Mendime
Florim Zeqa: Ofshamë dhe mallkim!
E marte, 02.05.2023, 06:44 PM
Ofshamë dhe mallkim!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mëngjesi
i sotëm ishte njëri ndër mëngjeset më të vëshira, njëra ndër ditët më të rënda
dhe më të mundimshme me rastin e përcjelljes në emigrim të dy nipave të mi,
njëri Mr.Sc., kurse tjetri nxënës dhe student shëmbullor gjatë shkollimit të
mesëm dhe superior.
Kur fiket drita në fund
të tunelit të pritjes
Sikurse
që nuk dëshrojë ta personalizojë rastin me emra të përveqëm, nuk dua të ndalem
në meritat familjare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për shkakun se ky nuk
është një rast i vetëm, por është njëri ndër dhjetramijëra e qindramijëra raste
në tërë Kosovën, ku të rinjët e rritur dhe të shkolluar në vendin e tyre, po e
braktisin vendlindjen si pasojë e mungesës së përspektivës në Kosovë.
Mungesa
e përspektivës është pasojë e politikbërjes, gjegjësisht e keq-qeverisjeve 15
vjeçare në Kosovë, ku të gjitha partitë dhe politikanët pa dallim ua nxinë
jetën qytetarëve në vendin më të bukur të Gadishullit Ballkanik.
Në
shkrimin paraprak me titull “Mirë e kurrqysh hiq”, e ilustrova me disa raste
dhe ngjarje të hidhura përditëshmërinë tonë, por përjetimi im përsonal i
momentit të shkuarjes në emigrim të dy nipave të mi, duke i lënë prindërit e
vetmuar, të përlotur dhe zemër të plasur më goditi thellë në shpirtë! Në atë
moment m’u kujtua largimi im në vitet e ’90-ta kur ika nga vendlindja duke i
lënë me lot ndër sy dy prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët, të vetmin
vëlla dhe tri motrat, por edhe nxënësit në përfundim të vitit shkollor.
Dita
e sotme ishte përseritje e ngjarjes së 28 viteve më parë, me ç’rast nga
zhgënjimi dhe thyerja shpirtërore, ofshama ime shkoj deri në kupë të qiellit;
mallkue qofshi ju parti të inkriminuara politike e ju politikan e faqezi, që
joshët me premtrime mashtruese dhe gënjeshtra të pafundme elektoratin e
ndershëm e atdhedashës nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, derisa ua thyet të
gjitha shpresat dhe ua fikët të gjitha dritat në tunelin e gjatë të pritjes.
Ofshamë dhe rënkim, ikje
dhe mallkim
Tani
kur plaga e rëndë e mërgimit ka marrë përmasa shqetësuese, do të thoja
alarmante deri në trishtim, fjalët mbetën të varfëra dhe i vetmi ngushëllim për
prindërit e vetmuar dhe të rinjët e larguar nga Kosova!
Fjala
më e shpeshtë që po e dëgjojë gjatë këtyre ditëve në Kosovë është, “Zoti e
bëftë mirë”. Kjo uratë e mirë ka mbetur i vetmi ngushëllim për njerëzit që i
kanë humbur të gjitha shpresat në këtë klasë politike pa dallim pushtet dhe
opozitë.
Zbrazja
e Kosovës është “meritë” e politikanëve të papërgjegjshëm dhe komandantëve të
vetëshpallur të cilët e uzurpuan (sunduan) Kosovën duke e trajtuar si plaçkë
lufte e jo si atdhe të tyre.