Mendime
Kasam Shaqirvela: Koha nuk na pret, është momenti t'i plotësojmë mungesat
E premte, 09.12.2022, 08:50 PM
KOHA NUK NA PRET, ËSHTË MOMENTI T’I PLOTËSOJMË MUNGESAT
(…Apel
intelektualëve shqiptarë dhe të huaj që merren me çështjen e gjuhës shqipe ta
heqin tisin e mjegullës që si lë të shohin larg në horizont…)
Shkruan:
Kasam ShAQIRVELA
Një
fjalë e artë e jona thotë: “më mire vonë se kurrë”, pra edhe ne, të gjithë, bashkërisht,
duhet ta vëmë potencialin tonë intelektual, bagazhin tonë shkencor në të mirë
të Shkencës së Albanologjisë dhe Shqiptarizmit. Sepse është e pamundur të ketë
shkencë albanologjike të mirëfilltë, pa dellin e atdhedashurisë, pa mbështetje
të Shqiptarizmit! Asnjë gjuhë në botë pa dhe gjuha shqipe nuk mund të trajtohet
e shkëputur nga gjeografia dhe historia e saj që lidhet me gjeografinë dhe
historinë e popullit që e banoi dhe e banon atë vend akoma duke folur po në atë
gjuhë me rrënjë të moçme, qysh nga rrethanat historike të paraqitjes së saj.
Duhet të mbështetet sa më parë e sa më fuqishëm nisma për “GJUHA SHQIPE E
PËRBASHKËT”. Të pasurohet leksiku i gjuhës shqipe me fjalët që kanë ngelur
jashta librit të Fjalorit,..t’i kthehen në përdorim shkollor e zyrtaro-publik
trajtat e paskajores sepse ata janë të gjuhës shqipe pavarësisht se sot e mot i
ruan në të folmen e vet të gjallë dialekti i gegërishtes(gegnishtes). Me një
shtyllë nuk mund të mbahet drejt çatia e shtëpisë,… ajo sado që të jetë
mbështetur me sforcim, si në kuptimin politik por dhe në atë ideologjik…Edhe
Anglishtja e ruan trajtën, “to[tu]”, para foljes, në gjuhën e vet të folur dhe
të shkruar, si për shembull: “to be[me qenë=për të qenë(të jesh)]”, që në
gjuhën shqipe përdoren për të njëjtin kuptim por, po të shikohen më thellë, me
sy gjuhësie të mprehtë, ato nuk mund ta zëvendësojnë njëra tjetrën me shenjën
“=” sikurse në matematikë! Konstatimi i njëjtë vlen edhe për barazimin e
pjesëzës “duke” me pjesëzën “tue”; {duke bërë=tu(e) ba }…dhe të mos flasim edhe
për shumë zëvendësime me vend e pa vend si ajo e “n” me “r” dhe jo vetëm…, që
iu bë gjuhës shqipe në të kaluarën, në kohën e njëmendësisë, që gjeti zbatim
nga direktiva e “doktrinës lindore”, me bazament të shkencës tendencioze(të
porositur) sepse e jona ishte e “kapur” nga shkolla ruso-sllave me veshje
bizantine..?! Nga ku e pati frymëzimin mjeran edhe deklarimi në nivele më të
larta shkencore e politike, ”grekut jepja atë që i takon, ndërsa shqiptarët le
ta dëshmojnë prejardhjen ilire”; një kafshatë e cila as bluhet nga mendja esull
dhe e pambarsur dhe as kapërdihet nga fyti pa lak. Ashtu si dhe “teoria” e
gjuhësisë gjysmake dhe të anatemuar nga “baballarë” etimologë, të ngritur deri
në kult, që thanë; “Shqipja dhe mund të vijë nga ilirishtja por kjo e fundit
është e shkëputur nga pellazgjishtja dhe kësisoj nuk ka vazhdimësi”, çfarë
absurditet i paparë, çfarë qorrname në pike drake madje në oborrin tënd…?!
