ishte të kujdeseshin për (në fjalët e Nënë
Terezës) “të uriturit, të zhveshurit, të pastrehët, të gjymtuarit, të
verbërit, lebrozët, të gjithë ata njerëz që ndihen të padëshiruar, të padashur,
të pakujdesshëm në të gjithë shoqërinë, njerëz që janë bërë një barrë për shoqërinë
dhe i shmangen të gjithëve”.
Kështu, ajo filloi me një komunitet të vogël me 12
anëtarë në Kalkuta, dhe në vitin 2020 kishte 5,167 anëtarë që shërbenin në
139 vende në 760 shtëpi, me 244 prej këtyre shtëpive në Indi.
Sot motrat në fjalë drejtojnë jetimore, shtëpi për ata që
vdesin nga SIDA, qendra bamirësie në mbarë botën dhe kujdesen për refugjatët,
të verbrit, të paaftët, të moshuarit, alkoolistët, të varfërit dhe të pastrehët
dhe viktimat e përmbytjeve, epidemive dhe urisë në Azi, Afrikë, Amerikën
Latine, Amerika e Veriut, Evropa dhe Australia.
Ata kanë 19 shtëpi vetëm në Kalkuta, të
cilat përfshijnë shtëpi për gra, fëmijë jetimë dhe shtëpi për të vdekurit; një
shkollë për fëmijët e rrugës dhe një koloni lebrozësh.
Në vitin 1963,
vëllai Andreë (ish Ian Travers-Ballan) themeloi Vëllezërit Misionarë
të Bamirësisë në kontinentin e Australisë së bashku me murgeshën Nënë
Tereza.
Në vitin 1965,
duke dhënë një Dekret Lavdërimi, papa Pali VI pranoi kërkesën e Nënë
Terezës, për të zgjeruar kongregacionin e Saj në vende të tjera. Kongregacioni,
filloi të rritet me shpejtësi, me shtëpi të reja që u hapën në të gjithë
globin.
Shtëpia e parë e
Kongregacionit (Urdhërit) jashtë Indisë ishte në Venezuelë, të tjera pasuan
në Romë dhe Tanzani dhe në mbarë botën.
Në vitin 1979, u
shtua dega soditëse e Vëllezërve dhe në vitin 1984 u themelua një degë
meshtarësh, Misionarët e Bamirësisë së Etërve, nga Nënë Tereza me Fr. Jozef
Langford, duke kombinuar thirrjen e Misionarëve të Bamirësisë me Priftërinj
Shërbyes.
Ashtu sikurse me Motrat, Etërit
jetojnë një mënyrë jetese shumë të thjeshtë pa televizor, radio ose sende të
përshtatshme. Ata nuk pinë duhan e as alkool dhe lypin ushqimin e
tyre. Ata bëjnë një vizitë në familjet e tyre çdo pesë vjet, por nuk bëjnë
pushime vjetore.
Katolikët laikë dhe jokatolikët, përbëjnë Bashkëpunëtorët
e Nënë Terezës, Bashkëpunëtorët e Sëmurë e të Vuajtshëm dhe Misionarët Laikë të
Bamirësisë.
Shtëpia e parë e Misionarëve të
Bamirësisë në ShBA u krijua në Bronksin e Jugut
(South Bronx), New York, ku në vitin 2019 ata kishin manastir si për degët e
tyre aktive dhe kishin vendosur 108 motra në provincën e tyre, që shtrihet nga
Quebec (Canada) në Washington, DC.
Misioni i tyre i parë rural në
Shtetet e Bashkuara, u krijua në vitin 1982, në
një nga zonat më të varfra, ish-minierat e qymyrit të Kentakit, ku ata
shërbejnë ende.
Në SHBA,
Misionarët e Bamirësisë janë të lidhur me Këshillin e Kryesuesve Kryesor të
Grave Fetare, një organ fetar femrash, që përfaqëson 20% të motrave fetare
amerikane. Ata identifikohen nga veshja e zakoneve fetare dhe besnikëria ndaj
doktrinës kristiane të kishës. Deri në vitin 1996, organizata po operonte
517 misione në më shumë se 100 vende.
Në vitin 1990,
Nënë Tereza kërkoi të jepte dorëheqjen si kryetare e misionarëve, por shpejt u
votua përsëri si Eprore e Përgjithshme.
Më 13 mars 1997,
gjashtë muaj para vdekjes së Nënë Terezës, Motra Meri Nirmala Joshi u zgjodh
Eprore e re e Përgjithshme e Misionarëve të Bamirësisë.
Në prill 2009, Motra Meri Prema u
zgjodh për të pasuar motrën Nirmala, gjatë një
Kapitulli të Përgjithshëm të mbajtur në Kalkuta.
Cilësia e kujdesit të ofruar për
pacientët me sëmundje terminale në Shtëpinë për të Vdesin në
Kalkuta ishte objekt diskutimi në mesin e viteve 1990.
Disa vëzhgues britanikë, në
bazë të vizitave të shkurtra, bënë krahasime të pafavorshme me standardin e
kujdesit të disponueshëm në bujtinat në Mbretërinë e Bashkuar.
Vërejtjet e bëra nga dr. Robin Fox në
lidhje me mungesën e personelit të trajnuar mjekësor me kohë të plotë dhe
mungesën e analgjezikëve të fortë u botuan në një kujtim të shkurtër në një
numër të The Lancet në 1994.
Këto vërejtje u kritikuan në një numër të mëvonshëm të The
Lancet, me arsyetimin se ata nuk morën parasysh kushtet indiane,
veçanërisht faktin që rregulloret e Qeverisë në mënyrë efektive përjashtonin
përdorimin e morfinës jashtë spitaleve të mëdha.
Në Phoenix, Arizona,
strehimi i motrave për 40 burra të pastrehë financohet nga një rrobaqepëse, e
paraqitur në Vogue, e cila u rrit brenda disa blloqeve të shtëpisë
origjinale të Nënë Terezës për të varfërit, që po vdesin në Kalighat, Kalkuta.
Princesha Diana, e cila ishte shumë e afërt me Nënë
Terezën, shkruante se: “Unë gjeta tek Nënë Tereza drejtimin e jetës, që
kam kërkuar gjithë këto vite.”
Motrat Misionare të Bamirësisë u
goditën veçanërisht rëndë nga shpërthimi i COVID-19 në vitin 2020, pasi në
vende ato vazhduan të shpërndanin ushqim dhe t'u shërbenin të varfërve, që
ishin prekur nga epidemia botërore e virusit kinez...
Në prill 2022,
Motra Meri Jozef u zgjodh për të pasuar motrën Mary Prema si gjenerale
superiore të rendit, me motrën Mary Christie të zgjedhur si asistente eprore e
përgjithshme.
Dhuna kundër misionarëve katolikë të
bamirësisë
Në korrik 1998 në
Al Hudaydah, Jemen, tre Misionarë të Bamirësisë, dy indianë dhe një filipinase,
u qëlluan dhe u vranë ndërsa dilnin nga një spital.
Në mars të vitit 2016 në Aden,
Jemen, gjashtëmbëdhjetë persona u qëlluan dhe u vranë në një shtëpi për të
moshuarit e drejtuar nga Misionarët e Bamirësisë. Midis të vdekurve ishin katër
motra misionare: Motrat Marguerite dhe Reginette nga Ruanda, Motra Anselm nga
India dhe Motra Judit nga Kenia. Sipas peshkopit Paul Hinder i Vikariatit
Apostolik të Arabisë Jugore, eprori i tyre i shpëtoi dëmit duke u fshehur.
Peshkopi Hinder e përshkroi sulmin si “të
motivuar nga feja”. Një prift salezian Siro-Malabar që jetonte në objekt,
Fr. Tom Uzhunnalil nga Bangalore, Indi, u kap rob nga sulmuesit.
Të Premten e Madhe, më 25 mars 2016,
disa media raportuan se Fr. Tom Uzhunnalil ishte kryqëzuar nga Shteti
Islamik i Irakut dhe Levantit. Megjithatë, Peshkopi Hinder tregoi se ai
kishte indikacione të forta se prifti ishte gjallë dhe ende mbahej nga
robëruesit e tij.
Në fillim të shtatorit 2017, Fr.
Uzhunnalil u shpëtua pas 18 muajsh në robëri dhe u dërgua fillimisht në
Vatikan, për t'u takuar me papa Françeskun.
Për tu bërë një Misionar i Bamirësisë
me të drejta të plota duhen 9 vjet. Ekziston një
periudhë fillestare afatshkurtër “eja-dhe-shih”.
Ata që konsiderohen kandidatë të mundshëm nga
Kongregacioni, mund të hyjnë në Aspiranci, të fokusuar në mësimin e
anglishtes (e cila është gjuha e komunitetit), për ata që nuk janë nga vendet
anglishtfolëse dhe studimet fetare. Pasohet nga Postulancia (Hyrje në
studimin e Shkrimit, Kushtetutat e Shoqërisë, historinë e Kishës dhe teologjinë).
Nëse gjenden të përshtatshëm, ata hyjnë në Novitiate, fillimi i jetës fetare.
Fillestarët,
mbajnë veshje të bardha pambuku me brez, dhe sari të bardha pa tre vija blu. Në
vitin e parë (të quajtur kanonik), ata ndërmarrin më shumë studim fetar dhe
mësojnë për jetën si Misionar i Bamirësisë, viti i dytë është më i fokusuar në
trajnimin praktik për jetën misionare.
Pas dy vjetësh, ata
bëjnë zotime të përkohshme, për një vit, të cilat rinovohen çdo vit, gjithsej
për pesë vjet. Ata marrin gjithashtu një kryq metalik dhe një sari, tre
shiritat blu të të cilit qëndrojnë për betimin e tyre të varfërisë, dëlirësisë
dhe bindjes.
Në vitin e gjashtë, ata
udhëtojnë në Romë, Kalkuta ose Uashington D.C për Tertianship, studime
të mëtejshme fetare, në fund të të cilit bëjnë profesionin e tyre përfundimtar.
Pasuritë e pakta të një motre
përfshijnë: tre sari (një për t'u veshur, një për t'u larë, një për të
korrigjuar), dy ose tre zakone pambuku, një brez, një palë sandale, një
kryq dhe një rruzare.
Ata kanë gjithashtu një
pjatë, një grup takëmesh, një pecetë, një çantë pëlhure dhe një libër lutjesh.
Në vendet e ftohta, motrat mund të kenë një triko dhe artikuj të tjerë të
përshtatshëm për klimën lokale, si pallto, shall dhe këpucë të mbyllura.
Referencat:
"Mother Teresa of Calcutta". vatican.va.
Vatican.
“Mother Teresa - Biography". Nobelprize.org.
Nobel Media AB. Retrieved 9 June 2011.
"Missionaries of Charity Fathers website: Who we are".
Archived from the
original on 1 October 2011. Retrieved 7
December 2011.
"Cardinal Prays at Burial of Tëo
Missionaries of Charity". Catholic New York.
Retrieved 15 May 2020.
Kenning, Chris. "37 years after Mother Teresa came to Appalachia, her
nuns return to help the poor". The
Courier-Journal. Retrieved 15 May 2020.
"German Elected to Lead Missionaries of Charity". Zenit Neës Agency. 25 March 2009.
Archived from the
original on 16 May 2015. Retrieved 26
March 2009.
Goldberg, Michelle (21 May 2021). "Opinion/Was Mother
Teresa a Cult Leader?". The New York Times. ISSN 0362-4331.
Retrieved 21 May 2021.
AsiaNews.it. "Sister of Mother Teresa dies from coronavirus giving
food to the infected". www.asianews.it.
Retrieved 15 May 2020.
"Southern Arabia bishop: MC nuns killed for religious
motives". Vatican Radio. 5 March 2016.
Retrieved 29 March 2016. In July 1998, a gunman shot and killed
three Missionaries of Charity, as they left a hospital in the city of Al
Hudaydah. Two of them were Indians ëhile the third was a Filipina.
Thomas, Prince Matthews. "Pointing Fingers At Mother Teresa's Heirs". Forbes.
Retrieved 22 November 2018.