Mendime
Sali Berisha: Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin!
E shtune, 10.12.2022, 09:11 PM
Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin!
Nga
Sali Berisha
Deklarimi
i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse.
Të
dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë
brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe
banda kriminale me mercenarët e Wagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë
veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri
kundër forcave të Policisë së Kosovës
që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të
Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në
detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E
gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet
direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar
Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të
rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës
dhe ambicieve të Putinit në Ballkan. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të
cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket
i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve
serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në
Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij
në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një
armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të
padronit të tij ndaj Rusisë.
Duke
mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës,
sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të
madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje
konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të
vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe
krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin
tonë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha