Mendime
Ramush Haradinaj: Buxheti i varfërimit
E enjte, 17.11.2022, 08:55 PM
Buxheti i varfërimit
Nga
Ramush Haradinaj
Për
herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me
vitin paraprak.
Buxheti
i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht
10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i
vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës
Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023,
atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro
më i vogël sesa buxheti i vitit 2022.
Për
të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë,
pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër
krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të
konsumit.
Me
këtë buxhet, do të mbeten mangu një e katërta e investimeve kapitale, ndërsa
vet projeksioni i të hyrave, është bërë pa asnjë logjikë financiare. Të hyrat
nga tatimi i korporatave apo tatimi në fitim parashihet të shtohet 41%, të
hyrat nga tatimi në të ardhura personale parashihet të rritet 24%, ndërsa
rritja e pagave realizohet në vlerën 11%. Pra, më shumë taksa për qeverinë, e
më pak para për popullin.
Qesharake
është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që
parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të
importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar katër vjet shkollë fillore,
për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta
matematikore.
Avazi
i njëjtë është edhe tek struktura e shpenzimeve. Derisa janë 5800 vende të lira
pune, e qeveria nuk po i punëson qytetarët, ata kanë planifikuar vetëm 1400
punësime për vitin 2023 dhe një rritje të fondit të pagave në vlerë 75 milionë.
Në këto shifra, ne nuk shohim as rritjen nominale të pagave, pra, po vazhdon
varfërimi i qytetarëve.
Dështimi
më i tmerrshëm ndonjëherë, i ndonjë qeverie në Kosovë, është pikërisht dështimi
i qeverisë Kurti në investimet kapitale.
Shuma
e paraparë për investime kapitale, që kap shifrën 810 milionë, është në masë
90% vetëm bartje nga mosrealizimi i investimeve nga viti 2021 (rreth 200
milionë) dhe nga viti 2022 (rreth 500 milionë).
Është
një pikëpyetje e madhe se si kjo qeveri e dështimit dhe mashtrimit, po e
llogarit rritjen ekonomike të vitit 2023. Derisa vëllimi i investimeve private
ka stagnuar, ndërsa investimet publike nuk janë realizuar as 21%, për çfarë
rritje ekonomike po flet qeveria?
E
vetmja kategori shpenzuese që do të ketë rritje, është kategoria “mallra dhe
shërbime”, në masë 22.3%. Qeveria që trumbetonte luftimin e luksit qeveritar,
ka ngritur fondin e shpenzimeve qeveritare në 493 milionë euro, që është 194
milionë më i lartë se në vitin 2020. Kjo e bënë qeverinë Kurti zhvatësen më të
madhe të buxhetit shtetëror, sa i përket shpenzimeve qeveritare.
Përmes
buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti është përkujdesur që të godas edhe
komunat. Kjo sepse komunat nuk qeverisen nga ky pushtet, por nga partitë
opozitare. Grantet qeveritare për të gjitha komunat, janë shtuar vetëm për 75
milionë, që nuk e mbulojnë as dëmin e inflacionit.
Komunave
u është zvogëluar edhe fondi për bashkëfinancim dhe po u shkaktohen edhe shumë
probleme në realizimin e projekteve nga të hyrat vetanake në procedurat e
pagesave.
Qeveria
ka goditur edhe Arsimin, pasi që mësimdhënësit e arsimit parafillor, fillor dhe
të mesëm, kosiderohen si të padëgjueshëm nga pushteti. Mësimdhënësit u dënuan
nga qeveria me zvogëlim të fondit të pagave, konkretisht me 293 mijë euro më
pak sesa në vitin 2022.
Ne
vazhdimisht kemi insistuar në miratimin urgjent të Ligjit për Pagat, mes
tjerash edhe për shkak të pabarazisë mes të punësuarve të nivelit lokal dhe
qendror. Për një të punësuar në nivelin qendror, buxheti ndanë 870 euro bruto
pagë mujore, ndërsa për të punësuarin në nivelin lokal në vlerë vetëm 540 euro
bruto pagë mujore.
Këto
që i përmenda, janë një pjesë e vogël e vërejtjeve që i kemi për
projektbuxhetin e vitit 2023 dhe për keqmenaxhimin e buxhetit të vitit 2022. Do
të jemi në përcjellje të vazhdueshme dhe me shumë kujdes të problemeve të kësaj
natyre dhe do të informojmë qytetarët e vendit në transparencë të plotë, pasi
që qeveria aktuale është kampione për mungesë transparence dhe manipulim.
Me
qenë se ky projektbuxhet, i tillë çfarë është nuk ka kurëfarë parametrash për
të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të
mjerimit dhe varfërimit, dhe i njëjti nuk do të pësojë ndryshime të cilat do të
propozohen edhe nga grupi ynë parlamentar, Aleanca nuk do ta votojë.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial