Mendime
Enver Bytyçi: Republika e Soros në veri të Kosovës?!
E premte, 16.12.2022, 07:54 PM
Republika e Soros në veri të Kosovës?!
Nga
Enver Bytyçi
I
ngarkuari i presidentit amerikan Joe Biden, për Ballkanin Perendimor, diplomati
Gabriel Escobar, jo vetëm ka marrë përsipër krijimin e Asosacionit të Komunave
me Shumicë Serbe në veri të Kosovës, por ka dhënë edhe disa detaje se si do të
duket ky asosacion. Ai nga Beogradi dje ka thënë se Mitrovica e Veriut është
një rajon që lidh katër shtete dhe si i tillë ka një rëndësi të jashtëzakonshme
për rajonin. Prandaj, thotë Escobar, ky territor duhet të jetë një zonë e lirë
ekonomike, pa taksa dhe e hapur për të katër këto shtete.
Por
nuk thuhet se kush do të menaxhojë pasuritë e kësaj zone, ndonëse pranohet se
Serbia, Soros dhe shumë aktorë të tjerë shqiptarë e jo shqiptarë luftojnë për
pasuritë e veriut të Kosovës. Se Beogradi nuk ka asnjë hall e problem me serbët
në Kosovë, kjo tashmë është e ditur, por mund të kuptohet edhe nga kjo
deklaratë e zotit Escobar. Shkurt Veriu i Mitrovicës do të jetë një rajon
autonom, neutral në statut ndaj Serbisë dhe Kosovës.
Në
fakt politikisht do të jetë në varësinë e Serbisë dhe ekonomikisht në
proteksion të George Soros. Autoriteti i Asosacionit do të duhet në këtë rast
të marrë të gjitha vendimet e menaxhimit të pasurive të veriut, sepse një zonë
e lirë, praktikisht neutrale dhe e kontrolluar sërishmi nga Beogradi, nuk do të
pranojë sovranitetin dhe autoritetin e shtetit të Kosovës në këtë zonë, aq më
pak vendimmarrjen e tij.
Unë
e quajta këtë zonë si Republika e Soros, duke marrë parasysh se njeriu më shumë
i interesuar për ndarjen e Kosovës, ose për Asosacionin, është pikërisht George
Soros dhe i biri i tij, Akesi. Ky i fundit jo vetëm ishte i pranishëm pas
kuintave sa herë takohej Rama dhe Thaçi me presidentin Aleksandër Vuçiq, ku
diskutohej harta e Kosovës dhe territori që do të përfitonte Serbia, por më
vonë ideoi edhe Open Balkan, si formulë e zbatimit të projektit të tij për ta
krijuar këtë Republikën e Veriut të Kosovës. Veriu i Mitrovicës po ndahet kësisoj
nga Kosova dhe po vihet nën protektoratin e George Soros, me qëllim që pasuritë
e Trepçës dhe pasuri të tjera të kësaj zone t’i jepen atij për shfrytëzim.
Soros
ka lobuar prej një dekade për këtë projekt. Dhe lobimi i tij ka kushtuar qindra
milionë dollarë amerikanë. Ato shpenzime do të dalin shumëfish, dhjetë ose
njëqind fish. Prandaj dhe Trepça dhe veriu i Kosovës i janë premtuar atij si
bos dhe mbështetës i pakufizuar për demokratët e Blinken. Por edhe si
mbështetës i madh i qeverive autokratike në Ballkan, sidomos në Shqipëri dhe në
Serbi. Nuk janë pak dhjetëra milardë dollarë amerikanë që Soros ka hedh në
tregun e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në SHBA ose për zgjedhjet e
senatorëve e të anëtarëve të Dhomës së Ulët. Ato miliarda duhen kompensuar.
Ndaj dhe krijohet Republika e Sorosit në Veri të Kosovës. Që ta mbush arkën e
George dhe Aleksandër Soros.
Kjo
bëhet me miratimin e Aleksandër Vuçiq, mjafton që veriu i Kosovës të kthehet
nën administrimnin e tij. Duke e administruar Lista Srpska dhe bandat e veriut,
praktikisht atë zonë e menaxhon vetë Beogradi. Kësisoj edhe bandat do të
vazhdojnë të jenë aty dhe në modelin e bandave që në Shqipëri mbrojnë pushtetin
e Edi Ramës, në veriun e Mitrovicës ato do të mbrojnë pushtetin e Aleksandër
Vuçiq dhe pasuritë e Aleksandër Soros! Nuk dihet se çfarë pjese në këtë pasuri
do të kenë Blinken, Rama dhe Vuçiq!