Mendime
Enver Bytyçi: Edi Rama e di çfarë bën! Megjithatë nuk ndalet në mbrojtje të Serbisë!
E shtune, 29.04.2023, 07:58 PM
Edi Rama e di çfarë bën! Megjithatë nuk ndalet në mbrojtje të Serbisë!
Nga
Enver Bytyçi
Kryeministri
Rama jep shumë intervista në mediet ndërkombëtare! Aftësia e tij për t’u shfaq
kudo e kurdo është mbreslënëse. Rrallë ndodh që ai të dëshmojë në përpjekjet e
tij për t’u reklamuar në mediet e huaja, por asnjjëherë nuk ndodh që në
intervistat e tij të mos marrë në mbrojtje Serbinë, edhe në kushtet kur në
Beograd nuk e presin diçka të tillë.
Së
fundmi ai dha një intervistë për emisionin televiziv italian “Porta-Porta” dhe
sërishmi mori në mbrojtje qëndrimet e Serbisë për raportet që ajo mban me Rusinë.
“Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet
kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të
natyrës pragmatike”, tha zoti Rama për këtë emision. Kjo avokati e
kryeministrit të Shqipërisë për shtetin serb në një moment kur Parlamenti
Europian lëshoi një raport me plot kritika të ashpra ndaj Beogradit për
ruajtjen e lidhjeve serbo-ruse, vjen pikërisht në momentin kur Serbisë i
ngushtohet laku në këtë çeshtje.
Gjithkush
e kupton se një deklaratë si kjo e kreut të ekzekutivit shqiptar ndikon shumë
në imazhin e politikës dhe diplomacisë serbe në Europë. Shumë vende dhe shumë
politikanë europianë, kur shohin këtë lloj avokatie të Edi Ramës ndaj shtetit
agresor kundër shqiptarëve, pra Serbisë”, me të drejtë vihen para një dileme,
nëse duhet ose jo të tolerohet ky vend,
Serbia, në rrugën e integrimit europian. Së paku krijon mundësinë që
autoritetet serbe ta përdorin përkrahjen e Edi Ramës si mjet mbrojtës në qëndrimet
e tyre pro-Moskës. Cili lider serb nuk do ta shfrytëzonte në mbrojtje të vendit
të tij avokatinë e kryeministrit të një vendi “armik”, si ai shqiptar?!
Por
jo vetëm kaq! Edi Rama në atë intervistë shkon më tej, kur në një farë mënyre i
bën thirrje Bashkimit Europian që në BE ta pranojë të gjithë Ballkanin
Perendimor në bllok, përfshirë Serbinë, edhe nëse ajo ruan lidhjet e saj me
Rusinë. Mesazhi që jep në këtë intervistë është krejt i qartë dhe i kalkuluar.
I pyetur nga gazetarja italiane, Vittoriana Abate, nëse Shqipëria i frikësohet
një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë
kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë, Rama nuk dëshmoi asnjë mëdyshje: “Jo
vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në
Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet
të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht”.
Mesa
duket e befasuar nga kjo përgjigje, Vittoriana Abate e pyet përsëri zotin Rama:
A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e
tjera të Ballkanit pa Serbinë? Dhe përgjigja është e prerë: „Jo, për mendimin
tim jo”, thotë kryeministri i Shqipërisë. Kjo përgjigje dëshmon se Edi Rama
është i gatshëm të sakrifikojë rrugën e integrimit të shqiptarëve në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi për në BE, vetëm që në trenin e
integrimit të ngjitet edhe Serbia. Me këto deklarime pro Serbisë ai i
kundërvihet hapur interesave kombëtare të të dy shteteve e njëkohësisht vijon
edhe më tej ta lidhë fatin e tij politik me atë të Aleksandër Vuçiç.
Një
deklaratë si kjo e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë, që sillet si mbret i
saj, duhej të kishte tronditur në themel opinionin publik shqiptar.
Televizionet, mediet e shkruara e ato sociale do të duhej të reagonin me forcë
ndaj një akti të tillë tradhtie të interesave të vendit, sepse interesat tona
në këtë rast kushtëzohen nga interesat serbe dhe raportet e saj me Rusinë. Ky
lloj kushtëzimi i integrimeve shqiptare në BE është i papranueshëm. Deri më sot
Rama është ngjirë nga zëri duke fajësuar Europën për mos integrimin e
Shqipërisë në BE. Ndërsa tani që mund të fillojnë negociatat e pranimit ka nis
ta kushtëzojë atë me interedat serbe në Ballkan. Askush nuk habitet, nëse për
hir të interesave serbe, zoti Rama do të vijojë të mbrojë pozicionin e
Beogradit në raport me Kosovën në dialog dhe sidomos në çeshtjet me interes për
Serbinë, siç është Asosacioni.
Por
edhe se ne shqiptarët qëndrojmë indiferentë ndaj një sjellje si kjo e
kryeministyrit tonë, nuk kanë qëndruar indiferentë të huajt ndaj kësaj
deklarate të pazakontë në mbrojtje të Serbisë dhe interesave të saj. Ka qenë
analisti polak, Jakub Bielamoëicz, ekspert në çështjet e integrimit europian,
ai që reagoi pasi kryeministri Edi Rama mbrojti sërish Serbinë dhe Aleksandër
Vuçiç. Bielamowicz shkruan në Twiterin e tij se "Pavarësisht nga
probabiliteti i ulët që ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të
anëtarësohet në BE së shpejti, është sërish e habitshme të shohësh
kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke lobuar për anëtarësimin e Serbisë në BE,
të cilin lidershipi aktual post-Millosheviçit e ktheu në shtetin kandidat më
pak të përshtatshëm për anëtarësim."
Nuk
besoj se mund të shprehet më qartë kritika e argumentuar dhe logjike ndaj të
tilla deklaratave të kryeministrit shqiptar. Dhe shpresoj se një reagim i tillë
i gazetarit polak mund të nxittë sado pak dikë nga ne shqiptarët për të reaguar
ndaj skandaleve të tilla.