E merkure, 17.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Mendime

Alma Lama: Kosova nuk mund te aplikoje per anetaresim ne BE, pas pasur njohjen e te gjitha shteteve brenda Unionit

E merkure, 14.12.2022, 08:08 PM


Alma Lama:

Kosova nuk mund te aplikoje per anetaresim ne BE, pas pasur njohjen e te gjitha shteteve brenda Unionit. E kam fjalen per aplikimin si proces serioz, qe ndjek procedurat qe kane ndjekur te gjitha shtetet qe jane bere anetare.  Ne dokumentat e BE-se thuhet saktesisht se anetaresimi duhet te kete dakordimin e institucioneve te BE-se dhe shteteve anetare.

Ne rastin e  Ballkanit Perendimor BE kane vendosur kushte shtese qe eshte procesi i Stabilizim-Asocimit, qe bazohet me se shumti ne bashkepunimin rajonal dhe fqinjesine e mire.

E shprehja e vullnetit per anetaresim eshte dicka tjeter, por ky vullnet eshte shprehur qe ne Samitin e Selanikut 2001, si prej BE-se, ashtu edhe prej Kosoves, atehere e administruar nga UNMIK.

Po keshtu Parlamenti i Kosoves ka miratuar disa rezoluta ku shprehet vullneti i popullit te Kosoves per tu bere pjese e BE-se.

Aplikimi i sotem, pa dakordimin e BE-se, mund te rezultoje ne nje veprim politik te pamatur, qe mund te perfundoje ne sirtaret e institucioneve te BE-se pa u shqyrtuar, per shkak te pese shteteve qe nuk e njohin Kosoven.

Nga ana tjeter nuk eshte mire qe qytetaret te ushqehen me shpresa te rreme. Shteti i Kosoves kete kohe, duhet te merret me plotesimin e standardeve per BE, nje proces qe monitorohet nga Komisioni Europian, deri sa te krijohen rrethanat politike per aplikim per anetaresim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora