E marte, 15.10.2024, 06:26 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Zgjedhjet e dështuara në veri, fundi i mashtrimit të politikanëve!

E enjte, 27.04.2023, 07:32 PM


Zgjedhjet e dështuara në veri, fundi i mashtrimit të politikanëve!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas votimit të fundit në Parlamentin Evropian për liberazimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, i cili parashihet të hyn në fuqi më 2 Janar 2024, është kthyer në temë debati dhe garë të hapur për marrjen e meritave personale dhe partiake!

Liberalizimi i vonuar i vizave

Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovar është i vonuar dhe gati i pavlerë për shkak të zbrazjes enorme të Kosovës nga të rinjët dhe popullata e saj. Liberalizimi i paralajmëruar i vizave për janarin e vitit të ardhshëm do të kishte kuptim sikur të ndodhte së paku 12 vite më parë e jo tani kur kanë mbetur fare pak të rinjë në Kosovë dhe shumë të interesuar për largim nga vendi.

E vërteta është se ky liberalizim nuk po vjen si shpërblim dhe as meritë e përmbushjes së obligimeve të parashtruara, por si produkt i pazarit politik të liderëve paraprak dhe zotimit të këtyre aktual për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit apo të “Zajednicës” serbe siq quhej në të kaluarën nga pushtetarët aktual.

Kësisoji pas një getoizimi të gjatë dhe të padrejt, Kosova me një çmim tepër të lartë do ta fitojë levizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Meqenëse është pikërisht kështu, nuk e kemi asnjë arsye për gëzim dhe as për falenderim të atyre që na ndëshkuan kaq gjatë dhe kaq keq dhe krejt në fund na detyruan të paguajmë edhe çmim tepër të lartë për një të drejt elementare që e gëzojnë të gjithë popujt në kontinentin evropian.

Fituan bojkotuesit e zgjedhjeve

Zgjedhjet e 23 prillit 2023 e dëshmuan realitetin e krijuar ne veri të vendit 24 vite më parë, përkatësisht të shtrirjes simbolike të sovranitetit të shtetit të Kosovës në atë pjesë dhe të dominimit të plotë të shtetit të Serbisë tek serbët e veriut.

Mbajtja parciale dhe e qetë e gjedhjeve dhe pa asnjë incident dhe e dështimit të procesit zgjedhor si pasojë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët lokal, e vërteton dakordimin dypalësh të këtij inskenimi zgjedhor në veri nga i cili fitues dolën bojkotuesit e zgjedhjeve, kurse humbës organizatorët e tyre.

Sikur të mos kishte dakordim mes Vuciqit dhe Kurtit për themelimin e Asociacionit nuk do të kishte gjasa teorike dhe as mundësi praktike të mbajtjes së zgjedhjeve as nëpër Kontejnera, por zgjedhjet përveq bojkotit do të shoqëroheshin me pengesa fizike dhe incidente të parashikuara nga serbët e veriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka çfarë të çertifikojë, pasi bojkoti masiv i zgjedhjeve nga popullata shumicë e katër komunave veriore e deçertifikon tërë procesin zgjedhor.

Pas dështimit të këtij procesi zgjedhor, përfundimisht dështoj edhe shteti i Kosovës në veri, ku tashmë është i pashmangshëm themelimi i Asociacionit, i pranuar si obligim ndërkombëtar edhe nga kryeministri aktual i vendit tonë, i cili nuk mund ta pengoj dhe as prolongoj tutje “Zajednicën” serbe.

Situata e krijuar pas procesit zgjedhor në veri, e bën situatën akoma më paradoksale, ku kryetarët e “zgjedhur” shqiptar në veri nuk do të mund ta ushtrojnë funksionin e tyre pa legjimitet të shumicës elektorale.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri e vërtetuan situatën e ndarjes “De Facto” e cila pritet edhe të legjitimohet me ndarjen “De Jure” pas themelimit të Asociacionit njëetnik serb në veri.

Me themelimin e Asociacionit do të ju vie fundi i mashtrimit dhe gënjeshtrave të politikanëve kosovar kinse për shtrirje të sovranitetit në veri të vendit, por jo edhe fundi i kauzës së ndërkombëtarëve për ruajtje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora