Mendime
Nikoleta Kovaçi: Policia e Lezhes bashke me Rrumbullakun te bajne kujdes me informacionet idiote qe shperndajne
E diele, 23.04.2023, 07:53 PM
Nikoleta Kovaçi:
Policia
e Lezhes bashke me Rrumbullakun te bajne kujdes me informacionet idiote qe
shperndajne per vrasjen e djeshme! Qe kur shperndane nji qarkore perverse,
menjehere mas vrasjes se autori asht largue me nje Range Rover te zi e me targa
angleze, kushdo qe e njeh perplasjen prej 26 vjetesh e dinte se po e
kanalizonin autorin ne ate piste hakmarrjeje!
Kushdo
qe e ka ba, te kete turp!
Historia
e pergjakjes se asaj familjeje nuk kerkohet ma ne Lezhe! Te mjere! Aty jane
vetem varret a tre djemve-burra qe jane vra dy Naten e Shen Mhillit, e asht
gjujt ne dy te tjere rreth nje vit e gjys ma vone: njani vdiq e tjetri asht i
rrenuem sod e asaj dite!
Historia
e rrenimit te asaj familjeje, o te paftyre gjendet ne fytyren e paftyre te
politikes, kermave te prokurorise se Lezhes e te policise nder dekada, turpit
te Prokurorise se Pergjithshme, te Ministrise se Drejtesise dhe te Policise se
Shtetit!
Gjendet
e dokumentueme ne Ministrine e Drejtesise se Britanise se Madhe, ne zyrat e
prokurorise atje, se prokuroret tane na i dime se kush jane e sa jane!
Duke
qene se e njoh ne deje gjithcka ka ndodh ne ate familje, sa here i kthehem
lindjes dhe rritjes se Kristianit, pa babe pa nane, rritjes se Klodianit me
skenen horror te vrasjes se axhes dhe nipit para syve kur ishte vetem femije,
perndjekjes se nje familjeje per vite e vite me radhe duke ua fut emrat ne
listen e te kerkuemve te Interpolit, me duket se jam ne anderr te keqe! Pasi
gjithmone i kam mendue Kristianin e Klodianin si femije te lindur nga gjaku ne
gjak…
Asht
mire qe kur njeriu nuk ka ç’a me fol, ma mire me e mshel krejt, e Policia te
baj punen e vet pa hedh shashka me shtue gjak ma ne ato ane! Kur s’ishin te
zotet me kap vrasesin qe iu ik para hunde ne nje rruge qe skalon as miza, te
mbyllin ate qyqe goje e mos ta perdorin median per tymnaje se boll ma!