Vazdimësia është pa shkëputje, o zotërinj që bëni shkencën e kapur apo të
porositur, ...juve ju themi nëçdo kohë, kur të doni e si të doni se, ajo
vazhdimësi lshtë e fillt të pakëputur ndonjëherë sa mbahet mend bota, qyshkur
raca njerzore e origjinës, ajo e lashta pellazge, foli në gjuhën e Hyut sepse,
ajo sipas autorëve antikë ishte dhe vetë racë hyjnore,... e deri te pika më e
largët e këtij filli të pandërprerë, pika e sotme e ekzistencës së popullit
shqiptar me gjuhën, kulturën dhe traditën e vet kombëtare si pasardhës i
drejtpërdrejtë i Kodit Gjenetik Pellazg. Epo si mundemi ne t’i injorojmë, me
vetëdijen tonë, shkrimtarët, poetët, historianët, gjeografët, filozofët antikë
si: Homeri, Heziodi, Herodoti, Tukididi, Platoni…etj., apo dhe Budin, Bogdanin
e Frang Bardhin madje edhe të kohës së Rilindjes Kombëtare shqiptare, filozofin
e dijetarin erudit, Sami Frashëri me shokë, pastaj gjuhëtarë të njohur
shqiptarë e të huaj që flasin për shqiptarët dhe shqipen si pasardhës të
Pellazgëve dhe Pellazgjishtes... Por, gjithsesi se, edhe shkrimet e vjetra në
shpella, gurë, pllaka varresh, pergamena, etj.. të gjetura në mbishkrimet e
dialekteve të pellazgjishtes sipas fiseve pellazge; Frigjiane, Etruske, Thrake,
Ilire, Dardane, Maqedone, Epirote, Mesape, Japige, Venete,....etj., si dhe
shkrime të uzurpuara, pastaj të ndryshuara e në fund të përvetësuara nga biçim
popujsh të përzier,pa identitet kombëtar, me gjuhë teknike artificiale të
sajuar për administratë të kohës së sundimit...Të gjitha këto të dala nga barku
i mëmës Pellazgji, hyjnizuar në Orakullin e Dodonës Pellazgjike, tempullin e
shenjtë në origjinën së “theogonisë”, të vetë Zotit(Zojsit Pellazgjik) si
tempulli i parë më i ladjtë,...me teritorin e saj të madh që kapte Evropën,
Mediteranin(Mesdheun), Azinë e Vogël, Veriun e Afrikës që nga Detet Baltik e
Borik në veri deri në Malin Atlas në jug, nga Shtyllat e Herkulit -Gjibraltar
në perendim deri në Babilon në lindje. Këtë e dine edhe studiuesit të cilët
kanë afinitet dhe kapacitet për studime të thella por fatkeqsisht pranuan
teorinë e shkëputje(pavazhdimësisë pellazge), për arsyet që veç ata e dinë..?!
U bëj apel pikërisht këtyre që mundin dhe djersën e tyre në shkencën
albanologjike ta derdhin në hambarin e Shqiptarizmit tek arkat e Gjuhës Shqipe,
sa re po aq dhe e lashtë…!
Njashtu
sikurse thënia latine, “O tempora! O mores!” Edhe e jona, “O tani! O kurrë!”
Eshtë koha që jazi i krijuar, jo pa qëllim, ndërmjet studiuesve të gjuhës
shqipe të mbyllet dhe uji i tij të kthehet në sifonin(dishtën) e Mullirit të
Vjetër(Gjuhës Shqipe) në të cilën gjuhë krijuan letërsi e shkencë paraardhësit
tanë illuminist(të ndritur).
As
historia e as gjuha nuk mund të identifikohen apo të nisin me vetëm me një
personalitet pa sikur, ai, të jetë më i famshmi i kombit… Akademia e Shkencave
si dhe Instituti Albanologjik, dy shtyllat me relevancë duhet t’i lirojnë nga
ngërçi shkencor studiuesit, anëtarë të tyre që, të bëjnë shkencë të lirë dhe të
mirëfilltë, të dalin nga binarët që çojnë në stacionin e parapërcaktuar, por
duhet edhe vetvetes t’ia heqin ansorët e syve(veshëzat) të frerit të vënë në
kokë që, ata, të mund të shohin përveçse drejt nga i çon karrocieri edhe,
anësh, në fushat dhe malet të cilat në gjirin e vet akoma na e ruajnë
trashëgiminë tonë historike, gjuhësore, kulturore si dhe shkallën e zhvillimit
ekonomik të qytetërimit tonë të lashtë Pellazg që iluminoi Evropën, bijën e vet
të humbur, por dhe kontinentet e tjera të cilëve iu bë nun...