Mendime
Florim Zeqa: 110 vjet ndarje e shqiptarëve!
E marte, 29.11.2022, 08:56 PM
110 vjet ndarje e
shqiptarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
110 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjeti shqiptarët të ndarë dhe
përçarë si asnjëherë më parë. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së
shtetit shqiptar, njëherit është një histori e gjatë, sa e lavdishme dhe
krenare, po aq e dhimbshme dhe trishtuese e ndarjes së shqiptarëve në disa
shtete.
Edhe me dy shtete,
ndarjet dhe copëtimi i trojeve etnike nuk kanë të ndalur
Nuk
është thënë kot, nësë nuk mësohet nga historia, ajo është e destinuar të
përsëritet prapë në të njëjten mënyrë, por më një përmbajtje të re!
Ne
shqiptarëve, na është bërë retorikë, që pas çdo vendimi historik të na vjenë
një ndarje!
Pavarësia
e Shqipërisë e 1912-së, kombit tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë
kufijve shtetëror mbetën më tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në
pesë shtete sllavo-ortodokse.
Ndarje
e cila vazhdon të jetë e tillë edhe pas 110 vjetësh. Shiptarët jashtë kufijve
shtetëror, e vazhduan jetën e tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë
nga viti në vit për një bashkim kombëtar, të cilin nuk na e solli “babadimri”
as në ketë 110 vjetor të pavarësisë!
Shteti
i Shqipërisë i bëri 110 vjet jetë, prej të cilave, gjysmën i bëri nën lëvozhgën
e komunizmit, duke e trajtuar gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të
mbyllur!
Ishin
shqiptarët në robëri dhe ata në Diasporë që mbajtën gjallë frymën kombëtare,
bashkë më të edhe shpresën për një bashkim të trojeve etnike shqiptare më
shtetin amë, Shiperinë e 1912-s.
Nga
1912-ta e deri në ditët e sotme nuk njihet asnjë përpjekje serioze e shtetit
shqiptar për bashkim të trojeve të veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më
politikat antishqiptare, më cungimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve,
duke i shtypur politikisht dhe shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.
Uniteti i shqiptarëve të
robëruar, armë e fuqishme për bashkim
Mirëpo
përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e
pushtuesve serbosllav, shqiptarët e robëruar asnjë herë nuk u gjunjëzuan, por i
vazhduan përpjekjet e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Rezistenca
më aktive dhe më e organizuar e shqiptarëve të robëruar ndodhi përgjatë viteve
të ’90-ta në Kosovë, në trojet e Dardanisë Antike.
Kontinuiteti
i rezistencës aktive paqësore dhe luftës çlirimtare bëri që çështja e
shqiptarëve ë Kosoves t'i kaloj kufijt kombëtar.
Organizimi
poltik i viteve të '90-ta në Kosovë ishte vazhdimësi e një kontinuiteti të
gjatë, e cila rezistencës aktive paqësore i dha formë dhe përmbajtje
mbarëkombëtare, si një levizje politike për çlirim dhe pavarësim të Kosovës nga
Serbia, e cila u kurorëzua me luftën çlirimtare.
Lëvizja
politike e viteve të '90-ta, është e para levizje politike rreth së cilës u
bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.
Bashkimi i Mitrovicës,
hapi i parë drejt bashkimit kombëtar
Mirëpo
levizja politike e viteve të '90-ta e shënoi një hap të madh, përveç që shënoi
ndarjen e shiptarëve nga mortaja e kuqe komuniste, shënoi edhe shkëputjen e
shqiptarëve nga sistemi okupues i Serbisë.
Organizimi
i jetës së shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel ishte një hap i
madh dhe i guximshëm që Kosovës i dha mundësi të përgatitet për rezistencën e
armatosur në njërën anë, dhe në anën tjetër e sensibilizojë faktorin
ndërkombëtar rreth çështjes së shqiptarëve të Kosovës në veçanti.
Ishte
politika e urtë e paqësore e shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e liderit
historik Ibrahim Rugova, e cila e bëri për vete aleancën më të madhe
politiko-ushtarake në botë, NATO-n, e cila ndihmoj në çlrimin e vendit dhe
krijimin e shtetit të Kosovës, e që njëherit është e arritura më e madhe në
këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pavarësia
e Kosovës është një hap i madh drejtë realizimit të ëndërrave shekullore të
shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Forcimi
i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë
shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, në forcimin e
identitetit të tyre dhe të drejtave kombëtare.
Për
t’u arritur kjo duhet më shumë punë e më pak festime! Zhytja e popullit në
festime të gjata vetëm sa e ngadalëson arritjen e qëllimit. Më e dobishme është
një ditë e punës për bashkim së sa një vit festim!
Bashkimi
shpirtërorë i shqiptarëve është hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk
mund të bëhen hapa të tjerë drejt integrimeve kombëtare.
Në
ketë 110 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, çarkullojnë shumë ide të bashkimit
kombëtar, megjithatë diplomacisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë
i mungon një Isa Boletin, që do t’i dridhte kancelaritë euro-perëndimore më
kërkesen e bashkimit kombëtar.
Në
fund, urimi më i mirë për ketë përvjetor jubilar të shtetit shqiptar, është ai
që në 111 vjetorin e pavarësisë, ta kemi Mitrovicën e bashkuar si hapin e parë
drejt bashkimit të trojeve etnike shqiptare.
Secili
mund t’i krijojë çfarëdo dëshire vetës, por, pa bashkimin e Mitrovicës dhe
veriut të vendit në tërësi, ideja e bashkimit të trojeve etnike do të mbetet
vetëm dëshirë dhe iluzion i pambarim!