Mendime
Kimete Berisha: Kërcënon me 'vetëvrasje', sepse e di se nuk e lejojnë!
E merkure, 23.11.2022, 07:55 PM
Kërcënon me 'vetëvrasje', sepse e di se nuk e lejojnë!
Nga
Kimete Berisha
Në
emër të Babait,
një
deputet i Albin Kurtit - Borrelin e quan Vorr-el.
Demek
- i vdekur.
Të
jesh i vdekur në varr...për deputetët e Vetëvendosjes është e turpshme.
Varri
është dështim jetësor.
Je
askushi nëse je i vdekur...
si
Adem Jashari, si Nëna Terezë, si fëmijët e masakruar, si Profeti Muhamed, duke
e pritur Kijametin - është kaq askushi i vdekuri në varr
-
për Myfail Bajqinovcin.
Është
turp dhe papjekuri të jesh në varr, kur ti mund të jesh i gjallë në pushtetin e
pëshurrtë të Albin Kurtit.
-
Një burrë me fustan të bardhë, deputeti Artan Abrashi, në emrin e Allahut tha
se Albin Kurti është më i fuqishëm se arma e ftohtë dhe arma e zjarrtë.
Është
edhe më i rrezikshëm se shpata e Profetit.
Tha:
'Edhe sikur Evropa dhe Amerika ta detyronin me pendrek dhe me revole, Albin
Kurti nuk do të lëshonte pe...për targa'.
Artan
Abrashi është i magjepsur me Albin Kurtin, e përshkruan si Xhulieta - Romeon,
anipse
Albin Kurti nuk është mysliman ai Artani, Albini pranon që burrat të dashurohen
mes vetes, kurse Artan Abrashi është kundër që ta adhuroj? dikë tjetër
(Albinin) përveç Zotit.
E
ka të ndaluar me fe ta adhurojë Albinin...
por,
dashuria nuk pyet për Zot, sepse dashuria Zot është vet.
Artan
Abrashi, pra, e di mirë se Albin Kurtit as me pendrek e as me allti nuk mund
t'ia ndryshojë bindjen për Kodin Civil (martesat mes burrave) dhe prap se prap
haxhi Artan Abrashi e lë Zotin, për Albinin, e adhuron Albin Kurtin, si
profetin Muhamed,
i
cili momentalisht ndodhet në varr, që sipas Myfail
Bajqinovcit,
është turp që është në varr, kur do të mund të ishte i gjallë, si Myfaili.
-
Derisa deputetët e Vetëvendosjes garojnë mes vete se cili e adhuron më shumë
Albin Kurtin,
Albin
Kurti është duke ia numëruar orët Evropës..si ata mafiozët kur e kurdisin
fitilin e bombës.
edhe
pak orë kanë mbetur para se t'ia nis luftës Albin Kurti.
Kush
ka për të luftuar?
Me
kë?
Për
çka?
Për
targa?
Apo
për t'i shëruar komplekset e Albin Kurtit!
NATO,
Amerika dhe Evropa, janë çuar në këmbë për ta bërë të ndjehet mashkull Albin
Kurti.
-
Atmosfera është kjo:
Amerika
dhe Evropa po e lusin Albin Kurtin që të mos e kall Kosovën.
Gilipter
po, por Neron.
Albin
Kurti po ua numëron dakikat.
E
ka kidnapuar Kosovën dhe po e kushtëzon Evropën që Borreli t'i kërkojë falje
Albin Kurtit pse Evropa është kundër Evropës.
Nuk
ka durim të flas me Evropën, prandaj Albin Kurti e ka angazhuar (pa pagesë),
Amerikën që të flas me Borrelin në emrin e tij.
Borreli
duhet t'i kërkojë falje Albin Kurtit (që ka guxuar të mendojë), për t'u
qetësuar Presidentja.
Kur
qetësohet Presidentja, pastaj, kollaj ia bën Amerika...!
Ama,
Borreli nuk po flet, sepse Amerika nuk di si të flas me ata që Albin Kurti i
shpall të vdekur për së gjalli.
Varri
nuk flet, as kur i mban dy ora dore me vete, si Borreli, për ta matur kohën që
nuk ekziston.
I
vdekuri nuk mund t'i flas Albinit, anipse Albini mund të dëgjojë, kurse Albini
mund t'i flas të vdekurit, por i vdekuri nuk mund t'i përgjigjet.
Situata
nuk është e komplikuar, por është e çmendur.
Albin
Kurti e di se Amerika nuk e lejon ta kall Kosovën, prandaj kërcënon me
'vetëvrasje'.
Ndodh
që Amerika nuk të pengon ta 'mbysësh' veten.
Ajo
ditë ndodh - Nesër.
P.S.
Një i vdekur i imi, e pashë mbrëmë në gjumë, aspak nuk ishte i kënaqur me
gjestet e mia.
U
mundova ta bind se jam e pafajshme por kot.
Kur
e pashë që e ktheu shpinën, për t'u kthyer në varrin e tij, e përcolla me këto
vargje:
1.
A është Sarajeva aty ku ka qenë dikur,
2.
Apo zemrës sime i duket gabim,
3.
A është shtetur uji i Milackës,
4.
Nana ime a është shëruar,
5.
I dashuri a më ka lënë.
https://www.facebook.com/kimete.berisha