E premte, 11.10.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Krimet e nderit si “terrorizëm islamik kundër Familjes”

E shtune, 03.12.2022, 09:23 PM


Krimet e nderit si “terrorizëm islamik kundër Familjes”

Nga Skender Jashari

Kohëve të fundit ballafaqohemi me fenomenet kriminale të paramenduara dhe të qëllimshme, që ishin parapa me kohë që mund të na ndodhnin.

Pasiqë propaganda fetare dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike ishte orientuar në dy drejtime:

-në propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike pas 2001-shit, e sidomos atë në formë perfide pas 2016-ës, apo edhe në formë të propagandës fetare islame, me qëllim të provokimit dhe nxitjes së akteve terroriste islamike konkrete, sidomos ndaj “armiqëve” të Islamit- që shkaktoi kryerjen e disa Akteve terroriste islamike në termin klasik.

-në propagandën fetare islame e deri propagandën radikale, ekstremiste e terroriste islamike, me qëllim të nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale”–që ka të bëjë me formën e re të Akteve terroriste islamike kundër Familjes Shqiptare, e që janë shkaktuar në numër shumë më të madh.

Kryerja e formave më të rënda të krimeve të nderit, siç është “vrasja e nderit” në kohët e fundit, ka terrorizuar publikun e gjerë në Kosovë dhe mund të shihen si “akte terroriste islamike kundër familjes. E që Republika e Kosovës, nuk ballafaqohet vetëm me fenomenin kriminal të “vrasjeve të grave” e që për fat të keq, as emërtim të duhur nuk i bënë, pasiqë në gjithë botën, vrasjet e femrave të familjes, për shkak të nderit emërtohen si “vrasje nderi”, derisa format tjera të krimeve të nderit, në vendin tonë, as nuk emërtohen e as nuk trajtohen si të tilla, por siç ndodhi kohët e fundit, me ndalimin e testimit të virgjërisë si vepër penale me ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës. Kurse format e krimeve të nderit si: leçitja-largimi dhe emigrimi; izolimi-kufizimi-kontrollimi-shoqërimi; kërcënimi; tortura; sulmi, rrahja dhe dhuna në familje; martesa e detyruar, e rregulluar a shitja; testimi i virgjërisë, shtatzënisë a ADN-së së foshnjes; rivirgjërimi dhe abortimi; rrëmbimi; gjymtimi; përdhunimi, përdhunimi hakmarëës a grupor; vetëvrasja e detyruar; vrasje dhe tentim-vrasje nderi dhe hakmarrja e gjakmarrja, të gjitha këto të kryera në emër të nderit, do duhej inkriminohen si vepër e veçantë penale, apo si formë e cilësuar( e rëndë) e çdo vepre penale.

Propaganda fetare është e lejuar dhe nuk ndalohet në vendet demokratike, derisa në vendet e caktuara arabe ndalohet çdo propagandë tjetër fetare jashtë fesë islame. Mirëpo propaganda fetare islame, do duhej përshtatur vendit tonë, e jo të jenë kopje e asaj të vendeve arabe, pasiqë as Turqia, Egjipti etj, nuk tolerojnë propagandën fetare islame, të tipit të Arabisë Saudite etj. Propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, që ka të bëjë me propagandimin e temave të caktuara fetare, të cilat bëhen me qëllimin e nxitjes së reagimit a veprimit të besimtarëve, që të reagojnë a veprojnë në ruajtjen e nderit a moralit dhe në parandalimin a ndalimin e një dukurie sipas tyre “jomorale” sidomos duke nxitur familjarët kundër familjarëve femra. Propaganda fetare islamike dhe propaganda radikale, ekstremiste e terroriste islamike, janë aq të shumta në predikimet, duke përdorë metaforat, frazat, shembëllimet e shembëlltyrat, tregimet ilustrative dhe hadithet, praktika të dijetarëve dhe pushtetarëve islamik dhe referenca kuranore, duke filluar nga dallimi gjinor, diskriminimi gjinor, nënshtrimi gjinor i femrave ndaj meshkujve, të gjitha këto në çdo raport familjar, bashkëshortor, shoqëror dhe eskatologjik etj.

Patriarkalizmi:Prej nga mund të kuptohet qartë lidhja shkakore, mes predikimeve islamike me patriarkalizmin e në veçanti patriarkalizmin islamik. Në Lindjen e Mesme, patriarkalizmi u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë” e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që ishte judaizmi, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”. Supremacia mashkullore dhe pushteti në kontrollin seksual të femrave, kontrollin e sjelljeve të femrave dhe kontrollin e fuqisë riprodhuese të femrave, falë ideologjisë patriarkaliste, e cila më pas u përligj edhe me ligje hyjnore dhe se segregacioni gjinor, diskriminimi gjinor, dhunë gjinore dhe krimet e nderit, u bënë të pranueshme, të arsyetueshme për shoqëri, kultura, tradita, zakone dhe praktika fetare. Filluar me Kodin e Hamurabit, në të cilin thuhej që e kishin caktuar fuqitë hyjnore të Babilonisë ashtu edhe sanksionet që parashiheshin në të, thuhet që ishin vënë nga hyjnitë, e që në të rregulloheshin edhe çështjet martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve seksuale të përshtatshme të nuses, pastaj çështja e  sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së gjakut-vrasja për nderë.

Krimet e nderit: Sipas studimeve të fundit, theksohet që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me një religjion ose një praktikë religjioze, por që është regjistruar si në: judaizëm, hinduizëm, krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj. Prandaj krimet e nderit në Lindje, vijnë nga praktikat dhe besimet kulturore/fetare, e që asesi s’mund dhe s’duhet të  trajtohen vetëm siç shpesh shihet që bëhet qëllimisht, që krimet e tilla etiketohen vetëm si fisnore, a edhe kulturore, por shprehimisht eksludohen dhe ndahen nga çdo lidhje me praktikat dhe besimet fetare. E kjo vërehet që qëllimisht bëhet edhe në Trojet tona, që zakonisht ç’kapen nga roli dhe ndikimi i fesë islame në to, duke bërë njejtë si liderët fetar islam që e dënoncojnë forcërisht çdo mundësi lidhjeje mes krimeve të nderit dhe feve, e veçmas fesë islame.

Mirëpo kohët e fundit duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”, shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet, derisa besohet që numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë, kurse vetëm 5% raportohen, ndërsa edhe më i lartë numri i rasteve të padënuara. Kurse në një ditë raportohen në total 47 raste vrasjesh të grave në botë-sipas gjetjeve të gazetarëve të BBC-së, derisa mesatarisht ndodhin 137 vrasje të grave nga partneri a familjarët e saj për çdo ditë. Grupet e avokimit të grave, theksojnë që shifra çdo vjeçare e viktimave të krimeve të nderit, është afër 20.000, dhe se një numër i madh nuk raportohen dhe poashtu edhe fshehen.

Më shumë se 90 % të rasteve të krimeve në bazë të nderit, janë raportuar në vendet muslimane ose në mesin e komuniteteve muslimane që jetojnë në shtetet joislame.  Madje 91% të rasteve në nivel global, janë musliman, që kanë kryer krimet e nderit, në Amerikën veriore janë 84% të rasteve, përqindja tjetër janë sikh dhe disa hindus. Sipas një studimi të bërë nga psikologu Phyllis Chesler, të studiuara 67 vrasjet e nderit që kanë ndodhur mes viteve 1989-2009, prej tyre 96% të vrasësve të nderit në Europë janë musliman dhe 68% e viktimave janë torturuar para se të vdesin. Prandaj krimet e nderit që shumica e rasteve të raportuara tashmë në Europë, kanë ndodhur mes komunitetit musliman ose emigrantëve musliman, e që lidhen kryesisht me kulturën arabe. Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e Mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën, por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione a vendet arabe dhe me muslimanët. Derisa ekspertët theksojnë që dukuria e vrasjeve të nderit, në Indinë veriore nuk është aq e theksuar dhe e zakonshme sesa është në Pakistan dhe në Afganistan.

Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit-“terrorizmit islamik kundër familjes”: Republika e Kosovës, duhet ta trajtoj në shumë dimensione dukurinë e “terrorizmit islamik kundër familjes.” Për këtë nevoitet trajtimi: masat ligjore; masat politike-ekonomike, masat fetare(Bashkësitë fetare, duhet të mbikëqyrin klerikët e tyre, përpara se klerikët e tillë të ndiqen penalisht, si dhe predikimet e tyre duhet të jenë në pajtim me ligjet në fuqi në Republikë të Kosovës( p.sh: dallimi gjinor i femrave dhe meshkujve nuk është në pajtim me ligjet në fuqi. Predikimet që gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda. Nënshtrimi i femrës ndaj mashkullit etj janë të gjitha kundër ligjeve në fuqi në Republikë të Kosovës), masat panale etj.

Trajtimi meritor i Krimeve të Nderit-“akteve terroriste islamike kundër familjes” për rastet konkrete: Sikur të kishte Avokat të Popullit “të vërtetë” në Republikë të Kosovës, do kishte ngre zërin për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të të gjithë personave në Repulikën e Kosovës dhe jashtë saj nga veprimet a mosveprimet e paligjshme të autoriteteve publike, pastaj sipas paragrafit 4 dhe 5 të Ligjit Nr. 05/L-019, do fillonte procedurë me iniciativën e vetë apo të ndonjë personi në emër të të dëmtuarit, veçmas ky(Avokati i Popullit) ka kompetencë për të kryer edhe punë të përcaktuara edhe më Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, Ligjin për barazi gjinore. E që të gjitha thirrjet për dallim-diskriminim gjinor dhe pabarazi gjinore të bëra nga klerikët islam, kanë qenë publike.

Familjarët e viktimave të “krimeve të nderit”-“akteve terroriste islamike kundër familjes” angazhoni avokat që do e mbronte meritorisht rastin tuaj( jo avokat servil, haraçexhi dhe joprofesionist).

Avokati profesionist, do ju ofronte mbrojtje në:

-Procedurë penale: Të ndjeken penalisht dhe dënohen policët dhe prokurorët që i kanë regjistru rastet e krimeve të nderit dhe raportimet që nuk i kanë regjistru( sepse zakonisht në këto raste ndodhë që shpesh viktima riviktimizohen edhe më keq nga policia, prokuroria dhe gjykata, mes të tjerash as nuk i regjistrojnë rastet e kërcënimit, rrahjes etj), si dhe ndaj gjykatësit që ka shqiptu urdhër gjyqësor a vendim gjyqësor që ka leju qëndrimin në liri të kryesit.

Kjo është detyrë dhe kompetencë ligjore e prokurorit në shtetet ligjore dhe demokratike, por mos pritni që prokurorët “taleban” të Kosovës, të ju përfaqësojnë a që gjykata të emërojnë avokat ex officio( sa për sy e faqe), për t’iu përfaqësu. Prokurorët do përpiqen të hedhin fajin ekskluzivisht në kryesin e veprës penale, për të shfajësu policinë, prokurorinë dhe gjykatat e Kosovës.

-Procedurë civile: Pas perfundimit të përgjegjësisë penale, filloni procedurë civile për kompensim material. Mesatarisht shuma e kompensimit për një jetë të humbur kur përgjegjës është shteti, është rreth 5 milion euro, varësisht nga rrethanat.

-Procedim ndërkombëtar: Përmes procedimit të rastit të tillë në instanca të ndryshme ndërkombëtare, institucione dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, që mund të jenë të shumta në numër. Sidomos me qëllimin që Institucionet e tilla Ndërkombëtare, të ushtrojnë presion, ndaj Institucioneve gjegjëse të Republikës së Kosovës, që këto të fundit, t’i përmbushin detyrimet ndërkombëtare respektive, sidomos për sa i përket respektimit të ligjeve dhe zbatimit efikas të tyre.

Më:02.12.2022

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora